MARKUT Krej 5.
Krej 5.
1Edhe erthnë përtej detit, ndë vënt të Gadharinvet.
2Edhe ay si dolli nga lundra, përnjëherë i dolli përpara nga varretë një njeri me frymë të ndyrë, që kishte të ndenjuritë ndër varret,
3Edhe asndonjë s’munt ta lithte me vargje hekurash;
4Sepse shumë herë që lidhurë me hekura ndër këmbë e me vargje hekurash, po ay këpuste vargjet’ e hekuravet, edhe dërrmonte hekurat’ e këmbëvet. Edhe asndonjë s’munt ta cbuste.
5Edhe për gjithë natën’ e për gjithë ditënë ishte ndëpër malet e ndëpër varret, tuke bërtitur’ e tuke këputurë vetëhen’ e ti me gurë.
6Edhe kur pa Jisunë për së largu, u lëshua me vrap edhe iu fal.
7Edhe bërtiti me zë të math e tha: “Ç’ke ti me mua, o Jisu, i Bir’ i Perëndisë lartë? Të vë mbë be mbë Perëndinë, të mos më mundojç.
8Sepse Jisuj i thoshte: “Dil nga njeriu, o frym’ e ndyrë.”
9Edhe e pyeste: “Si ta thonë emërinë? Edhe ay u përgjeq e tha: “Legjeon ma thonë emërinë, sepse jemi shumë.”
10Edhe i lutej shumë, që të mos e dërgojë jashtë vëndit.
11Edhe atie ndëpër ata male ishte tuke kulloturë një tuf’ e madhe derrash.
12Edhe gjithë diajtë iu lutnë, tuke thënë: “Dërgona ndër derrat, që të hyjmë ndër ata.”
13Edhe Jisuj përnjëherë i la. Edhe frymat’ e ndyra duallnë, e hynë ndër derrat; edhe tufa u hoth prej shkrepit ndë det, (edhe ishin’ afërë dy milë), edhe u mbytnë ndë det.
14Edhe ata që kullotninë derratë iknë, edhe dhanë zë ndëpër qytet e ndëpër arat. Edhe duallnë të shohënë ç’është këjo punë që u bë.
15Edhe vinë te Jisuj, edhe vënë re të djallosurinë që pat pasurë legjeoninë tuke ndenjurë, e veshurë, e urtësuarë; edhe u frikësuanë.
16Edhe ata që panë u treguan’ atyreve, se si gjajti puna mbë të diallosurinë, edhe për derrat.
17Edhe ata zunë t’i lutenë të ikëjë nga sinoret’ e atyreve.
18Edhe ay kur hyri ndë lundrët, ay që pat qënë djallosurë i lutej të jetë bashkë me atë.
19Edhe Jisuj s’e la, po i tha: “Ecë ndë shtëpi tënde te njerëzit’ e tu, edhe epu zë për gjithë sa të bëri Zoti, edhe të përdëlleu.”
20Edhe ay iku, edhe zuri të leçisë ndë Dhekapolë sa i bëri ati Jisuj; edhe të gjithë çuditeshinë.
21Edhe Jisuj si kapërceu përsëri me lundrë mbatanë, shumë gjëndëje u mbëloth tek ay; edheay ish përanë detit.
22Edhe na te vien një nga të parët’ e sinagogjisë, që e kishte emrinë Jajr; edhe kyj kur pa atë, i bie ndër këmbë; edhe i lutej shumë, tuke thënë:
23“Se ime bilëzë është mbë frymë të pastajme; të vijç e të vësh duartë mbi atë, që të shpëtojë; edhe do të rrojë.”
24Edhe ay vate bashkë me atë; edhe shumë gjëndëje i vininë pas, edhe e shtrëngoninë.
25Edhe një grua që i rrithte gjak dy-mbë-dhietë viet,
26Edhe kishte hequrë shumë nga shumë miekësa, edhe kishte prishurë gjithë ç’kishte pasurë, edhe s’ishte bërë mirë fare, po ishte bërë edhe më keq,
27 Ajo kur dëgjoj për Jisunë, erdhi ndë mest të gjëndëjesë prapa, e preku rrobën’ e ati; sepse thoshte:
28“Se edhe ndë preksha rrobet e ati, do të shpëtoj.”
29Edhe përnjëherë u shter të rriedhurit’ e gjakut, edhe e ndieu ndë trup të saj se u shërua nga sëmunda.
30Edhe Jisuj përnjëherë, si kupëtoj ndër vetëhe fuqinë që dolli nga ay, u këthye te gjëndëja, e tha: “Kush më preku rrobetë?”
31Edhe nxënësit’ e ati i thoshinë: “Sheh gjëndëjenë se të shtrëngon?” Edhe u tha: “Kush më preku?”
32Po ay vinte re përqark që të shohë atë që bëri këtë.
33Edhe gruaja tuke frikësuar’ e tuke dridhurë, sepse e dinte, se ç’iu bë asaj, erdhi e i ra ndër këmbë, edhe i tha gjithë të vërtetënë.
34Edhe ay i tha: “Bilë, besa jote të shpëtoj; ecë ndë paqtim, edhe ij e shëndoshë nga sëmunda jote.”
35Edhe ay kur ish po tuke folurë, vinë nga i pari sinagogjisë, tuke thënë: “Se jot’ bilë vdiq; përse e mundon më mësonjësinë?”
36Po Jisuj përnjëherë dëgjoj këtë fialë që u fol, i thotë të parit të sinagogjisë:
37“Mos kij frikë, veç beso.” Edhe s’la asndonjë të vejë prapa ati bashkë, veç Pietrinë, edhe Jakovinë, edhe Joanninë, të vëllan’ e Jakovit.
38Edhe vien ndë shtëpi të parit të sinagogjisë, edhe vështron trazyrë, tuke klar’ e tyke uluriturë shumë.
39Edhe si hyri, u thotë atyre: “Ç’trazoneni e klani? Vashëza nukë vdiq, po po fle.”
40Edhe ata e përqeshninë. Po ay, si nxori jashtë të gjithë, merr me vetëhe tatën’ e vashëzësë edhe t’ëmënë edhe ata që ishinë bashkë me atë, edhe hyri atie ku ishte dergjurë vashëza.
41Edhe si rroku për dore vashëzënë, i tha asaj: “Talitha kum”, që ajo këthyerë do me thënë: Vashëzë, të thom ngreu.
42Edhe përnjëherë vashëza u ngre, edhe ecëte; sepse ishte dymbëdhietë vieç. Edhe u çuditnë me çudi të madhe.
43Edhe i porositi shumë të mos e marrë vesh këtë asndonjë; edhe i tha t’i epet’ asaj të hajë.
Aktualisht i përzgjedhur:
MARKUT Krej 5.: DERKK79
Thekso
Ndaje
Kopjo

A doni që theksimet tuaja të jenë të ruajtura në të gjitha pajisjet që keni? Regjistrohu ose hyr
Interconfessional Bible Society of Albania.

: