Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

LLUKËSË Krej 4.

Krej 4.
1Edhe Jisuj plot me Frymë të Shënjtëruarë u kthye nga Jordhani; edhe u pru nga Fryma ndë shkretëtirët,
2Tuke u ngarë nga dialli dyzet dit. Edhe nukë hëngri gjë fare nd’ ato dit; edhe si u mblushnë ato, pastaj i erdhi uri.
3Edhe dialli i tha: “Ndë je i bir’ i Perëndisë, thuaj këti guri të bënetë bukë.”
4Edhe Jisuj iu përgjeq tuke thënë: “Është shkruarë, “Se njeriu nukë do të rronjë vetëmë me bukë, po me çdo fialë të Perëndisë.”
5— Edhe dialli e hipi mbë një mal të lartë, e i dëfteu gjithë mbëretërit’ e botësë për një grimë here.
6Edhe dialli i tha: “Do t’ ap gjithë këtë pushtet, edhe lavdin’ e atyreve; sepse është dhënë ndë dorët time, edhe ia ap kujt të dua.
7Ti pra ndë m’u falç, këto të gjitha do të jenë të tuatë.”
8Po Jisuj u përgjeq e i tha: [Shporru prapa meje, Satana, sepse), është shkruarë: “Do t’i falesh Zotit Perëndisë tënt, edhe ati vetëmë do t’i lutesh.”
9— Edhe ay e pruri ndë Jerusalim, edhe e qëndroj mbi fletëzët të hieroresë, edhe i tha: “Ndë je i bir’ i Perëndisë, hith vetëhenë tënde poshtë së këtejmi; sepse është shkruarë:
10“Se do t’ urdhëronjë ëngjëjt’ e ti për tyj, që të të ruanjënë”;
11Edhe: “Se do të të ngrenë mbi duart, që të mos përpjekç këmbënë tënde mbë gur.”
12Edhe Jisuj u përgjeq e i tha, se është thënë: “Nukë ke për të ngarë Zonë Perëndinë tënt.”
13Edhe dialli passi mbaroj çdo ngasëje, u largua prej ati për disa kohë.
14Edhe Jisuj u këthye me fuqin’ e Frymësë ndë Galilet; edhe dolli zë për atë mbë gjith’ atë vënt rrotullë.
15Edhe ay mësonte ndëpër sinagogjit t’atyreve, tuke lavduarë prej së gjithësh.
16Edhe erdhi ndë Nazaret, atie ku ishte rriturë; edhe pas zakonit ti hyri ndë sinagogjit ditën’ e shëtunë, edhe u ngrit të këndonjë.
17Edhe ata i dhanë vivlin’ e profitit Isai; edhe si hapi vivlinë, gjeti atë vëndinë, që ishte shkruarë:
18“Frym’ e Zotit është mbi mua; përandaj më leu me vaj; më dërgoj t’u ap zën’ e mirë të vobeqvet, të shëronj ata që kanë thyerë zëmrënë, të leçis dëlirie skllevet, edhe të verburet të hapurit e syvet, të dërgonj të shtrënguarëtë ndë dëlirie.
19Të leçis mot të pëlqyerë të Zoti.”
20Edhe si mbylli vivlinë, ia dha shërbëtorit, edhe ndenji; edhe të gjith’ ata që ishinë ndë sinagogjit kishinë shtyrë sytë mbi atë.
21Edhe zuri t’u thoshte atyre, se: “Sot u mblush këjo shkronjë ndë veshët tuaj.”
22Edhe të gjithë martirisinë mb’atë, edhe çuditeshinë për fialët’e hirit që delinë prej gojës’ ati, edhe thoshinë: “Nuk’ është kyj i bir’ i Josifit?”
23Edhe ay u tha atyre: “Vërtet do të më thoni këtë paravoli: Mjekës, shëro vetëhenë tënde; sa ndigjuam që janë bërë ndë Kapernaum, bën edhe këtu ndë dhet tënt.”
