Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Informacion rreth planit

Burra të PerëndishëmShembull

Man Of God

DITA 8 NGA 9

Kujdestari Shpirtëror



Elementi i fundit nga të gjitha pikat, që do doja të shikonim bashkë është që njeriu shpirtëror, është ai i cili urren të gjitha gjërat që rrezikojnë mirëqënien e familjes së tij. Ai kujdeset për llojet e programeve televizive, që fëmijët e tij ndjekin. Nuk i lejon materialet e leximit ose faqet e internetit që kanë përmbajtje jo të pastër, apo nuk lejon shaka të cilat nënkuptojnë sjellje të keqe ose papastërti. Ai është i vetëdijshëm se, çfarë hyn në mendje, mbetet atje–prandaj ai është i kujdesshëm të zgjedhë programet që shikojnë fëmijët e tij, apo në çfarë akivitetesh përfshihen. Ai e kupton, që nëse nuk e mbron familjen e tij nga forcat shkatërruese të shoqërisë, askush tjetër nuk do e bëjë.



Një burrë shpirtëror gjithashtu do të korrigjojë me dashuri, të gjitha sjelljet dhe qëndrimet të cilat prishin harmoninë e shtëpisë. Sigurisht ai nuk sillet si polic ose si spiun, në çdo aktivitet ose telefonatë. Por si një baba i kujdesshëm, përfshihet në mënyrë aktive, duke dëshiruar më të mirën për familjen e tij.



Ka shumë mundësi që je duke pyetur veten, se si një burrë mund të jetojë me gjithë këto përgjegjësi. I vetëm nuk mundet. Dhe meqënëse askush nuk është perfekt, qëllimi mbetet gjithmonë përpara nesh. Por mundësitë janë shumë herë më të mëdha nga sa mund të imagjinojmë – kur marrim hapat e duhura.



A dëshiron vërtet të jesh bashkëshorti për të cilin gruaja ka nevojë? A dëshiron vërtet të jesh babai që fëmijët e tu kërkojnë? Nëse ke vazhduar leximin deri këtu, besoj se e dëshiron këtë gjë.



Atëherë, nga t’ja fillosh?



Mund të fillosh pikërisht nga aty ku je tani. Nëse nuk e ke pranuar Krishtin si Shpëtimtarin tënd nëpërmjet pendimit dhe besimit, mund të fillosh nga këtu. Romakët 10:9-10 thotë: ”Sepse, po të rrëfesh me gojën tënde Zotin Jezus, dhe po të besosh në zemrën tënde se Perëndia e ngjalli prej së vdekurish, do të shpëtohesh. Sepse me zemër, njeriu beson në drejtësi dhe me gojë bëhet rrëfim për shpëtim”. Hapi i parë që duhet të bësh që të jesh një burrë i vërtetë, një bashkëshort i dashur, dhe një baba i përkujdesur për të cilin familja jote ka nevojë, është që të pranosh Krishtin në jetën tënde si Zot dhe Shpëtimtar. Në momentin që bën këtë gjë, Shpirti i Shenjtë do të vijë në jetën tënde dhe do të qëndrojë përgjithmonë si një drejtues, mësues, ngushëllues dhe si një sigurues (Gjoni 14:16).



Perëndia ka premtuar të të ndihmojë vazhdimisht, që të jesh një bashkëshort dhe një baba i mirë—ia ke besuar Atij këtë gjë? A po e lexon çdo ditë Biblën, a po lutesh dhe a po i bindesh asaj se çfarë Ai të kërkon të bësh? Nuk ke për të ndërtuar “muskuj shpirtërorë”, nëse nuk je duke ushqyer dhe ushtruar shpirtin tënd. Fillo nga këtu, nëse kjo është pika ku ndodhesh. Kërkoji Perëndisë për një partner shpirtërorë (që mund të jetë gruaja jote ose një mik i Krishterë) nëse ke nevojë për inkurajim që të ecësh në rrugën e Perëndisë. Kërko, pyet dhe trokit me këmbëngulje ... dhe Ati do të të hapë dyert e fuqisë dhe suksesit shpirtëror (Mateu 6:33).



Të sfidoj të marrësh sot, një hap shpirtëror drejt Perëndisë. Dhe duke bërë këtë gjë, nuk kam asnjë dyshim, se Ai do të të tregojë hapin e rradhës drejt burrërisë së vërtetë dhe drejtimit shpirtëror në familjen dhe shtëpinë tënde.



Për të mësuar më shumë, se si mund të bëhesh burri i Perëndishëm që Perëndia kërkon që ti të jesh, kliko këtu.


Dita 7Dita 9

Rreth këtij plani

Man Of God

Nuk të duhet të jesh “i përsosur” ose “ideal” për të qënë një burrë i Perëndishëm. Në devocionet në vazhdim, Dr. Charles Stanley do të përshkruajë shtatë karakteristika nga totali, burra shpirtërorë dhe se si t’i kuptosh...

More

Duam të falenderojmë In Touch Ministries për këtë plan. Për më shumë informacion, vizitoni: https://intouch.cc/manofgod

YouVersion përdor cookie për të personalizuar përvojën tuaj. Duke përdorur faqen tonë të internetit, ju pranoni përdorimin tonë të cookies siç përshkruhet në Politikën tonë të Privatësisë