Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

MATTHEUT Krej 18.

Krej 18.
1Nd’ atë orë erthnë nxënësitë te Jisuj, e i thanë: “Vallë cili është më i math ndë mbëretërit të qiejevet?”
2Edhe Jisuj thirri përanë vetëhesë ti një çun të vogëlë, edhe e qëndroj atë ndë mest t’atyre, e tha:
3“Me të vërtetë po u them juve, ndë mos u këthefshi, e të bëneni posi çunat’ e vegjëlë, nukë do të hyni ndë mbëretërit të qiejevet.
4Kush të ungjnjë pra vetëhen’ e ti posi kyj çun’ i vogëlë, kyj është më i math ndë mbëretërit të qiejevet;
5Edhe kush të presë një të tillë çun të vogëlë mb’ emërit tim, më ka priturë mua.
6Po kush të skandhalisnjë një nga këta të vegjëlitë që më mbesonjënë, është mirë për atë t’i varetë një gur mulliri mbi qafët t’ati, edhe të kredhetë ndë funt të detit.
7Mier bota nga skandhalitë; sepse është nevojë të vinjënë skadhalitë; po mier ay njeri, prej të cilit vien skandhalia.
8Edhe ndë të skandhalistë dora jote a këmba jote, preji, edhe hidhi prej teje; më mirë është për tyj të hynjç ndë jetët i çalë a dorac, se të kesh dy duar a dy këmbë, e të hidheç ndë ziarr të pasosurë.
9Edhe ndë të skandhalistë syri yt, nxire atë, e hidhe prej teje; më mirë është për tyj të hynjç ndë jetët me një sy vetëmë, se të kesh dy sy, e të hidheç ndë gjehenë të ziarrit.
10Shikoni, mos bëni për asgjë një nga këta të vegjëlitë; sepse po u them juve, se ëngjëjt’ e atyre ndë qiejet shohënë gjithënjë faqen’ e tim Eti që është ndë qiejet.
11Sepse i Bir’ i njeriut erdhi të shpëtonjë të humburinë.
12Ç’u duketë juve? Ndë pastë ndonjë njeri një qint dhën, edhe t’i humbasë një nga ato, a nukë lë të nëntë-dhiet’e nëntatë, e vete ndëpër malet të kërkonjë të humburënë?
13Edhe ndë qoftë se e gjen, me të vërtetë po u them juve, se gëzonetë më tepërë për atë se për të nëntë-dhiet’e nëntat, që s’kanë humburë.
14Kështu nuk’ ësht’ e dashurë përpara Atit tuaj që është ndë qiejet, të humbasë një nga këta të vegjëlitë.
15Edhe ndë bëftë faj yt vëlla, shko edhe qërtoje ndë mes teje edhe ati vetëmë; ndë të dëgjoftë, e fitove tët vëlla;
16Po ndë mos të dëgjoftë, merr me vetëhe edhe një a dy vetë, që të “qëndronjë çdo fialë ndë gojë dy a tre martirëve”.
17Edhe ndë mos u dëgjoftë atyre, thuaja këtë qishësë; edhe ndë mos i dëgjoftë edhe qishësë, atëhere ay le të jetë posi gjëntari edhe kumerqari.
18Me të vërtetë u them juve: Ç’të lithni mbi dhet, do të jenë lidhurë ndë qiellt; edhe ç’të sgjithni mbi dhet, do të jenë sgjidhurë ndë qiellt.
19Përsëri po u them juve, se ndë qofshinë mbi dhet dy vetë nga ju me një fialë, për çdo fare gjëje që të lypnjënë, do t’u bënet’ atyre nga im Atë që është ndë qiejet.
20Sepse ku të jenë dy a tre vetë mbëledhurë mb’ emërit tim, atie jam edhe unë ndë mest t’atyre.”
21Atëhere i erdhi përanë Pietri, e tha: “Zot, ndë më fëjeftë im vëlla, sa herë do t’ia fal ati? Gjer mbë shtatë herë?”
22Jisuj i thot’ati: “Nukë të them, gjer mbë shtatë herë, po gjer mbë shtatë-dhietë herë nga shtatë herë.
23Përandaj mbëretëri’e qiejevet gjau me një njeri mbëret, që deshi të bënjë llogari me shërbëtorët e ti.
24Edhe kur zuri të bënjë llogari, i prunë një detuar që i kishte detyrë dhietë mijë tallanta.
25Edhe ay passi nukë kishte t’i lanjë, i zoti urdhëroj të shitet’ ay, edhe gruaja e ati, edhe të bijtë, edhe gjithë se ç’kishte, edhe të lahetë detyra.
26Po shërbëtori i ra ndër këmbë, e i lutej, tuke thënë: Zot, bënu zemërë-gjerë mbë mua, edhe do të t’i lanj të gjitha.
27Edhe të zot si niu dhëmp ay shërbëtori, e lëshoj, edhe ia la detyrënë.
28Po ay shërbëtori si dolli, gjeti një nga shërbëtorëtë shokët’ e ti që i kishte detyrë ati një qint dinarë; edhe si e zuri, e mbyste, tuke thënë: “Lamë ç’detyrë më ke.”
29 Atëhere pra shërbëtori shok i ti i ra ndër këmbë, e i lutej, tuke thënë: “Bënu zemërë-gjërë mbë mua, edhe do të t’i lanj të gjitha.”
30Edhe ay nukë donte, po shkoj edhe e vuri ndë burk, gjersa t’i lante detyrënë.
31Edhe shërbëtorëtë shokët’ e ati, kur panë se ç’u bë, u helmuanë fort; edhe erthnë e i dëftyenë të zot gjithë sa u bënë.
32Atëhere i zoti e thirri përanë, e i tha: “Shërbëtor i lik, gjith’ atë detyrë ta lashë tyj, sepse m’u lute.
33Nukë duhej edhe ti ta përdëllenje shërbëtorinë shokunë tënt, sikundër të përdëlleva edhe unë tyj?”
34Edhe i zoti u zemërua, edhe e dha ndër duart t’atyre që mundonjënë, gjersa të lanjë gjithë detyrënë që i kishte ati.
35Kështu edhe im Atë qiellori do t’ua bënjë juve, ndë mos ua falçi me gjithë zëmërat tuaja gjithë-secili të vëllat ti fajet’e atyre.

Aktualisht i përzgjedhur:

MATTHEUT Krej 18.: DERKK79

Thekso

Ndaje

Kopjo

None

A doni që theksimet tuaja të jenë të ruajtura në të gjitha pajisjet që keni? Regjistrohu ose hyr