24Po ay tha: “Vërtet po u them juve, se asndonjë profit nuk’ ësht’ i pëlqyerë ndë dhet të ti.
25Edhe me të vërtetë po u them juve: Shumë gra të va ishinë ndë Israil ndë dit të Iliut, kur u mbyll qielli tre viet e gjashtë muaj, kur u bë një zi e madhe mbë gjithë dhenë.
26Po as te ndonjëra nga ato nuk’ u dërgua Iliu, përveç te gruaja e ve ndë Sareptë të Sidhonësë.
27Edhe shumë të krromosur’ ishinë ndë Israil ndë dit të profitit Elisse; po asndonjë nga ata nuk’ u qërua, përveç Neeman Syriani.”
28Edhe gjith’ ata që ishinë ndë sinagogjit, kur ndigjuanë këto, u mblushnë me zemërim.
29Edhe u ngritnë edhe e nxuarrë jashtë qytetit; edhe e prunë gjer ndë buzët të malit, atie ku ish ndërtuarë qytet’ i atyreve, që t’e rrëzoninë përposh.
30Po ay shkoj për mes t’atyreve, edhe iku.
31Edhe sbriti ndë Kapernaum, qytetn’ e Galilesë; edhe ishte tuke mësuar’ ata për të shëtuna.
32Edhe maniteshinë për të mësuarët’ e ti; sepse fial’ e ati ishte me pushtet.
33Edhe ndë sinagogjit ishte një njeri që kishte frymë dialli të ndyrë, edhe bërtiti me zë të math, tuke thënë:
34“Mier! Ç’ke me ne edhe ti, Jisu Nazarinas? Erdhe të na humbaç? Të njoh se cili je, Shënjti i Perëndisë.”
35Po Jisuj e qërtoj, tuke thënë: “Mbëlith gojënë, edhe dil prej ati pa i bërë dëm fare.” Edhe dialli si e hodhi ndë mest, dolli prej ati, pa i bërë dëm fare.
36Edhe të gjith’ u habitnë, edhe flisinë njëri me jatrinë, tuke thënë: “Ç’është këjo fialë, që urdhëron frymat’ e ndyra me pushtet e me fuqi, edhe dalënë?
37Edhe dilte zë për atë kudo qark ati vëndi.
38Edhe ay u ngrit prej sinagogjisë, e hyri ndë shtëpit të Simonit; edhe kishinë zënë ethe të mëdha të viehërrën’ e Simonit; edhe iu lutnë për atë.
39Edhe ay si ndenji sipër’ asaj, qërtoj ethetë, edhe e lanë; edhe ajo përnjëherë u ngrit e i shërbente.
40Edhe kur po perëndonte dielli, gjithë sa kishinë të sëmurë prej çdo farë lëngatash, i prunë tek ay; edhe ay, si vuri duartë siprë mbi cilinëdo, i shëroj.
41Edhe prej shumësh delinë edhe diaj tuke klithur’ e tuke thënë, se: “Ti je Krishti, i bir’ i Perëndisë.” Edhe ay tuke qërtuarë s’i linte të flisninë, sepse e njihinë se ay ish Kristi.
42Edhe si u bë ditë, dolli e vate ndë një vënt të shkretë; edhe gjëndëja e kërkoninë, edhe erdhë gjer aty; edhe e mbaninë, për të mos ikë prej asish.
43Po ay u tha atyre se: “Duhetë të ap zën’ e mirë për mbëretërin’ e Perëndisë edhe ndëpër të tierët qytete, sepse për këtë punë jam dërguarë.”
44Edhe ishte tuke leçiturë ndëpër sinagogjit të Galilesë.

Aktualisht i përzgjedhur:

LLUKËSË Krej 4.: DERKK79

Thekso

Ndaje

Kopjo

None

A doni që theksimet tuaja të jenë të ruajtura në të gjitha pajisjet që keni? Regjistrohu ose hyr