Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Sofonia 1

1
1Fjala e Zotit që iu drejtua Sofonisë, birit të Kushit, të birit të Gedaliahut, të birit të Amarjahut, të birit të Ezekisë, në ditët e Josisë, birit të Amonit, mbretit të Judës.
Gjykimi
2«Do ta shuaj fare çdo gjë prej faqes së dheut,
kumton Zoti.
3Do t'i shuaj njerëzit e kafshët,
shpendët e qiellit e peshqit e detit,
ngasësit#1.3 ose: do t'i pengoj të paudhët e të paudhët.
Do ta zhbij njerëzimin prej faqes së dheut,
kumton Zoti.
4Do ta ngre dorën kundër Judës,
kundër mbarë banorëve të Jerusalemit.
Do t'i zhbij prej këtij vendi mbetjet e Baalit,
emrat e ithtarëve bashkë me priftërinjtë e tij,
5ata që, mbi çati, adhurojnë ushtritë e qiellit,
që adhurojnë e zotohen për Zotin,
por që i zotohen edhe Malkamit.
6Do t'i zhbij ata që i kthyen shpinën Zotit,
ata që nuk e kërkojnë Zotin
dhe që prej tij nuk marrin këshillë.
7Hesht para Zotit, Zotit tim,
se po afron dita e Zotit.
Zoti ka përgatitur fli,
të ftuarit i ka shenjtëruar.
8Në ditën e flisë së Zotit,
do t'i ndëshkoj princat e bijtë e mbretit,
tërë ata që vishen me petka të huaja.
9Atë ditë do të ndëshkoj
tërë ata që kërcejnë nëpër pragje,
që shtëpinë e zotërisë së vet
e mbushin me dhunë e mashtrime.
10Atë ditë, kumton Zoti,
do të dëgjohen klithma nga Porta e Peshqve,
vaje nga Lagjja e Re,
dhe një potere e madhe prej kodrave.
11Vini kujën, o banorë të Thukut,
se u shkatërrua tërë populli i Kanaanit,
se morën fund tregtarët e argjendit.
12Atë ditë, do ta zhbiroj me kandil Jerusalemin,
do t'i ndëshkoj ata që u dendën mirë në llumin e tyre
e që me vete thonë:
Zoti nuk bën as mirë, as keq!”.
13Pasuria e tyre do të plaçkitet,
shtëpitë e tyre do të rrënohen.
Do të ndërtojnë shtëpi,
por s'do të banojnë në to.
Do të mbjellin vreshta,
por s'do t'ia pinë verën.
14Po afron dita e madhe e Zotit,
është afër e shumë po nxiton.
Ushtima e ditës së Zotit është e hidhur
dhe trimi klith atje.
15Ditë e furishme është ajo,
ditë kobi e mundimesh,
ditë shkatërrimi e rrënimi,
ditë errësire e terri,
ditë e vrenjtur sterrë,
16ditë trumbetash e kushtrimi,
për qytetet e fortifikuara
e për kullat e ngritura në çdo kënd.
17Do t'i mundoj njerëzit
e si të verbër do të enden,
se mëkatuan kundër Zotit.
Do t'u derdhet gjaku si rëra,
të përbrendshmet porsi jashtëqitjet.
18As argjendi, as ari,
nuk do t'i shpëtojë dot.
Mbarë toka do të përpihet,
në ditën e furishme të Zotit,
në zjarrin e zellit të tij.
Befas do t'u japë fund,
mbarë banorëve të tokës».

Aktualisht i përzgjedhur:

Sofonia 1: AL1

Thekso

Ndaje

Copy

None

A doni që theksimet tuaja të jenë të ruajtura në të gjitha pajisjet që keni? Regjistrohu ose hyr

YouVersion përdor cookie për të personalizuar përvojën tuaj. Duke përdorur faqen tonë të internetit, ju pranoni përdorimin tonë të cookies siç përshkruhet në Politikën tonë të Privatësisë