Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

MARKUT Krej 12.

Krej 12.
1Pasandaj zuri t’u thot’ atyre me paravolira.
“Një njeri mbolli një vështë, edhe e thuri me garth, edhe rëmoj një tirë, edhe ndërtoj një pirk, edhe e dha ndër bulqë, edhe iku ndë dhe të huaj.
2Edhe ndë kohët të pemëvet dërgoj një shërbëtuar te bulqitë, që të marrë prej bulqish nga pem’ e vështit.
3Po ata e zun’ edhe e rrahnë, edhe e dërguanë prapë sbrazëtë.
4Pasandaj përsëri dërgoj një tiatërë shërbëtuar tek ata; po edhe atë e rrahnë me gurë, edhe i çanë kryetë, edhe e dërguanë prapë të turpëruarë.
5Pasandaj përsëri dërgoj një tiatërë; po e vranë; pasandaj dërgoj shumë të tierë, po dica i rrahnë, edhe dica i vranë.
6Tuke pasurë pra edhe një bir të ti të dashurin’ e ti, e dërgoj edhe atë tek ata së prapmi, tuke thënë se: “Do të kenë turp teim bir.”
7Po ata bulqitë thanë me vetëhen e tyre, se: Kyj është trashëgimtari; ejani, le ta vrasëm, edhe trashëgimi do të jetë yni.
8Edhe e muarnë, edhe e vranë, edhe e nxuarnë jashtë vështit.
9Ç’do të bëjë pra i zoti vështit? Do të vijë, e do të prishjë bulqitë, edhe vështinë do t’ua apë të tierëve.
10– As këtë shkronjë s’e keni kënduarë: “Atë gurinë që s’e pëlqyen’ ata që ndërtojënë, kyj u bë krye cepi;
11Prej Zotit u bë këjo, edhe ësht’ e çudiçime ndë syt tënë.”
12Edhe ata kërkoninë ta zënë; po patnë frikë gjëndëjenë; sepse e kupëtuanë, se tha këtë paravoli për ata; edhe e lan’ e iknë.
13Pasandaj dërgojënë tek ay ca nga Farisejtë edhe nga Irodhianëtë, që ta zënë me fialë.
14Edhe ata erthnë, e i thanë: “Mësonjës, e dimë se je i vërtetë, edhe s’do të dish as për ndonjë; sepse nukë shikon faqen’ e njerëzet, po mëson udhën’ e Perëndisë me të vërtetë. Ësht’ e udhësë t’i apëmë Qesarit pagesë, apo jo? Të apëmë, a të mos apëmë?
15Edhe ay tuke njohurë ipokrisin’ e atyreve, u tha: “Ç’me ngisni? Më bini një dinar që ta shoh.”
16Edhe ata i prunë. Edhe ay u thot’ atyre: “Kujt është këjo shëmbëllesë, edhe këjo përmbishkronjë?”
17Edhe ata i thanë: “E Qesarit.” Edhe Jisuj u përgjeq e u tha atyre: “Epni Qesarit ato që janë të Qesarit, edhe Perëndisë ato që janë të Perëndisë.” Edhe ata u çuditnë për atë.
18Pastaj vinë tek ay Sadhdhuqej, të cilëtë thonë se s’ka të ngjallurë.
19Edhe e pyetnë, tuke thënë: “Mësonjës, Mojsiu na ka shkruarë, se ndë i vdektë ndonjërit i vëllaj, edhe të lërë grua, edhe të nos lërë bij, i vëllaj të marrë gruan’ e ati, edhe të ngjalljë farë për të vëllan’ e ti.
20Ishinë pra shtatë vëllezërë; edhe i pari mori grua, edhe kur vdiq nukë la farë.
21Edhe i dyti e mori atë, edhe vdiq, po as ay s’la farë, edhe i treti po kështu.
22Edhe të shtatë e muarnë, edhe nukë lanë farë; së prapmi të gjithëve vdiq edhe gruaja.
23Mbë të ngjallurit pra, kur të ngjallenë, e cilit nga ata do të jetë gruaja? Sepse të shtatë e patnë atë grua.”
24Po Jisuj u përgjeq, e u tha atyre: “Nukë gënjeneni për këtë, sepse nukë dini shkronjatë, as fuqin’ e Perëndisë.
25Sepse kur të ngjallenë prej së vdekurish, as martojënë, as martonenë; po janë posi ëngjëjtë që janë ndë qiejet.
26Edhe për të vdekuritë se ngjallenë, a s’keni kënduarë ndë vivli të Mojsiut, si i tha Perëndia ndë ferrët, tuke thënë: "Unë jam Perëndia i Avraamit, edhe Perëndia i Isaakut, edhe Perëndia i Jakovit”.
27Perëndia nuk’ është Perëndi të vdekurish, po Perëndi të gjallësh; ju pra gënjeneni shumë.”
28Atëhere një nga shkronjësitë, që dëgjoj ata se po haheshinë me fialë, tuke diturë se u përgjeq mirë atyre, u afrua, edhe e pyeti: “Cila porosi ësht’ e para të gjithave?”
29Edhe Jisuj iu përgjeq, se: “E para e gjithë porosiavet është: “Dëgjo, Israil; Zoti, Perëndia ynë është një Zot;
30Edhe të duaç Zotinë Perëndinë tënt me gjithë zëmrënë tënde, edhe me gjithë shpirtinë tënt, edhe me gjithë mëndëjenë tënde, edhe me gjithë fuqinë tënde.” Këjo ësht’ e para porosi.
31Edhe e dyta po kështu është këjo: “Të duaç të afërminë tënt posi vetëhenë tënde.” Tiatërë porosi më të madhe nga këto nukë ka.”
32Edhe shkronjësi i tha: “Mirë, Mësonjës, me të vërtetë the, se një është Perëndia, edhe s’është tiatërë veç ati.
33Edhe me dashur’ atë me gjithë zemërën’ edhe me gjithë mëndëjen’ edhe me gjithë shpirtin’ edhe me gjithë fuqinë, edhe me dashurë të afërminë posi vetëhenë, është më tepërë se gjithë kurbanetë të gjithëdiegurë, edhe se kurbanetë.”
34Edhe Jisuj kur pa atë, se u përgjeq me mënt, i tha: “Nukë je lark nga mbëretëria e Perëndisë.” Edhe asndonjë s’kuxonte ta pyesë më.
35Edhe Jisuj u përgjeq e tha, tuke mësuarë ndë hieroret: “Qysh thonë shkronjësitë, se Krishti ësht’ i biri Dhavidhit?
36Sepse ay Dhavidhi tha nga an’ e Frymësë Shënjtëruarë: “I tha Zoti Zotit tim: Rri prej së diathtësë sime, gjersa të vë arëmiqt’ e tu ndënë këmbët të këmbëvet të tua.“
37Ay Dhavidhi vetë pra i thotë Zot; edhe nga ësht’ i biri ati?” Edhe gjithë gjëndëjesë i kishte ënda të dëgjojë atë.
38Edhe u thoshte atyre ndë mësim të ti: “Ruhi nga shkronjësitë, që duanë t’ecëjënë me stolia, edhe të përshëndetura ndëpër tregjet,
39Edhe vënde të para ndëpër sinagogjiat, edhe kryemësallash ndëpër darkat.
40Ata që hanë shtëpiat’ e gravet va edhe këtë e bëjënë tuke shtyrë shkak se falenë shumë; këta do të marrënë më tepërë mundim.”
41Edhe Jisuj ndenji kundruell kutisë aspravet, edhe vinte re qysh hithte gjëndëja nga një rame ndë kuti të aspravet; edhe shumë të pasurë hithninë shumë.
42Edhe erdhi një grua e ve edhe e vobektë, edhe hodhi dy të imëta, domethënë një kodhrant.
43Edhe Jisuj thirri përanë nxënësit’ e ti, e u tha atyre: Me të vërtetë po u them juve, se kjo grua e ve edhe e vobektë ka hedhur më tepërë se të gjith’ ata që hothnë ndë kuti të aspravet.
44Sepse të gjithë hothnë prej tepëricësë tyre, po ajo nga të mbeturit’ e saj hodhi gjithë sa pat, gjithë gjën’ e saj.”

Aktualisht i përzgjedhur:

MARKUT Krej 12.: DERKK79

Thekso

Ndaje

Kopjo

None

A doni që theksimet tuaja të jenë të ruajtura në të gjitha pajisjet që keni? Regjistrohu ose hyr