Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

MARKUT Krej 6.

Krej 6.
1Pasandaj dolli prej andej, edhe erdhi ndë dhet të ti, edhe nxënësit’ e ati i venë pas.
2Edhe kur erdhi e shëtuna, zuri të mësojë ndë sinagogjit; edhe shumë vetë kur dëgjoninë, çuditeshinë, e thoshinë: “Nga i erthnë këti këto? Edhe ç’është këjo dituri që i është dhënë këti, sepse edhe të tilla çudiash bënenë nga duart’ e ati?
3Nuk’ është kyj mieshtri, i bir’ i Marisë, e i vëllaj i Jakovit, e i Josiut, e i Judhësë, e i Simonit? Edhe nukë janë të motërat’ e ati këtu ndër ne?
4Edhe skandhaliseshinë mb’atë. Po Jisuj u thoshte atyre: “Se nuk’ është profit i pandershim ngjeti, veç ndë dhet të ti, edhe ndër njerëzit të ti, edhe ndë shtëpi të ti.”
5Edhe s’munt të bënte atie asndonjë çudi, veç mbë pak të sëmurë vuri duartë mbi ata, e i shëroj.
6Edhe çuditej për pabesërin’ e atyreve. Edhe shkonte rreth fshatravet, tuke mësuarë.
7Edhe thirri përanë të dy-mbë-dhietëtë, edhe zuri t’i dërgojë dy nga dy; edhe u epte pushtet mbi frymat të ndyra.
8Edhe i porositi të mos mbajënë asgjë mb’udhë, veç një shkop vetëmë; as trastë, as bukë, as ramë ndë brest;
9Po të jenë mbathurë me shollëza, edhe të mos veshënë dy rrobe.
10Edhe u thoshte atyre: “Mbë ç’shtëpi që të hyni, mbetni atie, gjersa të delni ateje.
11Edhe sa vetë të mos u presënë juve, as të mos u dëgjojënë juve, kur të delni ateje, shkuntni edhe pluhurinë që është rëposh këmbëvet tuaja, për martiri mb’ata; me të vërtetë po u thom juve, se: Më i duruarshim do të jetë mundimi ndë Sodhomë a ndë Gomorrë ndë ditë të gjyqit, se mb’atë qytet.”
12Edhe ata duallnë e leçitninë që të pendonenë njerëzitë.
13Edhe kërreninë shumë diaj; edhe lyejninë me val shumë të sëmurë edhe i shëroninë.
14Edhe mbëreti Irodhi dëgjo për atë, (sepse emëri ati kish dalurë për faqe) edhe thoshte, se Joanni që pagëzonte u ngjall nga të vdekuritë, edhe përandaj punonenë këto çudira nga ay.
15Të tierë thoshinë, ae ay ësht’ Ilia. Edhe të tierë thoshinë, se është profit a posi një nga profitëritë.
16Po Irodhi, kur dëgjoj, tha, se: “Kyj është ay Joanni, që i preva kryetë unë; ay është ngjallurë nga të vdekuritë.”
17Sepse ay Irodhi dërgoj e zuri Joanninë, edhe e lidhi ndë burk për Irodhiadhënë, gruan’ e Filippit, të vëllait; sepse e kishte marrë për grua.
18Sepse Joanni i thoshte Irodhit, se: “S’ësht’ e udhësë të kesh ti gruan’ e tyt vëllaj.”
19Andaj Irodhiadha e kishte mëri, edhe donte ta vrasë; po s’munte.
20Sepse Irodhi e kishte frikë Joanninë, tuke ditur’ atë për njeri të drejtë edhe shënjt; edhe e ruante, edhe ay kur dëgjoj atë bëri shumë punë, edhe i dëgjonte me gëzim.
21Edhe kur erdhi një dit’ e mbarë, që bënte gosti Irodhi për ditën’ e të lerit ti mbë të mëdhejt e ti e mbë kryejmilësit e mbë të parët’ e Galilesë,
22Edhe atëhere hyri e bil’ e asaj Irodhiadhësë, e karxeu, edhe i pëlqeu Irodhit edhe atyreve që ishinë ndenjurë bashkë ndë mësallë, edhe mbëreti i tha vashëzësë:
23“Lypmë ç’të duaç, edhe do të ta ap.” Edhe i bëri be asaj, se: “Atë që të më lypijsh do t’ap, gjer mbë gjysëmën’e mbëretërisë sime.
24Edhe ajo dolli, e i tha s’ëmësë: “Ç’të lypij?” Edhe ajo tha: “Kryet’ e Joann Pagëzorit.”
25Edhe ajo hyri përnjëherë me nxitim te mbëreti, e lypi, tuke thënë: “Dua të më apç tani ndë taluret kryet’ e Joann pagëzorit.”
26Edhe mbëreti u hidhërua, po për bet që bëri, edhe për ata që ishinë ndenjurë bashkë ndë mësallë, nukë deshi t’ia hedhë poshtë të zotuarëtë.
27Edhe mbëreti përnjëherë dërgoj një trim, e urdhëroj të bihetë kryet’ e ati.
28Edhe ay vate, e i preu kryetë ndë burkt; edhe pruri kryet’ e ati mbë taluret, edhe ia dha vashëzësë; edhe vashëza ia dha s’ëmësë.
29Edhe nxënësit’ e ati, kur dëgjuanë, erthnë, edhe ngritnë trupin’ e ati, edhe e shtinë ndë varr.
30Edhe apostojtë mbëlidhenë te Jisuj, edhe i dhanë zë për të gjitha, edhe sa bënë, edhe sa mësuanë.
31Edhe ay u tha atyre: “Ejani ju vetë veçanë ndë vënt të shkretë, edhe prëhi pak”, sepse ata që vinin’ e shkoninë ishinë shumë vetë, edhe s’kishinë kohë as për të ngrënë.
32Edhe ata shkuanë me lundrë ndë një vënt të shkretë veçanë.
33Edhe [gjëndëja] pan’ ata tuke shkuarë, edhe shumë vetë e njohnë; edhe u lëshuanë nga gjithë qytetet’ e vanë atie këmbë, edhe erthnë atie më përpara se ata, edhe u mbëlothnë tek ay.
34Edhe Jisuj, kur dolli, pa shumë gjëndëje, edhe iu dhëmpnë, sepse ishinë posi dhëntë që s’kanë bari; edhe zuri t’i mësojë shumë.
35Edhe tani passi kishte shkuarë shumë koha, nxënësit’ e ti afronen’ e i thonë, se: “Vëndi ësht’ i shkretë, edhe tani koha ka shkuarë shumë.
36Lësho ata, që të shkojënë rreth aravet e fshatravet, të blejënë bukë për vetëhen’ e tyre, sepse s’kanë se ç’të hanë.”
37Po ay u përgjeq e u tha atyre: “Epni ju atyreve të hanë.” Edhe ata i thonë: “Të vemi e të blejmë dy qint dinarë bukë, edhe t’u apëm’ atyre të hanë?
38Edhe ay u thot’ atyre: “Sa bukë keni? Shkoni e shihni.” Edhe si vanë e panë, i thonë: “Pesë, edhe dy pishqe.”
39Edhe ay udhëroj ata të unjenë të gjithë përmbi barë të ngjomë e të rrinë truveza truveza.
40Edhe ata ndenjnë togje togje, nga një qint e nga pesë-dhietë.
41Edhe ay si mori të pesë bukët’ edhe dy pishqetë, shtyri sytë ndë qiell, e bekoj, edhe theu bukëtë, edhe ua dha nxënësëvet të ti, që t’i vënë përpara atyreve; edhe u ndau të gjithëve dy pishqetë.
42Edhe të gjithë hangrrë e u nginë.
43Edhe ngritnë dy-mbë-dhietë kosha plot me copa, edhe nga pishqetë.
44Edhe ata që hangrrë bukëtë ishinë sinja pesë milë burra.
45Edhe përnjëherë shtrëngoj nxënësit’ e ti të ryjënë ndë lundrët, edhe të shkojënë përpara për mbatanë ndë Vithsajdha, gjersa të lëshojë ay gjëndëjenë.
46Edhe si i lëshoj, vate ndë mal të faletë.
47Edhe si u ngrys, lundra ish ndë mes të detit, edhe ay vetëmë mbi tokët.
48Edhe pa ata tuke munduarë mbë të voziturit, sepse era ish kundrë atyreve; edhe mbë të katrëtënë ruajtëjen e natësë vien tek ata, tuke ecurë mbi det; edhe deshi t’i kapërxejë.
49Po ata kur panë atë tuke ecurë mbi det, kujtuanë se është hije, edhe bërtitnë, sepse të gjith’ e panë, edhe u drothnë.
50Edhe përnjëherë foli bashkë me ata, e u thotë atyre: “Kini zemërë; unë jam, mos u frikësoni.”
51Edhe hipi ndë lundrët tek ata; edhe era pushoj. Edhe habiteshinë fort tepërë me vetëhe të tyre, edhe çuditeshinë.
52Sepse nuk’ e muarnë vesh nga bukëtë; sepse zemëra e atyreve ish ashpëruarë.
53Edhe si kapërxyenë, erthnë ndë dhet Gjennisaret, edhe hothnë hekurë ndë liman.
54Edhe ata kur duallë nga lundra, përnjëherë e njohnë,
55Edhe u turrnë ndëpër gjith’ ato anë, e zunë të bienë mbi shtratëra ata që kishinë keq aty ku dëgjoninë se është.
56Edhe kudo që hynte ndër fshatëra, a ndër qytete, a ndër ara, vininë të sëmurëtë ndëpër tregjet, edhe i luteshinë të prekënë vetëmë peshën’ e rrobes’ s’ati; edhe gjithë sa e prekninë, shëroneshinë.

Aktualisht i përzgjedhur:

MARKUT Krej 6.: DERKK79

Thekso

Ndaje

Kopjo

None

A doni që theksimet tuaja të jenë të ruajtura në të gjitha pajisjet që keni? Regjistrohu ose hyr