MARKUT Krej 14.
Krej 14.
1Edhe pas dy diç ishte pashka edhe pabrumietë; edhe kryepriftëritë edhe shkronjësitë kërkoninë si ta zënë me kobim, edhe ta vrasënë.
2Edhe thoshinë: “Jo për ditë të kremteje, se mos bënetë trazyrë nga llauzi.”
3Edhe ay kur ishte ndë Vithani, ndë shtëpi të Simonit krromosurë, tuke ndenjurë ndë mësallë, erdhi një grua që kish një allavastrë me val ere, prej nardhe të papërzierë shumë të shtrenjtë; edhe si theu allavastrënë, derdhi valinë përmbi kryet t’ati.
4Edhe ishinë ca vetë që zemëroneshinë ndër vetëhet e thoshinë: “Për ç’punë të humbasë ay val ere?
5Sepse kyj munt të shitej përmbi tre qint dinarë, edhe të epej ndëpër të vobegjit.” Edhe zemëroneshinë kundrë asaj.
6Edhe Jisuj tha: “Lerie atë; ç’e mundoni? Punoj punë të mirë mbë mua.
7Sepse të vobegjit’ i keni përherë bashkë me vetëhenë tuaj, edhe kur të doni, munt t’u bëni mirë atyre; po mua nukë më keni kurdo.
8Atë që mundi ajo, e bëri; i arriu që përpara të lyejë me val ere trupnë tim për të vënë ndë varr.
9Me të vërtetë po u thom juve: Kudo të leçitetë kyj ungjill ndë gjithë botënë, edhe këjo punë që bëri ajo do të flitetë që të mbahetë mënt ajo.”
10Edhe atëhere Judhë Iskarioti, një nga të dy-mbë-dhietëtë, vate te kryepriftëritë që t’ua apë ndër duar atyreve.
11Edhe ata kur dëgjuanë, u gëzuanë; edhe iu zotuanë t’i apën’ argjënt. Edhe ay kërkonte, si ta trathtojë me kohë të mirë.
12Edhe të parënë ditën’ e së kremtesë të pambrumevet, kur bënininë kurban pashkënë, nxënësit’ e ati i thonë: “Ku do të vemi e të bëjmë gati që të hash pashkënë?”
13Edhe ay dërgoj dy vetë nga nxënësit’ e ti, edhe u thot’ atyre: “Ecëni ndë qytet, edhe do të përpiekë me ju një njeri tuke mbarturë një shtëmbë ujë; ecëni pas ati, edhe ku të ryjë ay,
14Thoni të zotë shtëpisë, se: “Mësonjësi thotë: Ku është të ndenjuritë që do të ha pashkënë bashkë me nxënësit’e mi?”
15Edhe ay do t’u dëftojë juve një dhomë të madhe shtruarë gati; atie bëni gati për ne.”
16Edhe nxënësit’ e ati duallë, edhe erdhë ndë qytet, edhe gjetnë sikundrë u tha atyre, edhe bënë gati pashkënë.
17Edhe si u ngrys, vien bashkë me të-dy-mbë-dhietëtë;
18Edhe ata tuke ndenjurë në mësallë, e tuke ngrënë, Jisuj tha: “Me të vërtetë po u thom juve, se një prej jush që ha bashkë me mua do të më trathtojë.”
19Edhe atyreve zuri t’u vijë keq, edhe t’i thonë një nga një: “Mos jam unë?” Edhe tiatëri: “Mos jam unë?”
20Edhe ay u përgjeq e u tha atyre: “Një nga të dy-mbë-dhietëtë, që ngjyen bashkë me mua ndë kupët.
21I bir’ i njeriut vete, sikundrë është shkruarë për atë, po mjer mb’atë njeri, që trathtonet’ i bir’ i njeriut prej ati; ishte mirë për atë të mos kishte lerë.”
22Edhe ata tuke ngrënë, Jisuj mori bukë, edhe si bekoj, e theu, edhe ua dha atyreve, edhe tha: “Merrni (hani); kyj është trupi im.”
