Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Dalja 40

40
Vajosja e tendës
1 Zoti i tha Moisiut: 2«Ngrije tendën, tendën e takimit, në ditën e parë të muajit të parë. 3Vendose arkën e dëshmisë pas velit. 4Sille tryezën e shtroje siç duhet. Sille shandanin e vendosi llambat. 5Vendose altarin e artë që përdoret për të djegur temjan, përpara arkës së dëshmisë e vare perden në hyrje të tendës. 6Vendose altarin e flive të shkrumbimit përpara hyrjes së tendës, tendës së takimit. 7Legenin vendose ndërmjet tendës së takimit e altarit dhe mbushe me ujë. 8Rrethoje oborrin e vare perden në hyrje të tij. 9Merre vajin e vajosjes dhe vajos tendën me tërë orenditë. Shenjtëroje bashkë me tërë enët përkatëse që tenda të jetë e shenjtë. 10Vajose altarin e flive të shkrumbimit bashkë me tërë enët përkatëse. Shenjtëroje që altari të jetë tejet i shenjtë. 11Vajose legenin bashkë me bazën dhe shenjtëroje.
12Pastaj afroje Aronin me bijtë e tij te hyrja e tendës së takimit dhe laji me ujë. 13Vishja Aronit rrobat e shenjta. Vajose dhe shenjtëroje që të më shërbejë si prift. 14Afroji edhe bijtë e tij dhe vishua tunikat. 15Vajosi edhe ata, sikurse vajose atin e tyre, që të më shërbejnë si priftërinj. Me këtë vajosje ata do të jenë priftërinj të përhershëm, brez pas brezi».
16Moisiu bëri gjithçka ashtu siç e kishte urdhëruar Zoti. 17Kështu, në ditën e parë të muajit të parë të vitit të dytë, tenda u ngrit. 18Moisiu e ngriti tendën. I vuri bazat, dërrasat, shtizat dhe shtyllat. 19Mbi tendë shtriu mbulesën siç e kishte urdhëruar Zoti. 20Pastaj mori dëshminë dhe e vuri në arkë. Ia vendosi shufrat arkës dhe mbi të vuri pajtimoren. 21Arkën e solli në tendë dhe, pasi vari velin, arka e dëshmisë u nda siç e kishte urdhëruar Zoti. 22Pastaj solli tryezën në tendën e takimit dhe e vuri në anën tjetër të velit, në krahun verior të tendës. 23Mbi të shtroi bukët kushtuar Zotit, siç e kishte urdhëruar Zoti. 24Solli edhe shandanin në tendën e takimit dhe e vuri përballë tryezës, në krahun jugor të tendës. 25Ia vendosi edhe llambat siç e kishte urdhëruar Zoti. 26Pastaj solli altarin në tendën e takimit dhe e vuri përballë velit. 27Në të dogji temjan erëkëndshëm siç e kishte urdhëruar Zoti. 28Pastaj vari perden në të hyrë të tendës. 29Altarin e flive të shkrumbimit e vuri në të hyrë të tendës, tendës së takimit. Në të kushtoi fli shkrumbimi dhe fli drithi siç e kishte urdhëruar Zoti. 30Legenin e vendosi ndërmjet tendës së takimit dhe altarit dhe e mbushi me ujë për larjen. 31Moisiu, Aroni e bijtë e tij e përdornin për të larë duart dhe këmbët 32sa herë që hynin në tendën e takimit ose i afroheshin altarit, siç e kishte urdhëruar Zoti. 33Pastaj e rrethoi oborrin përreth tendës e altarit dhe vari perden në të hyrë të tij. Kështu Moisiu i përfundoi punimet.
Lavdia e Perëndisë
34Atëherë reja e mbuloi tendën e takimit dhe lavdia e Zotit mbushi tendën. 35Moisiu nuk hyri dot në tendën e takimit, sepse reja prehej mbi të dhe lavdia e Zotit kishte mbushur tendën. 36Gjatë gjithë shtegtimit të tyre, izraelitët niseshin për udhë sa herë që reja ngrihej nga tenda. 37Nëse reja nuk ngrihej, ata nuk niseshin deri kur vinte dita që ajo të ngrihej. 38Tërë shtëpia e Izraelit, gjatë gjithë shtegtimit të tyre, e shihte renë e Zotit mbi tendë gjatë ditës dhe zjarrin në të gjatë natës.

Aktualisht i përzgjedhur:

Dalja 40: AL1

Thekso

Ndaje

Copy

None

A doni që theksimet tuaja të jenë të ruajtura në të gjitha pajisjet që keni? Regjistrohu ose hyr

YouVersion përdor cookie për të personalizuar përvojën tuaj. Duke përdorur faqen tonë të internetit, ju pranoni përdorimin tonë të cookies siç përshkruhet në Politikën tonë të Privatësisë