Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Informacion rreth planit

Ardhja: Udhëtimi drejt KrishtlindjesShembull

Advent: The Journey to Christmas

DITA 25 NGA 25



Drita Ka Ardhur



Krishtlindja është këtu! Ka ardhur koha për të festuar lindjen e Shpëtimtarit tonë, Jezu Krishtit—Drita e Botës!



Në aktin e parë të Krijimit tek Zanafilla, Zoti foli dhe drita u nda menjëherë nga errësira. Por nuk kaloi shumë kohë dhe Adami dhe Eva zgjodhën të mëkatonin dhe prania e Zotit, drita e Tij, u nda nga njeriu. Në atë moment, duhej të shkruhej historia e shpengimit: Nevoja për dritë që të shkëlqente përmes errësirës nuk ishte më vetëm për natën dhe ditën, por për jetën dhe vdekjen. Dëshira më e madhe e Zotit ishte të ishim në një marrëdhënie me të, kështu që Ai dërgoi një Dritë për të na nxjerrë nga errësira jonë dhe të kthehemi përsëri tek Ai



Kjo është Krishtlindja: "Ai që është drita e vërtetë, që u jep dritë të gjithëve, ishte duke ardhur në botë!"



Biri i vetëm i Zotit lindi në mënyrë që me faljen e mëkatit, ne mund të pajtoheshim sërisht me Të. Ndarja që na mbajti në errësirë ​​u mposht nga drita e Jezusit. Jezusi tha, "Unë jam Drita e botës; kushdo që më ndjek, nuk do të ecë kurrë në errësirë, por do të ketë dritën e jetës."



Pavarësisht se ku je sot, dhe pa marrë parasysh atë që ke bërë, Shpëtimtari i botës ka ardhur! Për TY! Le të shkëlqejë drita e Tij në të gjitha vendet e errëta të jetës tënde dhe të rivendosë atë çfarë ka humbur në errësirë. Drita është këtu dhe Ai ka deklaruar se ti nuk duhet të ecësh më kurrë në errësirë përsëri. Merr dashurinë e Tij dhe përjetoje Krishtlindjen si kurrë ndonjëherë më parë!



Lutje: At, faleminderit që përgatite një mënyrë që nga fillimi i kohës që ne të jemi përsëri pranë Teje. Faleminderit që e dërgove Birin tënd të lindë dhe të vdesë, që unë të mund të jetoja! Sot, ndërsa festoj Krishtlindjen, më ndihmo të kem një vlerësim të thellë të dashurisë Tënde për mua dhe për Dritën që ke sjellë në jetën time. Të lavdëroj që ke bërë të mundur që unë të mos eci kurrë në errësirë ​​përsëri!



Shkarko imazhin e sotëm këtu


Dita 24

Rreth këtij plani

Advent: The Journey to Christmas

Krishtlindja është me të vërtetë historia më e madhe e thënë ndonjëherë: besnikëria, fuqia, shpëtimi dhe dashuria e përsosur e Perëndisë. Le të bëjmë një udhëtim gjatë 25 ditëve të ardhshme për të zbuluar planin e ndërli...

More

Dëshirojmë të falënderojmë kishën e 'Highlands' që siguroi këtë plan. Për më shumë informacion, ju lutem vizitoni: https://www.churchofthehighlands.com/

YouVersion përdor cookie për të personalizuar përvojën tuaj. Duke përdorur faqen tonë të internetit, ju pranoni përdorimin tonë të cookies siç përshkruhet në Politikën tonë të Privatësisë