Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

LLUKËSË Krej 2.

Krej 2.
1Edhe nd’ato dit dolli urdhërë prej Qesarit Avgustit të shkruhenë gjithë bota.
2Këta të shkruarë të parë u bë, kur ishte Qyrini qyvernitar i Syrisë.
3Edhe të gjithë vijnë të shkruheshinë, sicili ndë qytet të ti.
4Hipi edhe Josifi prej Galilesë, prej qytetit Nazaret, ndë Judhet, ndë qytet të Dhavidhit, që qjuhetë Vithleem (sepse ay ishte prej shtëpisë edhe prej atërisë Dhavidhit),
5Që të shkruhej bashkë me Mariamënë, që ishte vluarë me atë për grua, e cila ishte me barrë.
6Edhe ata tek ishin’ atie, asaj i u mblushnë dittë që të piellë.
7Edhe polli birr’e saj të paralindurinë, edhe e pështolli ndë shpargërë, edhe e vuri ndë grasht, sepse nukë kishinë vënt atie ku kishinë rënë.
8Edhe nd’atë vënt ishinë ca barinj rënë ndër ara, tuke ruajturë me radhë natënë tufën’ e tyre.
9Edhe javoka ëngjëll i Zotit tek erdhi mb’ ata, edhe lavdi’ e Zotit ndriti rrotull’ atyre, edhe u frikësuanë me frikë të madhe.
10Edhe ëngjëlli u tha atyre: “Mos frikësohi, sepse na te po u ap juve zë të mirë për një gëzim të math, që do të jetë mbë gjithë llauzinë;
11Sepse sot u lindi juve ndë qytet të Dhavidhit një shpëtimtar, i cili është Zoti Krisht.
12Edhe këjo shenjëdo të jetë ndër ju. Do të gjeni një foshnje pështiellë ndë shpargërë, dergjurë ndë grasht.”
13Edhe bashkë me ëngjëllinë u duk papriturë një shumicë ushtëri qiellore, tuke lavduruarë Perëndinë, e tuke thënë:
14“Lavdi mbë Perëndinë që është mbë të lartat, edhe paqtim mbë dhet, pëlqim ndë njerëzit.”
15Edhe ëngjëjtë si iknë prej atyreve ndë qiell, ata barinjtë thanë njëri jatërit: “Le të vemi tani gjer ndë Vithleem, e te shohmë këtë punë që është bërë, të cilënë na e dëfteu Zoti.
16Edhe erdhë me vrap, e gjetnë Mariamën edhe Josifnë, edhe foshnjenë dergjurë ndë grasht.
17Edhe ata si panë, dëftyenë për fialënë që u fol atyreve për këtë dialë.
18Edhe gjith’ ata që ndigjuanë u çuditnë për ato fialë që u folnë atyre barinjtë.
19Edhe Mariama ruante me vete gjithë këto fialë, tuke menduarë ndë zenërët të sajpër ato.
20Edhe barinjtë u kthyenë tuke lavduruar’ e tuke nderuarë Perëndinë për gjith’ ato që ndigjuan’ e panë, sikundrë u fol tek ata.
21Edhe kur u mblushnë të tetë dittë për të rrethprerë dialënë, emër’ i ati u qjuajt Jisu, që ishte qjuajturë prej ëngjëllit para se qe zënë ndë barkut.
22Edhe kur u mblushnë ditt’ e të pastruarit asaj, pas nomit Mojsiut, e prunë ndë Jerusalim, t’e nxirinë përpara Zotit,
23Sikundrë është shkruarë ndë nomt të Zotit: “Se çdo mashkull që hap shtratin’ e barkut do të qjuhetë shënjt te Zoti.“
24Edhe për të dhënë kurbaninë, sikundrë është thënë ndë nomt të Zotit: ”Një parë turtuj, a dy zoq pëllumbash.”
25Edhe na tek ishte një njeri ndë Jerusalim që e kishte emërinë Simeon; edhe kyj njeri ishte i drejtë edhe me frikë të Perëndisë, tuke priturë ngushullimin’e Israilit. Edhe Frym’ e Shënjtëruarë ish mbi atë.
26Edhe ish sbuluarë tek ay prej Frymësë Shënjtëruarë, të mos shohë vdekëje, para se të shohë Krishtin’e Zotit.
27Edhe erdhi me anë të Frymës’ Shënjtëruarë ndë hieroret; edhe përindetë kur prunë brënda dialënë Jisunë, që të bëninë për atë pas zakonit nomit,
28Ay e mori ndë duar të ti, edhe bekoj Perëndinë, e tha:
29“Tashti, o Zotëri, lëshon shërbëtorinë tënt me paqtim, pas fialësë sate,
30Sepse syt’ e mi panë shpëtiminë tënt,
31Që bëre gati përpara sysh gjithë llauzevet,
32Dritë për të ndriturit’ e kombevet, edhe lavdi për llausnë tënt Israilinë.
33Edhe Josifi edhe e ëma po çuditeshinë për ato që fliteshinë për atë.
34Edhe Simeoni i bekoj, edhe i tha Mariamësë, s’ëmës’ ati: “Na kyj te gjëndetë për të rënë edhë për të ngriturë shumë vetëve ndë Israilt. Edhe për shenjë që flitetë kundrë ati.
35(Edhe një shpatë ka për të depërtuarë shpirtinë tënt) që të sbulonenë mendimet’ e shumë zëmrave.
36Edhe atie ishte Anna, një profitëreshë, e bij’ e Fanuilit, prej farës’ Asirit; ajo ishte shum’ e lashtë ndër dit, kishte rruarë shtatë viet bashkë me burrinë pas vërgjërisë saj.
37Edhe ajo ishte grua e ve afro tetë-dhiet’ e katrë vieç, e cila nukë ndahej prej hieroresë, tuke luturë me agjërime e me të falura nat’ e ditë.
38Edhe ajo, passi harriti atë kohë, lavduronte Zonë, edhe u fliste për atë gjith’ atyreve që prisninë shpërblim ndë Jerusalim.
39Edhe si mbaruanë gjithë punëtë pas nomit Zotit, u kthyenë ndë Galile, ndë Nazaret, qytetin’ e tyre.
40Edhe diali rritej e forconej ndë frymë, tuke mblushurë me dituri; edhe hiri i Perëndisë ishte mbi atë.
41Edhe përindët’ e ati vijnë përviet ndë Jerusalim për të kremten’ e pashkësë.
42Edhe si u bë dy-mbë-dhietë vieç, ata hipnë ndë Jerusalim pas zakonit së kremtesë.
43Edhe si u mbaruanë dittë, mbë të kthyerët të tyre, diali Jisu mbeti prapa ndë Jerusalim; edhe Josifi edhe e ëma nukë dijnë.
44Po kujtuanë, se ay është mb’udhë me shokët, ata erdhë një dit’ udhë; edhe e kërkoninë ndëpër fist e ndëpër të njohurit.
45Edhe passi nuk’ e gjetnë, u kthyenë ndë Jerusalim tuke kërkuar’ atë.
46Edhe pas tri diç e gjetnë ndë hieroret, ndenjurë ndë mest të mësonjëset, tuke ndigjuar’ ata, e tuke pyetur’ ata.
47Edhe gjith’ ata që e ndigjoninë maniteshinë për mëndëjen’ e për të përgjegjurat’ e ati.
48Edhe kur e pan’ atë, u habitnë; edhe e ëma i tha: “O bir, ç’na bëre kështu? Na yt atë edhe unë te po të kërkojmë me pikëllim.”
49Edhe ay u tha atyre: “Përse më kërkonitë? Nuk’ e dinitë, se unë duhetë të jem ndë punët të tim et?”
50Po ata nuk’ e kupëtuanë fialënë që u tha atyre.
51Edhe sbriti bashkë me ata, edhe erdhi ndë Nazaret; edhe ishte tuke u bindurë nd’ ata, dhe e ëma ruante gjithë këto fialë ndë zemërët të saj.
52Edhe Jisuj vinte mbarë nd’ urtësi e ndë moshë e ndë hir përpara Perëndisë e njerëzet.

Aktualisht i përzgjedhur:

LLUKËSË Krej 2.: DERKK79

Thekso

Ndaje

Kopjo

None

A doni që theksimet tuaja të jenë të ruajtura në të gjitha pajisjet që keni? Regjistrohu ose hyr