Çdo ditë me radhëSample

«Shpresa nuk turpëron, sepse dashuria e Perëndisë është derdhur në zemrat tona me anë të Frymës së Shenjtë që na është dhënë» (Rom. 5:5).
Ndonjëherë fjalët e fjalorit të krishterë ndryshojnë për nga kuptimi kur ato përdoren në përdorimin e zakonshëm. Fjala «shpresë» është një nga këto fjalë.
Për sa i përket botës, të shpresosh do të thotë të presësh, të kesh shpresën për diçka që nuk e shohim, por plotësimi i kësaj shprese nuk është diçka e sigurt. Dikush që po kalon një krizë financiare mund të thotë: «Shpresoj që gjithçka do të dalë mirë», por ai nuk ka asnjë garanci që kjo do të ndodhë vërtet kështu. Kjo shpresë i bie që të mos jetë asgjë tjetër veçse iluzion. Edhe shpresa e krishterë pret plotësimin e diçkaje që nuk duket, sikurse na kujton Pali te Romakëve 8:24: «Shpresa që duket nuk është shpresë, sepse atë që dikush e sheh si mundet edhe ta shpresojë?» Çdo shpresë, pra, ka të bëjë me sferën e të ardhmes.
Por ajo që e dallon shpresën e krishterë është se ajo bazohet mbi premtimin e Fjalës së Perëndisë dhe për këtë ajo është absolutisht e sigurt. «Kjo shpresë që ne kemi është si një spirancë e sigurt dhe e patundur» (Heb. 6:19). Shpresa është «ai besim që ka si pikëmbështetje Fjalën e Perëndisë; ajo do të thotë të jetosh duke patur sigurinë e tanishme mbi atë çfarë Perëndia ka premtuar ose parathënë» (Woodring). «Vini re që jam duke e përdorur fjalën shpresë duke nënkuptuar ‘siguri’. Shpresa në Shkrimin e Shenjtë i referohet ngjarjeve të së ardhmes që ato do të realizohen çfarëdo që të ndodhë. Shpresa nuk është ndonjë halucinacion për të mbajtur lart shpirtrat tanë dhe që na lë të ecim verbërisht drejt ndonjë fati të pashmangshëm. Ajo është baza e tërë jetës së krishterë. Ajo përfaqëson realitetin përfundimtar» (John White).
Duke qenë se shpresa e besimtarëve bazohet mbi premtimin e Perëndisë, ajo kurrë nuk na bën të turpërohemi apo të zhgënjehemi (Rom. 5:5). «Ajo shpresë që nuk përmban premtimet e Perëndisë është e kotë dhe boshe dhe madje në shumë raste mendjemadhe. Por nëse bazohet në premtimet e Perëndisë ajo qëndron mbi karakterin e Zotit dhe, si rrjedhim, nuk mund të na zhgënjejë» (Woodring).
Për shpresën e krishterë flitet si shpresa e mirë. Zoti ynë Jezus dhe Perëndia, Ati ynë, na kanë dashur dhe na kanë dhënë «me anë të hirit një ngushëllim të përjetshëm dhe një shpresë të mirë» (2 The. 2:16).
Ajo është quajtur edhe shpresë e bekuar, sidomos kur i referohet ardhjes së Zotit: «Duke pritur shpresën e lume dhe të shfaqurit e lavdishëm të të madhit Perëndi dhe të Shpëtimtarit tonë Jezu Krisht» (Tit. 2:13).
Ajo është quajtur edhe shpresë e gjallë. «Me anë të mëshirës së tij të madhe na rilindi për një shpresë të gjallë me anë të ringjalljes së Jezu Krishtit prej së vdekurish» (1 Pje. 1:3).
Shpresa që të krishterët kanë i bën ata të durojnë ato që në dukje janë vonesa të pafund, mundime, përndjekje dhe madje edhe për martirizim. Ai e di që këto përvoja s’janë gjë tjetër veçse shpime me gjilpërë nëse krahasohen me lavdinë që ka për të ardhur.

Scripture
About this Plan

Kjo është mënyra si duhet ta jetoni jetën: Çdo ditë me radhë. Por ajo që e bën tërë ndryshimin është se si e jetoni çdo ditë. Një mënyrë për t’u siguruar që ditët tona mbi tokë kanë vlerë për Perëndinë është ta mbushim mendjen dhe zemrën tonë me “Fjalën e rrënjosur” që të mund të rritemi me anë të saj. Ky është një libër me përsiatje gjallëruese mbi vargjet e Biblës nga shkrimet e freskëta dhe që e lartësojnë Krishtin nga autori William MacDonald.
More
Ky plan leximi u krijua nga Willian MacDonald. http://asamblejabiblike.al
Related Plans

Gems of Motherhood~ Letters to a Mama: 20ish Things I Wish I Knew Before Becoming a Mom

Whiskers & Prayers: Devotionals for Cat Lovers

LIVE BOLDLY: Embracing the Abundant Life You Were Born for - Embracing the Abundant Life You Were Born For

Wellness Wahala: Faith, Fire, and Favor on Diplomatic Duty

Start Strong: 7 Prayers for Bold New Beginnings

Heart of Worship

HEAL BOLDLY: Healing Is Holy Work - a 5-Day Devotional Journey for Women Ready to Heal, Grow, and Rise

Consciousness of God's Presence

Note to Self: Helpful Reminders for Healthier Relationships