Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

LLUKËSË Krej 3.

Krej 3.
1Edhe mbë të pesë-mbë-dhietinë vit të qyvernisë Tiverit Qesarit, kur ishte Pillat Pontiu qyvernitar i Judhesë, edhe Irodhi katrurdhëratës i Galilesë, e Filippi, i vëllai katrurdhëratës i Iturësë edhe vëndit Trahonitisë,
2Edhe Lysania ndë dit të kryepriftëret Anësë e Kajafësë, erdhi fjal’ e Perëndisë mbë Joannë, të birin’ e Zaharisë. ndë shkretërirët.
3Edhe erdhi ndë gjithë vëndinë rrotullë Jordhanit, tuke leçiturë pagëzim pendimi për ndëjesën’ e fajevet;
4Sikundrë është shkruarë ndë vivllët të fialëvet të profitit Isai, që thotë: ”Zër’ i ati që bërtet ndë shkretëtirët, Bëni gati udhën’ e Zotit, bëni të drejta rrugat’e ati.
5Çdo shpellë do të mbushetë, edhe çdo mal e kodrë do të ungjetë, edhe të shtrëmburatë do të bënenë të drejta, edhe udhët’ e ashpëra do të bënenë të buta;
6Edhe çdo mish do të shohë shpëtimin’ e Perëndisë”.
7U thoshte pra gjëndëjesë që shkoninë jashtë të pagëzoneshinë prej ati: “Këlysh’ nepërkash, kush u dëfteu juve të ikëni prej zemërimit që ka për t’ ardhurë?
8Bëni pra pemë të vëjyera për pendiminë, edhe mos ziri të thoni me vetëhe, se: Kemi Atë Avraaminë; sepse po u them juve, se Perëndia munt t’i ngjalljë djem Avraamit prej këtyre gurëve.
9Edhe tashti gjëndetë edhe sëpata ndë rrëzët të druvet; çdo dru pra që nukë bën pemë të mirë, pritetë edhe hidhetë ndë ziarr.”
10Edhe gjëndëja e pyesninë, tuke thënë: “Ç’do të bëjmë pra?”
11Edhe ay u përgjeq e u tha atyre: “Kush të ketë dy palë rrobe le t’i apë ati që s’ka; edhe kush të ketë të ngrëna, le të bëjë kështu.”
12Erdhë edhe kurmerqarë që të pagëzoneshinë, edhe i thanë: “Mësonjës, ç’do të bëjmë?”
13Edhe ay u tha atyre: “Mos merrni gjë më tepërë, veç asaj që ësht’ urdhëruarë mbë ju.”
14Edhe e pyesnin’ edhe luftëtarëtë, tuke thënë: “Edhe na ç’do të bëjmë?” Edhe u tha atyre: “Mos bëni dëm, as mos kallëzoni keq për njeri; edhe le t’u jenë mjaft pagatë tuaja.”
15Edhe llauzi passi ishte tuke priturë edhe të gjithë mendoneshinë ndë zemërat të tyre për Joannë, vallë mos ësht’ ay Krishti,
16Joanni u përgjeq të gjithëve, tuke thënë: “Un’ u pagëzonj juve me ujë; po vien më i forti se unë, të cilit s’jam i zoti t’i sgjith rrypn’ e shollavet; ay do t’u pagëzonjë juve me Frymë të Shënjtëruar’ e me ziarr;
17I cili mban lopatënë ndë dorë të ti, edhe do të qëronjë lëmën’ e ti, edhe do të mbëledhë grurëtë ndë grunar të ti, edhe do të diegë kashtënë ndë ziarr të pashuarë.”
18Edhe tuke mësuarë i epte zën’ e mirë llauzit për shumë të tiera punë.
19Edhe Irodhi katrurdhëratësi, passi qërtonej prej ati për Irodhiadhënë, gruan’ e [Filippit] të vëllat, edhe për gjith’ ato të këqia që pat bërë Irodhi,
20Shtoj edhe këtë përmbi të gjitha, edhe mbylli Joannë ndë burgut.
21Edhe gjithë llauzi passi u pagëzua, edhe Jisuj kur ishte tuke pagëzuar’ e tuke falurë,
22U hap qielli, edhe Frym’ e Shënjtëruarë sbriti mbi atë me një farë trupi posi pëllump, edhe erdhi një zë nga qielli, tuke thënë: “Ti je biri im i dashuri, tyj të pëlqeva.”
23Edhe ay Jisuj zuri të jetë afro tri-dhietë vieç, që ishte (si e kujtoninë bota) i bir’ i Josifit, i Iliut,
24I Matthatit, i Leviut, i Melhiut,
25I Annajt, i Josifit, i Mattathiut, i Amosit, i Naumit, i Esliut,
26I Naggajt, i Maathit, i Matathiut, i Semejt, i Josifit, i Judhësë,
27I Ioannajt, i Risajt, i Zororvavelit, i Sallathiilit, i Niriut,
28I Melhiut, i Adhdhiut, i Kosamit,
29I Elmodhamit, i Irit, i Josiut, i Eliezeret, i Jorejmit, i Matthatit,
30I Leviut, i Simeonit, i Judhesë, i Josifit,
31I Jonanit, i Eliaqejmit, i Meleajt, i Majnanit, i Mattathajt,
32I Nathanit, i Dhavidhit, i Jesseut, i Ovidhit, i Voozit, i Sallmonit, i Naasonit,
33I Amminadhavit, i Aramit, i Esromit,
34I Faresit, i Judhesë, i Jakovit, i Isaakut, i Avraamit, i Tharajt,
35I Nahorit, i Saruhut, i Ragavit, i Falekut, i Everit, i Sallajt,
36I Kajnanit, i Arraksadhit, i Simit, i Noesë,
37I Llamehut, i Mathusallësë, i Enohut, i Iaredhit, i Malelejlit,
38I Kajnanit, i Enosit, i Sithit, i Adhamit, i Perëndisë.

Aktualisht i përzgjedhur:

LLUKËSË Krej 3.: DERKK79

Thekso

Ndaje

Kopjo

None

A doni që theksimet tuaja të jenë të ruajtura në të gjitha pajisjet që keni? Regjistrohu ose hyr