Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

MARKUT Krej 15.

Krej 15.
1Nd’ atë kohë kryepriftëritë bashkë me pleqt’ e me shkronjësitë, edhe gjithë bashkëndënjia dhanë këshillë, edhe si lithnë Jisunë, e prunë, edhe e dhanë ndë duar të Pillatit.
2Edhe Pillati e pyeti: “Ti je Mbëreti i Judhevet?” Edhe ay u përgjeq e tha: “Ti po thua.”
3Edhe kryepriftëritë e përflisninë për shumë.
4Edhe Pillati përsëri e pyeti, tuke thënë: “Nukë përgjigje fare? Shiko sa martirisënjë kundrë teje.”
5Edhe Jisuj nuk’ u përgjeq më fare, kaqë sa Pillati çuditej.
6Edhe për ditë të kremteje u lëshonte atyre një të lidhurë, cilinë të lypnin’ ata.
7Edhe një që thuhej Varavva, ish lidhurë bashkë me shokët’ e ti që kishinë ngriturë krye, të cilëtë kishinë bërë gjak mbë të ngriturit krye.
8Edhe gjëndëja bërtiti, e zuri të lypëjë tuke bërë sikundrë bënte përherë mb’ata.
9Edhe Pillati u përgjeq atyre, tuke thënë: “Doni t’u lëshoj juve Mbëretin’e Judhevet?”—
10Sepse e dinte se kryepriftërit’ e kishinë dhënë ndër duar për cmir.
11Po kryepriftëritë shtynë gjëndëjenë të lypëjënë me tepërë t’u lëshojë atyre Varavvanë.
12Edhe Pillati u përgjeq përsëri, e u tha atyre: “Ç’doni pra ta bëj këtë që i thoni Mbëret i Judhevet?”
13Edhe ata përsëri bërtitnë: “Kryqëzoje.”
14Edhe Pillati u thosh atyre: “Përse, ç’të keqe ka bërë?” Po ata më tepërë bërtitnë: “Kryqëzoje.”
15Edhe Pillati, passi deshi t’i bëjë zemrënë gjëndëjesë, u lëshon Varavvanë, edhe Jisun’ e dha ndër duar që të kryqëzonetë, passi e rrahu.
16Atëhere ushtëtorët’ e prunë përbrënda avllisë, që është vëndi gjyqit, edhe thërresënë bashkë gjithë tufën’ e ushtëtorëvet.
17Edhe i veshjënë një rrobe të kuqe, edhe thurnë një kurorë drizash, e ia vënë rreth kresë.
18Edhe zunë ta përshëndesënë, duke thënë:
19“Gëzonu, o Mbëret i Judhevet!” Edhe i bininë kresë me kallam, edhe e pështyninë ndër sy, edhe bininë mbë gjunj, e i faleshinë.
20Edhe si e përqeshnë, i sveshnë rroben’ e kuqe, edhe i veshnë rrobet’ e tia, edhe e prunë jashtë, që ta kryqëzojënë.
21Edhe zënë angari, për të ngriturë kryqin’ e ati, një farë Simon Qyrineas, t’an’ e Aleksandhrit edhe Rufit, që shkonte aty drejti, tuke ardhurë nga ara.
22Edhe e bienë ndë vënt Gollgotha, që ajo këthyerë do me thënë Vëndi kresë.
23Edhe i epinë të pijë verë përzierë me smirnë; po ay nuk’ e mori.
24Edhe si e kryqëzuanë, ndanë rrobet’ e ati tuke shtyrë shortë mb’ ato, ç’të marrë gjithësecili.
25Edhe ish ora tri, edhe e kryqëzuanë.
26Edhe përmbishkronja e punës’ ati ish shkruarë përsipër: M b ë r e t i i J u d h e v e t.
27Edhe bashkë me atë kryqëzojënë dy kursarë, një prej së diathtësë, e një prej së mëngjërës’ ati.
28Edhe u mbush shkronja që thotë: “Edhe u numërua bashkë me të paudhët”.
29Edhe ata që shkoninë aty drejti e vllasfimisninë, tuke tundurë krerët’e tyre, e tuke thënë: “Ua, ti që prish tempullinë, edhe për tri dit e ndërton,
30Shpëto vetëhenë tënde, edhe sbrit nga kryqi.”
31Kështu edhe kryepriftërit’e përqeshninë njëri me tiatrinë, bashkë me shkronjësitë, e thoshinë: “Të tierë shpëtoj, vetëhen’e ti s’munt ta shpëtojë.
32Krishti, Mbëreti i Israilit, le të sbresë tani nga kryqi, që të shohëmë edhe të besojmë.” Edhe ata që ishinë kryqëzuarë bashkë me atë e shaninë.
33Edhe kur u bë ora gjashtë, u bë një errësirë mbë gjithë dhenë, gjer mbë të nënttën’ orë.
34Edhe mbë të nënttën’ orë Jisuj bërtiti me zë të math, tuke thënë: “Elloj, Elloj, llamma savahthani?”, që ajo këthyerë do me thënë: “Perëndia im, Perëndia im, përse hoqe dorë prej meje?”
35Edhe dica nga ata që ishinë tuke ndenjurë atie, kur dëgjuanë, thoshinë: “Na tek po thërret Ilinë.”
36Edhe një u sul, e mbushi një sfungar me uthullë, edhe e vuri mbë një kallam, e i dha të pijë, tuke thënë: “Lini, le të shohëmë ndë vien Ilia ta sbresë.”
37Edhe Jisuj lëshoj një zë të math, edhe dha shpirtinë.
38Edhe kurtina e tempullit u shklye mbë dy prej së larti gjer poshtë.
39Edhe qindori, që ish ndenjurë kundruell ati, kur pa, se tuke bërtiturë kështu dha shpirtinë, tha: “Me të vërtetë kyj njeri paska qënë Bir Perëndie.”
40Ishinë edhe gra tuke vënë re për së largu; ndër ato ish edhe Maria Magdhalini, edhe Maria e ëm’ e Jakovit vogëlë edhe Josiut, edhe Salloma,
41Të cilatë, edhe kur ish ndë Galilet, i vininë pas, edhe i shërbeninë; edhe shumë të tiera që patnë hipurë me atë ndë Jerusalim.
42Edhe tani si u ngrys, (sepse ish e premte, do me thënë para së shëtunësë).
43Erdhi Josifi që ish nga Arimathea, këshillës i nderëshim, që edhe ay priste mbëretërin’ e Perëndisë; kuxoj e hyri te Pillati, edhe lypi trupin’ e Jisujt.
44Edhe Pillati u çudit, ndë qoftë se kish vdekurë ay tani; edhe thërriti përanë qindorinë edhe e pyeti, ndë qoftë se ka kohë që vdiq.
45Edhe si mori vesh prej qindorit, i fali trupinë Josifit.
46Edhe kyj bleu pëlhurë, edhe e sbriti, edhe e pështolli me pëlhurënë, edhe e vuri ndë një varr, që e kish latuarë prej një shkëmbi; edhe rrukullisi një gur mbi derët të varrit.
47Edhe Maria Magdhalini edhe Maria, e ëm’ e Josiut, vininë re ku po vihetë.

Aktualisht i përzgjedhur:

MARKUT Krej 15.: DERKK79

Thekso

Ndaje

Kopjo

None

A doni që theksimet tuaja të jenë të ruajtura në të gjitha pajisjet që keni? Regjistrohu ose hyr