Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Informacion rreth planit

Burra të PerëndishëmShembull

Man Of God

DITA 3 NGA 9

Drejtuesi i Drejtuesve



Nevoja e dytë për të qenë një njeri plotësisht shpirtëror, është të lejosh Perëndinë të të drejtojë. Çdo fëmijë ka nevojë për një baba, dhe çdo grua ka nevojë për një burrë i cili çdo ditë i kërkon Perëndisë ta drejtojë. Kur familja jote e kupton, që kërkon të jetosh jetën duke vënë Perëndinë në qendër – dhe gjithashtu i inkurajon ata të bëjnë të njëjtën gjë—vendimet e tua nuk do të sfidohen aq fuqishëm ose aq shpesh. Duke lejuar Perëndinë të të drejtojë, kjo ndërton besimin e familjes tënde si një drejtues shpirtëror, dhe duke të parë ty që varesh tek Ati, do t’i ndihmojë dhe ata të varen tek Ai gjithashtu. Nuk ka trashëgimi më të mirë që mund t'u lësh fëmijëve të tu, se sa ajo që të kërkojnë Perëndinë në çdo gjë dhe t’i binden Atij, panvarësisht pasojave. Mbi të gjitha, “Frika e Zotit është fillimi i diturisë, dhe njohja e të Shenjtit është zgjuarsia” (Fjalët e Urta 9:10).



Fëmijët mund të fillojnë të flasin me Perëndinë, që në moshë të vogël dhe mund të mësojnë, se çfarë duhet të bëjnë me jetët e tyre. Ata duhet të krijojnë zakonin e të kërkuarit nga Ati ndihmë, kur janë të rinj. Ata gjithashtu duhet të mësojnë se vendimet e marra në gjykimin njerëzor, nuk janë të përshtatshme për sukses shpirtëror – Perëndia duhet t’i udhëheqë ata nëse dëshirojnë një jetesë të frytshme.



Kur fëmijët e mi ishin të vegjël dhe dëshironin ose kërkonin diçka, unë shpesh u thoja që, “duhet të presim të sigurojë Perëndia”, ose, “Le të presim dhe le të lutemi bashkë.” Më vonë, shpesh i pyesja, “A e ndjen që Perëndia të ka thënë diçka. ose të ka treguar se si të veprosh?”. Në atë kohë ata përgjigjeshin, “Nuk e kam dëgjuar të më thotë ndonjë gjë.” Nuk përgjigjesha duke qeshur, ose duke i qortuar në ndonjë mënyrë. Thjesht u thoja, “S’ka problem. Ndoshta për pak kohë, nuk do jesh në gjendje ta kuptosh këtë gjë, por Perëndia është duke të mësuar. Nëse më ndiqni mua ashtu si unë ndjek Perëndinë, Perëndia mund të kalojë një mësim tek ju nëpërmjet meje.”



Një nga momentet më të çmuara në shtëpinë tonë, ishte momenti kur uleshim në gjunjë dhe luteshim bashkë, duke kërkuar të njihnim mendjen dhe planin e Perëndisë. Ishte emocionuese të shikoje, se kush do të arrinte të merrte udhëzimin e qartë që na duhej.



Baba, ti mund t’i japësh fëmijës çdo gjë në botë, por nëse nuk i siguron një baba që ka Pranuar Krishtin si Shpëtimtar dhe të lejojë Atë që ta drejtojë në vendimet e tij, sjelljen dhe veprimet e tij, nuk do të jesh kurrë një burrë, një bashkëshort dhe një baba sipas dëshirës së Perëndisë.


Shkrimet e Shenjta

Dita 2Dita 4

Rreth këtij plani

Man Of God

Nuk të duhet të jesh “i përsosur” ose “ideal” për të qënë një burrë i Perëndishëm. Në devocionet në vazhdim, Dr. Charles Stanley do të përshkruajë shtatë karakteristika nga totali, burra shpirtërorë dhe se si t’i kuptosh...

More

Duam të falenderojmë In Touch Ministries për këtë plan. Për më shumë informacion, vizitoni: https://intouch.cc/manofgod

YouVersion përdor cookie për të personalizuar përvojën tuaj. Duke përdorur faqen tonë të internetit, ju pranoni përdorimin tonë të cookies siç përshkruhet në Politikën tonë të Privatësisë