Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

MARKUT Krej 16.

Krej 16.
1Edhe si shkoj e shëtuna, Maria Magdhalini, edhe Maria, e ëm’ e Jakovit, edhe Salloma, blenë erëra, që të vinë e ta lyejënë.
2Edhe shumë shpejt ndë mëngjest të parënë ditën’ e javësë vinë mbi varrt, tuke lerë dielli.
3Edhe thoshinë ndë vetëhe të tyre: “Cili do të na rrukullisjë gurinë prej derësë varrit?”
4Edhe kur shtynë sytë, shohënë se guri ish rrukullisurë; sepse ish fort i math.
5Edhe si hynë ndë varrt, panë një dialosh tuke ndenjurë mb’anë të diathtë, veshurë me rrobe të bardha; edhe ato u trempnë.
6Edhe ay u thot’ atyre: “Mos u trëmpni; kërkoni Jisu Nazarinasinë, që qe kryqëzuarë? U ngjall, nuk’ është këtu; na vëndi ku e patnë vënë.
7Po shkoni, e u thoni nxënëset ati, edhe Pietrit, se ay vete më përpara se ju ndë Galilet; atie do ta shihni, sikundrë u pat thënë juve.”
8Edhe ato duallnë [shpejt], e iknë nga varri; edhe ato ishinë trembur’ e habiturë; edhe s’i thanë gjë asndonjërit; sepse kishinë frikë.
9Edhe si u ngjall ndë mëngjes të parënë ditën’ e javësë, iu duk të parënë herë Marisë Magdhalinisë, që kish kërryerë shtatë diaj prej asaj.
10Ajo vate, e u dha zë atyreve që kishinë ndenjurë bashkë me atë, atie ku ishinë tuke bërë vajë e tuke klarë.
11Edhe ata kur dëgjuanë, se rron, edhe se u pa nga ajo, nukë zunë besë.
12Edhe pastaj u dëftye me tiatërë formë mbë dy vetë nga ata, që ishinë tuke ecur’ e tuke vaturë nd’ arë.
13Edhe ata vanë e u dhanë zë të tierëvet; po as atyreve s’u zunë besë.
14Pastaj u dëftye mbë të një-mbë-dhietetë, atie ku ishinë tuke ndenjurë ndë mësallë, edhe i shau për pabesërin’ e atyreve, edhe për zemërën’ e ashpërë, sepse nuk’ u zunë besë atyreve, që e panë ngjallurë.
15Edhe u tha atyre: “Shkoni ndëpër gjithë botënë, e leçitni ungjillinë ndëpër gjithë kriesënë.
16Kush të besojë edhe të pagëzonetë, do të shpëtojë. Po kush të mos besojë, do të gjukonetë për mundim.
17Edhe këto shenje do t’u bënenë prapa atyreve që do të besojënë. Mb’ emërit tim do të kërrejënjë diaj; do të flasënë gluhëra të ra; do të zënë gjarpinj.
18Edhe ndë pifshinë ndonjë farë gjëje që mbyt, nukë do t’u bëjë keq atyre; do të vënë duartë përmbi të sëmurë, edhe do t’i shërojënë.
19Zoti pra, passi u foli atyre, hipi ndë qiell, edhe ndenji mbë anë të diathtë të Perëndisë.
20Edhe ata duallë e leçitnë mbë gjithë vëndet, tuke u ndihur’ atyre bashkë Zoti, edhe tuke u vërtetuar’ atyre fialënë me ato çudia që u ngjiteshinë prapa. Amin.

Aktualisht i përzgjedhur:

MARKUT Krej 16.: DERKK79

Thekso

Ndaje

Kopjo

None

A doni që theksimet tuaja të jenë të ruajtura në të gjitha pajisjet që keni? Regjistrohu ose hyr