23Edhe mori potirrë, edhe si u fal ndersë, ua dha atyre, edhe të gjithë pinë prej ati.
24Edhe u tha atyre: “Kyj është gjaku im i dhiatësë re, që është derdhurë për shumë vetë.
25Me të vërtetë po u thom juve, se nukë do të pi më nga pema që piell hardhia, gjer mb’atë ditë kur ta pi të re ndë mbëretërit të Perëndisë.”
26Edhe si psallnë, duallnë ndë Mal të Ullinjet.
27Edhe Jisuj u thot’atyre, se: “Të gjithë do të skandhaliseni mbë mua këtë natë; sepse është shkruarë: “Do t’i bie bariut, edhe dhëntë do të përndahenë.”
28Po passi të ngjallem, do të vete më përpara se ju ndë Galilet.”
29Po Pietri i tha: “Edhe të gjithë ndë u skandhalisëshinë, po unë jo.”
30Edhe Jisuj i thot’ atij: “Me të vërtetë po të thom, se sot këtë natë, para se të këndojë kokoshi dy herë, do të më mohojsh tri herë.”
31Po ay më tepërë thoshte, se: “Ndë u dashtë të vdes unë bashkë me tyj, nukë do të të mohoj.” Kështu edhe të gjithë të tierëtë thoshinë.
32Pastaj vinë ndë një fshat që kluhetë Gjethsimani; edhe u thotë nxënëset ti: “Rrini këtu gjersa të falem.”
33Edhe merr me vetëhe bashkë Pietrin’ edhe Jakovin’ edhe Joanninë, edhe zuri të frikësonetë e t’i vijë rëndë.
34Edhe u thot’ atyre: “Shpirti im është shumë i hidhëruarë, gjer mbë vdekëje; mbetuni këtu, edhe rrini sgjuarë.”
35Edhe ay si shkoj pak përpara, ra përdhe, edhe falej, që ndë qoftë se munt të shkojë nga ay këjo orë.
36Edhe thoshte: “Avva, o Atë, të gjitha mund të bënenë prej teje; mërgo këtë potir prej meje; po jo ç’dua unë, po ç’të duaç ti.”
37Edhe vien e gjen ata tuke fleturë; edhe i thotë Pietrit: “Simon, po fle? S’munde të rrish sgjuarë një orë?
38Rrini sgjuarë, edhe faluni, që të mos hyni ndë ngasëje; sepse shpirti është gati, po mishi është i pafuqishim.”
39Edhe përsëri vate, e u fal tuke thënë po atë fialë.
40Edhe si u këthye gjet ata përsëri tuke fleturë; sepse syt’ e atyreve ishinë rënduarë, edhe nukë dininë ç’t’i përgjegjen’ ati.
41Pastaj vien të tretënë herë, e u thot’ atyre: “Flini pra, edhe prëhi; mjaft; erdhi ora; na i bir’ i njeriut tek epetë ndër duart të faltorëvet.
42Çohi, le të vemi; na ay që më trathton tek u afrua.”
43Edhe përnjëherë, ay kur ishte po tuke folurë, vien Judha, që ish një nga të dy-mbë-dhietëtë, edhe bashkë me atë shumë gjëndëje me thika e me dru, prej anësë kryepriftëret e shkronjëset e pleqet.
44Edhe ay që e trathtoj u kish dhënë atyre shenjë, tuke thënë, se: “Atë që të puth, ay është. Zirie, edhe shpirie ruajturë.”
45Edhe kur erdhi, përnjëherë u afrua tek ay, e i thotë: “Ravvi, Ravvi”; edhe e puthi.
46Edhe ata vunë duart’ e tyre mbi atë, edhe e zunë.
47Edhe një nga ata që rrinin’ atie hoqi thikënë, e i ra shërbëtorit kryepriftit, edhe i preu veshnë.
48Edhe Jisuj u përgjeq e u tha atyre: “Posi mbë kursarë keni dalë me thika e me dru të më zini?
49Përditë kam qënë ndër ju ndë hieroret tuke mësuarë, edhe nukë më zutë. Po këjo u bë që të mbushenë shkronjatë.”
