Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

LLUKËSË Krej 1.

Krej 1.
1Passi vunë dorë shumë vetë të dëftenjënë me taks për ato punët, që janë vërtetuarë mbë ne,
2Sikundrë na i kanë lënë ata, që i panë me sy ndë krye të herësë, edhe u bënë shërbëtorët’ e fialësë,
3E pashë me udhë edhe unë, që i rashë prapa të gjithave një për një ndë krye të herësë, që të të shkruaj me radhë për këto, o i pushteçim Theofil,
4Që të njohç të vërtetuarët’ e atyre punëve që u mësove.
5Ndë dit të Irodhit, mbëretit Judhesë, ishte një prift, që ia thoshin’ emërinë Zahari, prej efimerisë Aviajt; edhe gruaja e ati ishte prej së bijash Aaronit, edhe ia qjuanin emërin’ Elisavetë.
6Edhe këta të dy ishinë të drejtë përpara Perëndisë, tuke ecurë pa ndyrësi ndër gjith’ urdhërimet e drejtërimet të Zotit.
7Edhe ata nukë kishinë dialë, sepse Elisaveta ishte shterpë, edhe të dy ishinë të lashtë ndë dit të tyre.
8Edhe ay kur ishte tuke bërë punët’ e priftërisë përpara Perëndisë ndë taksit të efimerisë ti,
9Pas zakonit të punësë priftërisë, i ra shorta të tymosnjë me kënjem, kur hyri ndë tempullë të Zotit.
10Edhe gjithë shumica e llauzit ishte tuke falurë përjashta ndë kohë të tymosurit me kënjem.
11Edhe iu duk ëngjëll’ i Zotit ndenjurë mb’ anë të diathtë të theroresë kënjemit.
12Edhe Zaharia kur pa, u droth, edhe e mori frika.
13Po ëngjëlli i tha: “Mos u frikëso, Zahari; sepse lutëja jote u ndigjua, edhe gruaja jote Elisaveta do të të piellë dialë, edhe do t’ia qjuanjç emërinë Joan.
14Edhe do të jetë mbë tyj gëzim e gas; edhe shumë vetë do të gëzonenë për lindëjen’ e ati.
15Sepse do të jet’ i math përpara Zotit, edhe nukë do të pijë verë e siqera, edhe do të mblushetë me Frymë të Shënjtëruarë që nga barku i s’ëmësë.
16Edhe ka për të kthyerë shumë vetë nga të bijt’ e Israilit mbë Zonë, Perëndin’ e tyre.
17Edhe ay do të vinjë përpara ati me frym’ e me fuqi të Iliut, për të kthyerë zemërat’ e atrëvet mbë djemt, edhe të pandigjuarshimitë nd’ urtësit të drejtëvet, për të bërë gati një llaus të ndrequrë për Zonë.”
18Edhe Zaharia i tha ëngjëllit: “Qysh do t’e marr vesh këtë punë; sepse unë jam plak, edhe gruaja ime ësht’ e lashtë ndë dit të saja.”
19Edhe ëngjëlli u përgjeq e i tha: “Unë jam Gavriili që rri përpara Perëndisë; edhe u dërguashë që të flas tyj, edhe të t’ap zërin’e mirë për këto punë.
20Edhe na te nukë do të bënjç zë, edhe do të mos munç të flaç, gjer mb’atë ditë që të bënenë këto; sepse nuk’ u zure besë fialëvet të mia, të cilatë do të mbushenë ndë kohët të tyre.
21Edhe llauzi po priste Zaharinë, edhe çuditeshinë përse mënonte ndë tempullë.
22Edhe kur dolli, nukë munte t’u fliste atyre; edhe e kupëtuanë, se çoç iu fanit ndë tempullë; edhe ay u bënte atyre me shenjë, edhe mbeti shurdh.
23Edhe si u mblushnë ditt’ e shërbesës’ ati, vate ndë shtëpit të ti.
