MARKUT Krej 11.
Krej 11.
1Edhe kur afronenë ndë Jerusalim, ndë Vithfagji edhe ndë Vithani, te Mali Ullinjet, dërgoj dy nga nxënësit’e ti.
2Edhe u thot’ atyre: “Shkoni mb’atë fshat që është kundruell jush; edhe shpejt posa të ryni mb’ atë, do të gjeni një pulisht lidhurë, që s’i ka hipurë asndonjë prej njerëzish; sgjidheni edhe e bini.
3Edhe ndë u thëntë juve ndonjë: Ç’bëni kështu? Thoni, se Zoti ka nevolë për atë; edhe shpejt do ta dërgojë këtu.
4Edhe ata vanë, edhe gjetnë pulishtinë lidhurë te dera jashtë ndërmest dy udhësh; edhe e sgjidhënë.
5Edhe disa nga ata që ishinë ndenjur’ atie u thoshinë atyre: “Ç’bëni ashtu që sgjithni pulishtinë?”
6Edhe ata u than’ atyre sikundrë i pat porositurë Jisuj; edhe ata i lanë.
7Edhe prunë pulishtinë te Jisuj, edhe vunë rrobet’ e tyre mbi atë; edhe ay i hipi.
8Edhe shumë vetë shtruanë rrobet’e tyre mb’ udhë; edhe të tierë këputninë dega drush, e i shtroninë mb’ udhë.
9Edhe ata që shkoninë përpara, e ata që vininë pas bërtisninë, tuke thënë: “Hosanna! I bekuar’ ësht’ ay që vien mb’emërit të Zotit!
10E bekuar’ është mbëretëria që vien [mb’emërit të Zotit], atit tënë Davidhit; Hosanna mbë të lartat!”
11Edhe Jisuj hyri ndë Jerusalim, edhe ndë hieroret; edhe si vuri re përqark të gjitha, po pasi ishte tani koha vonë, dolli ndë Vithani bashkë me të dy-mbë-dhietët.
12Edhe mbë të nesërmet, si duallnë nga Vithania, i erdhi uri.
13Edhe kur pa një dru fiku për së largu që kish gjethe, erdhi të gjejë ndonjë gjë mb’atë; edhe si erdhi mb’atë, s’gjeti gjë, veç gjethe; sepse s’ish kohë fiqsh.
14Edhe [Jisuj] u përgjeq e i tha drurit fikut: “Asndonjë mos ngrëntë më pemë prej teje për gjithë jetënë.” Edhe nxënësit’ e ati dëgjoninë.
15Edhe vinë ndë Jerusalim; edhe Jisuj, si hyri ndë hieroret, zuri të kërrejë ata që shisninë e blininë ndë hieroret; edhe rrëzoj truvezat’ e truvezaret, edhe fronet’ e atyreve që shisninë pëllumbatë.
16Edhe nukë linte asndonjë të bierë enë ndëpër hieroret.
17Edhe mësonte, tuke u thën’ atyre: “Nuk’ është shkruarë, “Se shtëpia ime do të kluhetë shtëpi lutëje mbë gjithë kombet?” Po ju e bëtë “Shpellë kursarësh.” –
18Edhe shkronjësit’ e kryepriftëritë dëgjuanë, edhe kërkoninë qysh ta prishjënë; sepse e druanin’ atë, se gjithë gjëndëja çuditej për mësimin’ e ati.
19Edhe kur u ngrys, dilte jashtë qytetit.
20Edhe ndë mëngjes tuke shkuar’ ata aty drejti, panë drun’ e fikut tharë që nga rrënja.
21Edhe Pietri si u kujtua tha: “Ravvi, shih, druj’ e fikut që mallëkove, u tha.”
22Edhe Jisuj u përgjeq, e u tha atyre: “Kini besë mbë Perëndinë.
23Sepse me të vërtetë po u thom juve, se kush t’i thotë këti mali: Ngreu, edhe hidhu ndë det, edhe të mos jetë me dy mëndëje ndë zemërë të ti, po të besojë se sa thotë bënenë, do të bënenë mb’ atë ç’të thotë.
24Përandaj po u thom juve: Gjithë sa të lypni tuke falurë, besoni se i merrni, edhe do t’u bënenë juve.
25Edhe kur të rrini të faleni, ndëleni, ndë paçi gjë kundrë ndonjërit, që edhe Ati juaj që është ndë qiejet t’u ndëlejë juve faletë tuaja.
26Po ndë mos ua ndëlefshi ju, as Ati juaj që është ndë qiejet nukë do të ndëlejë fajetë tuaja.”
27Pasandaj vinë përsëri ndë Jerusalim; edhe ay tuke ecurë ndë hieroret, vinë tek ay kryepriftërit’ edhe shkronjësit’ edhe pleqtë, e i thonë:
28“Me çfarë pushteti bën këto? Edhe cili ta ka dhënë këtë pushtet të bëjsh këto?”
29Edhe Jisuj u përgjeq, e u tha atyre: “Edhe unë do t’u pyes juve një fialë; edhe m’u përgjeqni, edhe atëhere do t’u them juve, me çfarë pushteti bëj këto.
30Pagëzimi Joannit prej qielli ishte, a prej njerëzish? M’u përgjiqni.”
31Edhe ata mendoneshinë me vetëhen’ e tyre, tuke thënë: Ndë thënçim: Prej qielli, do të thotë: Përse pra s’i besuatë?
32Po ndë thënçim: Prej njerëzish, druaninë llausnë, sepse të gjith’ e kishinë Joanninë, se është profit me të vërtetë.
33Edhe ata u përgjeqnë e i thanë Jisujt: “Nukë dimë.” Edhe Jisuj u përgjeq e u tha atyre: “As unë s’u thom juve me çfarë pushteti bëj këto.”
Aktualisht i përzgjedhur:
MARKUT Krej 11.: DERKK79
Thekso
Ndaje
Kopjo

A doni që theksimet tuaja të jenë të ruajtura në të gjitha pajisjet që keni? Regjistrohu ose hyr
Interconfessional Bible Society of Albania.

: