YouVersion Logo
Search Icon

Çdo ditë me radhëSample

Çdo ditë me radhë

DAY 116 OF 366

«Por qoftë falënderuar Perëndia, që na çon drejt triumfit të Tij në Krishtin dhe shfaq nëpërmjet nesh aromën e këndshme të njohurisë së Vet në çdo vend» (2 Kor. 2:14, NASB).

Përgjithësisht është kuptuar se Pali këtu huazon një ilustrim nga parada e fitores së një udhëheqësi ushtarak në momentin e kthimit nga pushtimi i një vendi të huaj. Gjenerali është në krye të paradës, duke shijuar kënaqësinë e këndshme të fitores. Mbrapa tij janë të gëzuar trupat e tij. Akoma më mbrapa tyre janë robërit e luftës, të caktuar për dënim, ndoshta me vdekje. Përgjatë tërë linjës së paradës janë vendosur tymtore temjani, që mbushin ajrin me aromë. Por kjo aromë nënkupton gjëra të ndryshme për njerëz të ndryshëm, në varësi të asaj se cilën anë mbajnë. Për ata që janë besnik ndaj kryekomandantit, ajo është një erë fitoreje. Mirëpo për robërit, ajo është një ogur disfate dhe ndëshkimi.

Shtegu i një shërbëtori të Zotit i ngjan këtij ilustrimi në disa aspekte. Zoti e çon atë gjithnjë drejt fitores. Edhe pse mund të mos duket gjithnjë si fitore, fakti është se ai është në anën fituese dhe kauza e Perëndisë nuk mund të dështojë kurrë.

Kudo që shkon, ai mbart me vete aromën e Krishtit. Por kjo aromë nënkupton gjëra të ndryshme për njerëz të ndryshëm. Për ata që i përkulen Zotit Jezus, ajo është era e jetës së përjetshme. Nga ana tjetër, për ata që e refuzojnë Ungjillin ajo është era e vdekjes dhe e shkatërrimit.

Por në të dy rastet Perëndia lavdërohet. Ai lavdërohet me shpëtimin e atij që pendohet dhe gjithashtu Ai përligjet me refuzimin e atyre që humbin. Kur këta të dytët të qëndrojnë para Krishtit, në gjykimin e fronit të madh të bardhë , ata nuk do të jenë në gjendje ta fajësojnë Perëndinë për këtë situatë të vështirë. Ata e kishin mundësinë për t'u shpëtuar, por e refuzuan atë.

Në përgjithësi ne e gjykojmë rendimentin e shërbesës së krishterë me atë se sa njerëz janë shpëtuar. Ndoshta kemi një sugjerim në këtë pjesë se do të ishte njëlloj e vlefshme për ta gjykuar atë se sa njerëz, pasi kanë patur një paraqitje të qartë të Ungjillit, e refuzojnë atë dhe bien në ferr.

Perëndia lavdërohet në të dy rastet. Për Atë është aroma e këndshme e hirit në rastin e parë dhe ajo e drejtësisë në të dytin.

Çështje solemne! Nuk është për t'u çuditur që apostulli pyet, në përfundim: «Kush është i zoti për këto [gjëra]?»

About this Plan

Çdo ditë me radhë

Kjo është mënyra si duhet ta jetoni jetën: Çdo ditë me radhë. Por ajo që e bën tërë ndryshimin është se si e jetoni çdo ditë. Një mënyrë për t’u siguruar që ditët tona mbi tokë kanë vlerë për Perëndinë është ta mbushim mendjen dhe zemrën tonë me “Fjalën e rrënjosur” që të mund të rritemi me anë të saj. Ky është një libër me përsiatje gjallëruese mbi vargjet e Biblës nga shkrimet e freskëta dhe që e lartësojnë Krishtin nga autori William MacDonald.

More

Ky plan leximi u krijua nga Willian MacDonald. http://asamblejabiblike.al