24Edhe pas këtyre dite Elisaveta, gruaja e ati u mbars; edhe e fshihte vetëhenë pesë muaj, tuke thënë, se:
25“Kështu bëri Zoti mbë mua ndër këto dit, që vuri re të heqë të përqeshuritë prej meje ndërmest të njerëzet.”
26Edhe mbë të gjashttinë muaj, ëngjëlli Gavriil u dërgua prej Perëndisë ndë qytet të Galilesë, që e kishte emërinë Nazaret,
27Te një vërgjëreshë, që ish vluarë me një burrë, që qjuhej Josif, prej shtëpisë së Dhavidhit; edhe vërgjëresha e kishte emërinë Mariamë.
28Edhe ëngjëlli kur hyri tek ajo, tha: “Gëzonu, o e gëzuarë; Zoti është bashkë me tyj; e bekuarë je ti ndërmest të gravet.”
29Edhe ajo kur pa, u trazua për fialën’ e ati; edhe mendonej ç’do të jetë këta të përshëndeturë.
30Edhe ëngjëlli i tha: “Mos u frikëso, Mariamë; sepse gjete hir përanë. Perëndisë.
31Edhe na te do të mbarsesh ndë bark, edhe do të piellç dialë, edhe do t’ia qjuanjç emërinë Jisu.
32Kyj do të jet’ i math, edhe do të qjuhet’ i Biri të Lartit; edhe Zoti, Perëndia, do t’i apë fron’ e Dhavidhit, atit ati.
33Edhe do të mbëretëronjë ndë shtëpi të Jakovit për gjithë jetënë, edhe mbëretëria e ati nukë do të ketë të mbaruarë.
34Edhe Mariama i tha ëngjëllit: “Qysh do të jetë këjo punë, sepse unë s’njoh burrë?”
35Edhe ëngjëlli u përgjeq e i tha: “Frym’ e Shënjtëruarë do të vinjë mbi tyj, edhe fuqi’ e të Lartit do të të hiesonjë; përandaj edhe ajo gjë e shënjtëruarë që len prej teje do të qjuhetë Birë Perëndie.”
36Edhe na Elisaveta, fisi yt, edhe ajo u mbars me bir ndë pleqëri të saj; edhe kyj muaj ësht’ i gjashtti asaj që qjuhetë shterpë.
37Sepse s’është punë që s’munt të bënetë përanë Perëndisë.
38Edhe Mariama tha: “Na shërbëtoreja e Zotit; u bëftë mbë mua pas fialësë sate.”
Edhe ëngjëlli iku prej asaj.
39Edhe nd’ato dit Mariama u ngrit, e vate me nxitim ndë malësi, ndë një qytet të Judhësë.
40Edhe hyri ndë shtëpit të Zaharisë, edhe përshëndeti Elisavetënë.
41Edhe Elisaveta kur dëgjoj të përshëndeturit’ e Marisë, foshnjeja këceu ndë barkut t’asaj; edhe Elisaveta u mblush me Frymë të Shënjtëruarë.
42Edhe bërtiti me zë të math, e tha: “E bekuarë je ti ndërmest të gravet, edhe e bekuarë është pem’ e barkut tënt.
43Edhe nga më gjau këjo punë, të vinj’ e ëm’ e Zotit tim tek unë?
44Sepse na posa erdhi zëri i të përshëndeturit tënt ndë veshët’ e mi, foshnjeja këceu me gëzim ndë barkut tim.
45Edhe lum ajo që të besonjë; sepse do të mblushenë tek ajo ç’janë folë nga Zoti.”
46Edhe Mariama tha:
47“Shpirti im madhëron Zonë, Edhe fryma ime u gëzua mbë Perëndinë, shpëtimtarinë tim;
48Sepse shtyri sytë mbë të përungjurit’ e shërbëtoresë ti; sepse na që tashti e paskëtaj gjithë brezatë do të më lumëronjënë;
49Sepse i Forti bëri punë të mëdha tek unë, edhe emëri i ati është i shënjtëruarë;
50Edhe përdëllim’ i ati është breza pas brezash mb’ata që i kanë frikë.
51Bëri pushtet me krahën’ e ti; përndau madhështorëtë ndë mendim të zenëravet atyre.
52Sbriti fuqitarë prej fronesh, edhe ngriti njerës të përunjurë.
53Të uriturit i mblushi së mirash, edhe të pasurit i dërgoj jashtë sbrazëtë.
54I ndihu Israilit, shërbëtorit ti, kur pruri ndër mënt përdëllimn’ e ti,
55Sikundrë foli mb’ atëritë tanë, mb’ Avraaminë, edhe mbë farën’ e ati, për gjithë jetënë.
56Edhe Mariama mbeti bashkë me atë afro tre muaj; pastaj u kthye ndë shtëpit të saj.
57Edhe Elisavetës’ iu mblush koha për të piellë; edhe polli dialë.
58Edhe fëqinjt’ e fisi i asaj ndigjuanë, se Zoti madhëroj përdëllimin’ e ti tek ajo; edhe gëzoneshinë bashkë me atë.
59Edhe ndë të tettënë ditë erdhë të rrethpresënë dialënë; edhe e qjuatinë Zahari, mb’emërit t’et.
60Po e ëma u përgjeq e tha: “Jo, po do të qjuhetë Joan.”
61Edhe ata i than’ asaj, se: “Nuk’ është ndonjë ndë fist tënt, që të qjuhetë me këtë emërë.”
62Edhe bëninë me shenjë te i ati ati, ç’do që të qjuhet’ ay.
63Edhe ay kërkoj një dërrasë shkronje, edhe shkroj, tuke thënë: “Emër’ i ati ësht’ Joan.”
64Edhe të gjith’ u çuditnë. Edhe përnjëherë goj’ e ati edhe gjjuh’ e ati u hap; edhe fliste tuke bekuarë Perëndinë.
65Edhe u erdhi frikë gjith’ atyreve që rrijnë rreth ati. Edhe të gjitha këto fialë fliteshinë ndëpër gjithë malësin’ e Judhesë.
66Edhe gjith’ ata që ndigjuanë i vunë këto punë ndë zemërat të tyre, tuke thënë: “Vallë ç’do të jetë kyj dialë?” Edhe dor’ e Perëndisë ishte bashkë me atë.
67Edhe Zaharia, i ati, u mblush me Frymë të Shënjtëruarë; edhe profitepsi, tuke thënë:
68Qoftë bekuarë Zoti, Perëndia i Israilit, sepse vuri re, edhe bëri shpërblim mbë llausn’ e ti,
69Edhe ngriti bri shpëtimi mbë ne ndë shtëpit të Dhavidhit, shërbëtorit ti,
70Sikundrë foli me anë të gojësë shënjtorëvet ti profitëvet të jetësë; —
71Shpëtim prej armiqet tanë, edhe prej dorësë gjith’ atyreve që na kanë mëri;
72Për të bërë përdëllimn’ e ti tek atëritë tanë, edhe për të përmëndurë dhiatën’ e ti të shënjtëruarënë;
73Pas besë që iu betua Avraamit, atit tanë,
74Se do të na apë të shpëtojmë prej dorës’ armiqet tanë, edhe t’i shërbejmë pa frikë,
75Me shënjtëri e me drejtëri përpara ati gjithë ditt’ [e jetësë tonë].
76— Edhe ti, o dialë, do të qjuhesh profit i të Lartit; sepse do të shkonjç përpara faqesë Zotit, për të bërë gati udhët’ e ati,
77Për të dhënë mënt shpëtimi llauzit ati, me ndëjesën’ e fajevet atyre,
78Me anët të përdëllimit thellë Perëndisë tënë, që na vuri re të lindurit’ e diellit prej së larti, për të ndritur’ ata që rrinë nd’ errësirë e ndë hie të vdekëjesë, që të bënjë këmbëtë tona të ecënjënë drejtë nd’ udhë të paqtimit.”
80Edhe çuni rritej e forconej ndë frymë, edhe ishte ndë shkretëtirat gjer mb’ atë ditë që do të dëftenej te Israili.

Aktualisht i përzgjedhur:

LLUKËSË Krej 1.: DERKK79

Thekso

Ndaje

Kopjo

None

A doni që theksimet tuaja të jenë të ruajtura në të gjitha pajisjet që keni? Regjistrohu ose hyr