MATTHEUT Krej 19.
Krej 19.
1Edhe Jisuj kur mbaroj këto fialë, u ngrit nga Galilea, edhe erdhi ndë sinoret të Judhesë, përtej Jordhanit.
2Edhe i vanë pas ati shumë gjëndëje; edhe i shëroj ata atie.
3Edhe erthnë tek ay Farisejtë tuke ngarë atë, e tuke thënë ati: “Ndë i ësht’ e udhësë njeriut të lëshonjë gruan’e ti për çdo farë shkaku?
4Edhe ay u përgjeq e u tha atyre: “Nukë keni kënduarë, se ay që bëri ata që ndë kryet të herësë, i bëri ata mashkull edhe femërë?
5Edhe tha: “Për këtë punë njeriu do të lërë t’atën’ e t’ëmënë, edhe do të ngjitetë pas gruasë ti, edhe të dy do të jenë një mish”.
6Kaqë sa nukë janë me dy, po një mish. Atë pra që Perëndia e bëri parë, njeriu le të mos e ndanjë.”
7I thon’ati: “Përse pra Mojsiu ka porositurë t’i epetë kart’ e ndariesë, edhe ta lëshonjë?”
8U thot’ atyre: “Sepse Mojsiu ua la juve të lëshoni gratë tuaja për zemër-ashpërënë tuaj tuaj; po ndë kryet të herësë s’ka qënë kështu.
9Edhe po u them juve, se ay që të lëshonjë gruan’ e ti, përveç për punë kurvërie, edhe të martonetë me tiatërë, kurvëron; edhe ay që të martonetë me grua të lëshuarë, kurvëron.”
10Nxënësit’ e ti i thonë: “Ndë qoftë kështu pun’ e njeriut me gruanë, nuk’ është mirë të martonetë.”
11Edhe ay u thot’ atyre: “Nukë munt ta kupëtonjënë këtë fialë të gjithë, po atyreve që u është dhënë.
12Sepse ka të dredhurë që kanë lindurë kështu që nga barku i s’ëmësë, edhe ka të dredhurë që u drothnë nga njerëzitë; edhe ka të dredhurë që drothnë vetëhen’ e tyre për mbëretërin’e qiejevet. Ay që munt ta kupëtonjë këtë le ta kupëtonjë.
13Atëhere i prun’ati ca çuna të vegjëlë, që të vërë duartë përmbi ata, e t’i bekonjë; edhe nxënësitë i qërtuanë.
14Po Jisuj tha: “Lini çunat’ e vegjëlë, edhe mos i ndalni të vinjënë tek unë; sepse për të tillë është mbëretëri’e qiejevet.”
15Edhe si vuri duartë mbi ata, iku andej.
16Edhe ja tek i erdhi përanë një njeri, e i tha: “Mësonjës i mirë, ç’të mirë të bënj që të kem jetë të pasosurë?”
17Edhe ay i tha: “Ç’më thua i mirë? Asndonjë s’ësht’ i mirë veç një, Perëndia. Po ndë do të hynjç ndë jetët, ruaj porositë.”
18I thot’ ai: “Cilatë?” Edhe Jisuj i tha këto: “Mos vraç; mos kurvëronjç; mos viethç; mos apç martiri të rreme.
19Ndero tët at’ e tët ëmë”; edhe “Të duaç t’afërminë tënt posi vetëhenë tënde.”
20Dialoshi i thot’ ati: “Të gjitha këto i kam ruajturë që mbë të rit tim; po ç’më mbetetë më?”
21Jisuj i tha ati: “Ndë do të bëneç’ i sosurë, shko e shit gjënë tënde, edhe epua të vobeqvet; edhe do të kesh thesar ndë qiell, edhe eja, e ngjitmu pas.
22Po dialoshi kur dëgjoj këtë fialë, iku i helmuarë, sepse kishte shumë gjë.
23Edhe Jisuj u tha nxënësëvet ti: “Me të vërtetë po u them juve, se njeriu i pasurë mezi do të hynjë ndë mbëretërit të qiejevet.
24Edhe përsëri po u them juve: Më kollaj është të shkonjë gamileja ndëpër vrimët të gjylpërësë, se të hyjnë i pasuri ndë mbëretërit të Perëndisë.”
25Edhe nxënësit’ e ti, kur dëgjuanë, tmeroneshinë fort, e thoshinë: “Vallë cili munt të shpëtonjë?”
26Po Jisuj shtyri sytë mb’ ata e u tha atyre: “Te njerëzitë këjo është punë që s’munt të bënetë, po te Perëndia të gjitha munt të bënenë.”
27Atëhere u përgjeq Pietri e i tha ati: “Ja ne tek lam të gjitha, edhe erthmë prapa teje; vallë ç’do të jetë mbë ne?”
28Edhe Jisuj u tha atyre: “Me të vërtetë po u them juve, se ju që më erthtë pas, ndë krijesët të re, kur të rrijë i Bir’ i njeriut mbi fron të lavdisë ti, do të rrini edhe ju mbë dy-mbë-dhietë frone, tuke gjykuarë të dy-mbë-dhietë farat’ e Israilit.
29 Edhe kushdo që la shtëpi, a vëllezërë, a motëra, a atë, a ëmë, a grua, a bij, a ara, për punë t’emërit tim, do të marrë një qint për një, edhe do të trashëgonjë jetë të pasosurë.
30 Po shumë të parë do të jenë të prapsëm, edhe të prapsëm të parë.
Aktualisht i përzgjedhur:
MATTHEUT Krej 19.: DERKK79
Thekso
Ndaje
Kopjo

A doni që theksimet tuaja të jenë të ruajtura në të gjitha pajisjet që keni? Regjistrohu ose hyr
Interconfessional Bible Society of Albania.

: