MARKUT Krej 7.
Krej 7.
1Atëhere mbëlidhenë tek ay Farisejtë, edhe disa nga shkronjësitë, që kishin’ ardhurë nga Jerusalimi.
2Edhe kur panë dica nga nxënësit’e ati tuke ngrënë bukë me duar të ndyra, domethënë të palara, i shanë.
3(Sepse Farisejt’ edhe gjithë Judhejtë, ndë mos lafshinë duartë gjer ndë bilure, nukë hanë, sepse mbajnë fialënë që u kanë lënë pleqtë.
4Edhe kur këthenenë nga tregu, ndë mos u lafshinë, nukë hanë; edhe shumë të tiera jan’ ato që kanë marrë t’i mbajnë, të lara potirash, e qelqesh, e ramërishtash, e shtratërash).
5Pasandaj Farisejt’ edhe shkronjësit’ e pyesënë: “Përse nxënësit’ e tu nuk’ ecëjënë sikundrë kanë lënë fialë pleqtë, po hanë bukë me duar të palara?”
6Po ay u përgjeq e u tha atyre: “Se Isaja profitepsi mirë për ju ipokritëtë, sikundrë është shkruarë: “Kyj llauzi më nderon me buzët, po zemëra e atyreve është lark prej meje.
7Edhe kot më kanë frikë, tuke mësuarë mësime, që janë porosi njerëzish.”
8Sepse keni lënë porosin’ e Perëndisë, e mbani fialëtë që kanë lënë njerëzitë, të lara qelqesh e potirash, edhe bëni shumë të tiera tillash kështu.”
9Edhe u thosh atyre: “Mirë e hithni poshtë porosin’ e Perëndisë, që të ruani fialënë që keni lënë ju.
10Sepse Mojsiu tha: “Ndero tët atë e tët ëmë”, edhe: ”Kush flet keq për tatënë a për t’ëmënë, le të vritetë.”
11Po ju thoni: Njeriu ndë i thëntë tet a s’ëmësë: Kurban, që do me thënë dhurëti, është ç’të mirë ke për të parë prej meje,mjaft.
12Edhe s’e lini më t’i bëjë gjë tet a s’ëmësë.
13Edhe shkelni fialën’ e Perëndisë për fialënë tuaj që keni lënë; edhe bëni shumë të tillash kështu.”
14Pasandaj si thirri përanë gjithe gjëndëjenë, u thosh atyre: “Të gjithë më dëgjoni, edhe merrni vesh:
15S’është ndonjë gjë që i hyn përjashta njeriut që munt ta ndynjë, po ato që dalënë nga ay, ato janë që ndyjënë njerinë.
16Ndë pastë ndonjë veshë të dëgjojë, le të dëgjojë.”
17Edhe kur hyri ndë shtëpi prej gjëndëjesë, nxënësit’e ati pyesninë për paravolinë.
18Edhe ay u thotë atyre: “Kështu edhe ju jeni të pamarrë vesh? S’merrni vesh se çdo gjë që i hyn njeriut përjashta nukë munt ta ndyjë?
19Sepse nukë hyn ndë zemërë t’ati, po ndë barkut; edhe del mbë të dalët, që qëron gjithë të ngrënatë.”
20Po thoshte, se: “Ç’del nga njeriu, ajo ndyn njerinë.
21Sepse përbrënda nga zemër’ e njerëzet dalënë mendimet’ e liq, ndyrësira, kurvëria, vrasëje, viedhësira, lakëmime,
22Të keqe, kobim, tepërë-ndryrësirë, syri lik, vllasfimi, madhështi, marrësi.
23Gjithë këto të liga dalënë përbrënda, edhe ndyjënë njerinë.”
24Edhe u ngre prej andej, e vate ndë sinoret të Tyrës’ e të Sidhonësë, edhe si hyri ndë shtëpi, nukë deshi ta marrë vesh asndonjë, po s’mundi të fshihetë.
25Sepse një grua, të cilësë e bila vogëlë kishte frymë të ndyrë, kur dëgjoj për atë, erdhi e i ra ndër këmbë.
26Edhe ajo gruaja ishte Greke, Syrofiniqe nga kombi; edhe i lutej të kërrejë diallinë prej së bilësë.
27Po Jisuj i tha asaj: “Le të nginjenë më përpara dielmtë; sepse s’është mirë të marrë ndonjë bukën’ e dielmvet, edhe t’ia hedhë këlyshvet qënvet.”
28Po ajo u përgjeq e i tha: “Po, Zot, sepse edhe këlysht’ e qenvet përposh truvezësë hanë nga thërrimet’e çunavet vegjëlë.”
29Edhe ay i tha asaj: “Për këtë fialë shko; dialli dolli nga jot bilë.”
30Edhe ajo kur vate ndë shtëpi të saj, gjeti diallinë se kish dalë, edhe të bilënë rënë mbi shtrat.
31Pasandaj si dolli përsëri nga sinoret’ e Tyrës’ e të Sidhonësë, erdhi ndë det të Galilesë, ndëpër mes të sinoreve Dhekapolësë.
32Edhe bijënë një shurth belbuq, edhe i lutenë të vërë dorënë mbi atë.
33Edhe ay e mori prej gjëndëjesë veçanë, e vuri gishtërat’ e ti ndë veshët t’ati, edhe si pështyti, i preku gluhënë ati.
34Edhe si shtiu sytë mbë qiell, psherëtiti, edhe i tha: “Effatha”, që do me thënë: Hapu.
35Edhe përnjëherë u hapnë veshët’ e ati, edhe u sgjith të lidhurit’ e gluhës’ ati, edhe fliste drejtë.
36Edhe i porositi mos i thonë asndonjërit; po ay sa i porosiste, ata kaqë shumë më tepërë ata leçitninë.
37Edhe çuditeshinë fort tepërë e thoshinë: “Mirë i ka bërë të gjitha; edhe bën shurdhatë të dëgjojënë, edhe memecëtë të flasënë.”
Aktualisht i përzgjedhur:
MARKUT Krej 7.: DERKK79
Thekso
Ndaje
Kopjo

A doni që theksimet tuaja të jenë të ruajtura në të gjitha pajisjet që keni? Regjistrohu ose hyr
Interconfessional Bible Society of Albania.

: