MARKUT Krej 10.
Krej 10.
1Edhe si u ngre ateje, vien ndë sinoret të Judhesë, për përtej Jordhanit; edhe përsëri shkojnë bashkë tek ay gjëndëje; edhe sikundrë e kish zakon, përsëri i mësonte.
2Edhe si i erdhë përanë Farisejtë, e pyetnë, tuke ngar’ atë: “Ndë qoftë se ësht’ e udhësë burri ta lëshojë gruanë?”
3Edhe ay u përgjeq e u tha atyre: “Ç’u ka porositurë juve Mojsiu?”
4Edhe ata thanë: “Mojsiu na la të shkruhetë kart’ e ndarëjesë, edhe ta lëshojë.”
5Edhe Jisuj u përgjeq e u tha atyre: “Për zëmërën’ e ashpërë tuajënë u shkroj juve këtë porosi;
6Po që ndë krye të herësë, që kurë se është kriuarë bota Perëndia bëri ata mashkull’ edhe femërë.
7“Për këtë punë njeriu do të lërë tatën’ e t’ëmënë, edhe do të ngjitetë pas gruasë ti,
8Edhe do të jenë të dy ndë një mish.” Kaqë sa nuk’ janë më dy, po një mish.
9Atë pra që Perëndia e bëri parë, njeriu le të mos e ndajë.”
10Edhe ndë shtëpit përsëri e pyetnë nxënësit’e ti për gjithatë gjë.
11Edhe ay u thot’ atyre: “Kush të lëshojë gruan’ e ti, edhe të martonetë me tiatërë, kurvëron mb’atë.
12Edhe gruaja ndë lëshoftë burrin’ e saj, edhe të martonetë me tiatërë, kurvëron.”
13Atëhere i prunë çuna të vegjëlë, që t’i prekë; edhe nënësitë i qërtonin’ ata që i bininë.
14Po Jisuj kur pa, u zemërua, edhe u tha atyre: “Lini çunat’ e vegjëlë të vinë tek unë, edhe mos i ndalni; sepse për të tillë është mbëretëria ë Perëndisë.
15Me të vërtetë po u them juve: Kush të mos presë mbëretërin’ e Perëndisë posi një çun të vogëlë, nukë do të ryjë nd’atë.”
16Edhe si i mori ndë krah, vuri duartë mbi ata, edhe i bekoj.
17Edhe ay tuke dalurë mb’udhë, një njeri u lëshua me vrap, edhe ra mbë gjunj përpara ati, edhe e pyeste: “Mësonjës i mirë, ç’të bëj që të trashëgoj jetën’e pasosurë?”
18Edhe Jisuj i tha: “Ç’më thua i mirë? Asndonjë s’ësht’i mirë, përveç një Perëndi.
19I di porositë: “Mos kurvërojsh. Mos vraç. Mos viethç. Mos bëjsh martiri të rreme. Mos bëjsh dëm. Ndero tët at’ e tët ëmë”.
20Edhe ay u përgjeq, e i tha: “Mësonjës, këto i kam ruajturë që mbë të rit tim.”
21Edhe Jisuj shtyri sytë mb’atë, edhe e deshi, edhe i tha: “Një gjë të mbetetë: shko e shit sa ke, edhe epua të vobegjet, edhe do të kesh thesar ndë qiell; edhe eja, ngre kryqnë, e ecë pas meje.”
22Po ati i erdhi liksht për fialënë, e iku hidhëruarë; sepse kish gjë shumë.
23Edhe Jisuj si vuri re përqark, u tha nxënëset ti: “Sa me të vështirë do të ryjënë ndë mbëretërit të Perëndisë ata që kanë gjë!”
24Edhe nxënësitë tmeroneshinë për fialët’e ati. Po Jisuj përsëri u përgjeq e u tha atyre: “Dielm, sa e vështirëshime është të ryjënë ndë mbëretërit të Perëndisë ata që shpërejënë mbë gjët!
25Më kollaj është të shkojë kamilla ndëpër vërë të gjylpërësë, se i pasuri të ryjë ndë mbëretërit të Perëndisë.”
26Edhe ata çuditeshinë tepërë, tuke thënë me vetëhen’ e tyre: “Vallë cili munt të shpëtojë?”
27Edhe Jisuj si shtyri sytë mb’ata, tha: “Te njerëzitë është punë që s’munt të bënetë, po te Perëndia jo; sepse të gjitha munt të bënenë te Perëndia.
28Edhe Pietri zuri t’i thotë: “Na neve tek lam të gjitha, edhe erthmë pas teje.”
29Edhe Jisuj u përgjeq, e tha: “Me të vërtetë po u thom juve, se asndonjë s’ësht’ ay që la shtëpi, a vëllezërë, a motëra, a atë, a mëmë, a grua, a dielm, a ara, për punë time edhe t’ungjillit,
30Që të mos marrë një qint për një tani ndë këtë kohë, shtëpi, e vëllezërë, e motëra, e mëma, e dielm, e ara, bashkë me të ndiekura, edhe ndë jetët që vien jetë të pasosurë.
31Po shumë të parë do të jenë të prapsëmë, edhe të prapësmitë të parë.”
32Edhe ishinë mb’udhë tuke hipurë ndë Jerusalim; edhe Jisuj ishte tuke shkuarë përpara atyreve; edhe ata çuditeshinë, edhe vininë prapa tuke pasurë frikë. Edhe ay mori përanë përsëri të dy-mbë-dhietëtë, e zuri t’u thot’ ato punë që do t’i gjanin’ati.
33“Se na te po hipëjmë ndë Jerusalim, edhe i bir’ i njeriut do t’epetë ndër duar të kryepriftëret edhe të shkronjëset, edhe do ta gjykojënë për vdekëje, edhe do ta apënë ndër duar të kombevet.
34Edhe do ta përqeshjënë, edhe do ta rrahënë me shufrë, edhe do ta pështyjnë ndër sy, edhe do ta vrasënë, edhe të tretënë ditë do të ngjalletë.”
35Edhe atëhere vinë tek ay Jakovi edhe Joanni, të bijt’e Zevedheut, tuke thënë: “Mësonjës, duamë të na bëjsh atë që të lypëjmë.”
36Edhe ay u tha atyre: “Ç’doni t’u bëj unë juve?”
37Edhe ata i thanë: “Epna që të rrimë, një prej së diathtësë sate, edhe një prej së mëngjërësë sate ndë lavdi tënde.”
38Po Jisuj u tha atyre: “S’dini se ç’lypni; munt të pini atë potirrë që pi unë, edhe të pagëzoneni me atë pagëzimnë që pagëzonem unë?
39Edhe ata i thanë: “Muntmë.” Edhe Jisuj u tha atyre: “Atë potirrë që pi unë, do ta pini, edhe me atë pagëzimnë që pagëzonem unë, do të pagëzoneni.
40Po të rrini prej së diathtësë sime e prej së mëngjërësë sime, nuk’ është puna ime ta ap, po do t’u epet’ atyreve, që është bërë gati për ata.
41Edhe të dhietëtë kur dëgjuanë, zunë të zemëronenë për Jokovin’ edhe për Joanninë.
42Po Jisuj si i thirri përanë, u thot’ atyre: “E dini se ata që dukenë se urdhërojënë kombetë, pushtojën’ ata; edhe të mëdhejt’ e atyreve urdhërojën’ ata.
43Po nukë do të jetë kështu ndër ju; po kush të dojë të bënetë i math ndër ju, do të jetë shërbëtori juaj.
44Edhe kush të dojë prej jush të bënet’ i parë, do të jetë shërbëtori të gjithëve;
45Sepse edhe i bir’ i njeriut nuk’ erdhi të shërbenetë, po të shërbejë, edhe të apë jetën’ e ti shpërblim për shumë vetë.”
46Pastaj vinë ndë Jeriho; edhe ay si doli prej Jerihosë bashkë me nxënësit’ e ti, edhe mjaft gjëndëje, Vartimeu i verburë, i bir’ i Timeut, rrinte përan’ udhësë tuke lypurë.
47Edhe kur dëgjoj se është Jisu Nazoreasi, zu të bërtasë e të thotë: “Jisu, i bir’ Dhavidhit, përdëllemë.”
48Edhe shumë vetë e qërtoninë, që të mos bëjë zë; po ay shumë më tepërë bërtiste: “I bir’ i Dhavidhit, përdëllemë.”
49Edhe Jisuj qëndroj, e tha të thërritetë; edhe ata thërresënë të verburinë, e i thonë: Merr zemërë, ngreu; po të thërret.
50Edhe ay si hodhi rroben’ e ti, u ngre e erdhi te Jisuj.
51Edhe Jisuj u përgjeq, e i tha: “Ç’do të të bëj unë?” Edhe i verburi i tha: “Ravvi, që të hap sytë.”
52Edhe Jisuj i tha: “Shko; besa jote të shpëtoj.” Edhe përnjëherë hapi sytë, edhe i vinte pas Jisujt mb’udhë.
Aktualisht i përzgjedhur:
MARKUT Krej 10.: DERKK79
Thekso
Ndaje
Kopjo

A doni që theksimet tuaja të jenë të ruajtura në të gjitha pajisjet që keni? Regjistrohu ose hyr
Interconfessional Bible Society of Albania.

: