YouVersion Logo
Search Icon

Çdo ditë me radhëSample

Çdo ditë me radhë

DAY 320 OF 366

«...bëj këtë një gjë: duke harruar ato që kam lënë pas» (Fil. 3:13b).

Zakonisht kur i lexojmë këto fjalë, ne priremi të mendojmë se Pali ishte duke folur për mëkatet e tij të kaluara. Ai e dinte se këto mëkate i ishin falur dhe kështu Perëndia i kishte lënë ato pas tij dhe që Ai nuk do t'i kujtonte më ato përsëri. Kështu edhe Pali ishte i vendosur që t'i harronte ato dhe «po rend[e] drejt synimit, drejt çmimit të thirrjes së lartë të Perëndisë në Krishtin Jezus».

Akoma mendoj se ky është një zbatimi i mirëqenë i këtij vargu. Por Pali nuk po mendonte për mëkatet e tij në këtë pjesë. Ai po mendonte për ato gjëra në të cilat mund të ishte mburrur – prejardhjen e tij, fenë e tij të mëparshme, zellin dhe drejtësinë e tij sipas ligjit. Tani këto gjërat nuk përbënin asnjë rëndësi për të. Ai ishte i vendosur që këto t'i harronte.

Më kujtohet Xhon Sung (John Sung), ungjilltari i devotshëm kinez, i cili erdhi në Shtetet e Bashkuara për trajnim. Tani ishte duke u kthyer në Kinë. Lesli Liall (Leslie Lyall) shkruan se «një ditë, ndërsa lundra iu afrua fundit të udhëtimit, Xhon Sungu zbriti në kabinën e tij, nxori nga valixhja diplomat e tij, medaljet e tij dhe çelësat e vëllazërisë së tij dhe i flaku të gjitha jashtë bordit, përveç diplomën e doktorit, që e mbajti për të kënaqur të atin. Kjo më vonë u vendos në një kornizë dhe u var në shtëpinë e tij të vjetër. Rev. W. B. Kouli (W. B. Cole) e pa atje rreth vitit 1983. Dr. Sungu e vuri re z. Koul duke e parë atë një ditë dhe i tha: “Gjëra të tilla janë të padobishme. Ato nuk kanë asnjë rëndësi për mua”».

«“Duhet të ketë refuzime të mëdha nëse presim të kemi karriera të krishtera të mëdha!” Fjalët e Dr. Denit (Denney) mund të jenë shkruar duke patur në mendje Dr. Sungun. Ka mundësi të jetë sekreti kryesor i karrierës së Xhon Sungut që erdhi një ditë kur bëri pikërisht një refuzim të tillë të gjithçkaje që kjo botë e konsideron të shtrenjtë».

Në asgjë tjetër s'mburrem dot,
veç në atë kryq të Zotit tim.
Pra, çdo dëshirë, çdo qejf të kotë
i jap Atij unë pa pendim.

Nderet e njeriut janë gjëra të përkohshme dhe boshe. Ato gëzohen për një çast, më pas i zë pluhuri për dekada të tëra. Kryqi është lavdia tonë. Është ambicia tonë që t'i pëlqejmë Atij që vdiq për ne dhe u ringjall. Gjithçka që ka rëndësi është të dëgjojmë [vlerësimin] e Tij: «Të lumtë!» dhe të miratohemi nga Perëndia. Ne jemi gati të refuzojmë gjithçka tjetër për ta fituar këtë çmim.

About this Plan

Çdo ditë me radhë

Kjo është mënyra si duhet ta jetoni jetën: Çdo ditë me radhë. Por ajo që e bën tërë ndryshimin është se si e jetoni çdo ditë. Një mënyrë për t’u siguruar që ditët tona mbi tokë kanë vlerë për Perëndinë është ta mbushim mendjen dhe zemrën tonë me “Fjalën e rrënjosur” që të mund të rritemi me anë të saj. Ky është një libër me përsiatje gjallëruese mbi vargjet e Biblës nga shkrimet e freskëta dhe që e lartësojnë Krishtin nga autori William MacDonald.

More

Ky plan leximi u krijua nga Willian MacDonald. http://asamblejabiblike.al