YouVersion Logo
Search Icon

Lutemi në çdo kohë!Sample

Lutemi në çdo kohë!

DAY 4 OF 5

Lutemi Për Kishën e Përndjekur!

Po sikur të themi një lutje sot për kishën, të krishterët e përndjekur në botë? Jezusi tha te Mateu 5:10 "Lum ata që janë përndjekur për hir të drejtësisë, sepse e tyre është mbretëria e qiejve." Sa mirë që jemi në kohë të tilla në Shqipëri që s’kemi persekutim. Më e shumta dikush do të talli ose përbuzë nëse të shikon me Bibël në dorë ose kur ndan lajmin e mirë me dikë apo kur ndan në media sociale diçka. Nga ana tjetër, ka vende në botë që bëhet fjalë për jetë a vdekje nëse zgjedh t’i besosh Jezusit nëse dikush e merr vesh këtë gjë.

Dy janë urdhërimet e mëdha të Shkrimit, tha Jezusi: "Duaj Perëndinë, Duaj tjetrin". Tjetri në këtë rast janë vëllezërit dhe motrat tona nëpër botë që vuajnë vetëm për shkak se besojnë tek Jezusi. A e di se afërsisht çdo 2 orë vritet një ndjekës i Krishtit? Trembëdhjetë të krishterë në ditë ishte mesatarja për vitin 2023.

Janë mbi 60 shtete në botë ku të krishterët vuajnë dhe persekutohen dhe disa nga më të vështira janë Korea e veriut, Afganistani, Somalia, Libia, Pakistani, Jemeni, Irani, Nigeria.

Persekutimi është sulm nga i ligu ndaj bijve të Perëndisë por Perëndia e ka përdorur, e ka kthyer për të mirë siç thuhet te: Filipianëve 1:29 "Sepse juve ju është dhënë hiri për hir të Krishtit jo vetëm që të besoni në të, por edhe të vuani për të."

Jezusi tha: "Nëse thoni gjërat që them unë dhe nëse bëni gjërat që bëj unë, me shumë gjasa do t’ju persekutojnë." Askush nuk i ka qef vuajtjet por nëse ndodh, Perëndia do e kthejë për mirë.

Përfitimet e persekutimit:

- rritet përkushtimi ndaj Zotit. Tek 1 Pjetrit 4:1, ata që vuajnë nuk mëkatojnë, jo se bëhen të përsosur por sepse nuk e kanë mendjen të dëshirat e mishit, por luten dhe kërkojnë Zotin më fort dhe janë më të perëndishëm kur vuajnë.

- lavdia e Perëndisë, prania e Frymës është më e madhe. 2 Thesalonikasve 3:2-5

Lutuni që do të çlirohen nga duart e liga dhe planet e liga ndaj kishës dhe besimtarëve të krishterë nëpër botë. Prandaj sot dua të nxis të ndalosh vrullin e ditës dhe të lutesh për kishën dhe besimtarët e përndjekur nëpër botë, për vëllezërit dhe motrat e tua. Për mbrojtjen e Zotin, për fuqi, që Zoti t’i çlirojë sa më parë nga njerëzit e këqinj dhe t’i kthejë vuajtjet e tyre në dëshmi.