50Edhe të gjith’ e lan’ e iknë.
51Edhe një farë dialoshi i vinte prapa, pështiellë me një pëlhurë lakuriq.
52Edhe dialoshat’ e zënë. Po ay la pëlhurënë; edhe iku nga ata lakuriq.
53Edhe prunë Jisunë te kryeprifti; edhe mbëlidhenë tek ay gjithë kryepriftërit’ e pleqt’ e shkronjësitë.
54Edhe Pietri i vate pas për së largu gjer brënda nd’avlli të kryepriftit; edhe ishte tuke ndenjurë bashkë me shërbëtorëtë, edhe po ngrohej ndë ziarr.
55Edhe kryepriftërit’ edhe gjithë bashkëndënjia kërkoninë dëshmi kundrë Jisujt që ta vrasënë, po nukë gjeninë.
56Sepse shumë vetë dhanë martirii të rreme kundrë ati; po martiritë nuk’ ishinë si-një-një.
57Edhe ca u ngrenë e dhanë martiri të rreme kundrë ati, tuke thënë, se:
58“Neve dëgjuam’ atë tuke tënë, se: Unë do të prish këtë tempull që është bërë me dorë, edhe për tri dit do të ndërtoj një tiatërë pabërë me dorë.”
59Po as kështu martiri e atyreve s’ish si-një-një.
60Atëhere kryeprifti u ngre ndë mest, e pyeti Jisunë, tuke thënë: “Nukë përgjegje fare? Ç’dëshmi apënë këta kundrë teje?”
61Po ay s’bënte zë, edhe nukë përgjigjej asgjë. Përsëri kryeprifti e pyeti atë, e tha:
62“Ti je Krishti, i bir’i të Bekuarit?” Edhe Jisuj tha: “Unë jam; edhe do të shihni të birë e njeriut tuke ndenjurë prej së diathtës’ fuqisë, edhe tuke ardhurë bashkë me ret’ e qiellit.
63Atëhere kryeprifti shqeu rrobet’ e tia, e thotë: “Ç’nevojë kemi më për dëshmi?
64E dëgjuatë vllasfiminë; ç’u duketë juve?” Edhe ata të gjithë e gjykuanë, se është faltuar për vdekëje.
65Edhe ca zunë ta pshtyjënë ndër sy, edhe t’i mbulojënë faqenë, edhe t’i bienë me grusht, tuke thënë: “Profiteps.” Edhe shërbëtorët’ i bininë me shuplaka.
66Edhe Pietri kur ish’ nd’avlli poshtë, vien një nga shërbëtoret’ e kryeprifit.
67Edhe kur e pa Pietrinë tuke ngrohurë, shtyri sytë mb’atë, e tha: “Edhe ti jeshe bashkë me Jisu Nazarinasinë.”
68Po ay e mohoj, tuke thënë: “Nukë di, as nukë marr vesh ç’thua ti.” Edhe dolli jashtë përpara avllisë; edhe kokoshi këndoj.
69Edhe shërbëtoreja kur e pa atë përsëri, zuri t’u thotë atyre, që ishinë tuke ndenjur’ aty, se: “Kyj është nga ata.”
70Po ay përsëri e mohonte. Edhe pas pak here ata që ishinë ndenjur’ aty përsëri i thanë Pietrit: “Me të vërtetë je nga ata; sepse je Galileas, edhe të foluritë tat gjan.”
71Po ay zuri të nëmjë edhe të bëjë bë, se: “Nuk’e di këtë njeri që thoni.”
72Edhe kokoshi këndoj për së dyti. Edhe Pietrit i ra ndër mënt fiala që i pat thënë Jisuj, se: “Para se të këndojë kokoshi dy herë, do të më mohojsh tri herë.” Edhe zuri të qjajë.
Aktualisht i përzgjedhur:
MARKUT Krej 14.: DERKK79
Thekso
Ndaje
Kopjo

A doni që theksimet tuaja të jenë të ruajtura në të gjitha pajisjet që keni? Regjistrohu ose hyr
Interconfessional Bible Society of Albania.

: