Ura për te MarkuSample

Mjeku i shpirtit në veprim
Përgjigjja e Zotit për skribët dhe farisenjtë në vargun 17 na mëson diçka të mrekullueshme rreth Perëndisë: Ai dëshiron t’i shpëtojë mëkatarët! Çdo mjek i mirë dëshiron t’i ndihmojë të sëmurët të shërohen, por Zoti mezi pret t’i ndihmojë dhe t’i shpëtojë mëkatarët. Mëkati është i rrezikshëm dhe i dëmshëm. Është si një sëmundje e tmerrshme që ju bën të paaftë për të bërë vullnetin e Perëndisë dhe në fund përfundon në vdekje.
Zoti gjithashtu qortoi qëndrimin e farisenjve. Jo vetëm që i shihnin me përbuzje njerëzit që nuk bënin një jetë të shenjtë, por njëkohësisht nuk bënin asgjë për t’i ndihmuar. Ata nuk e miratonin faktin që Zoti Jezus hante me mëkatarët dhe u predikonte mesazhin e shpëtimit të Perëndisë. Ndërkohë që Jezusi i ndihmonte mëkatarët, ata e akuzonin për gjëra të liga. Por veprimet e Jezusit nxorrën në pah mëkatin e tyre dhe kjo gjë i bëri të ndiheshin fajtorë.
A shqetësoheni për njerëzit e tjerë që nuk e njohin Zotin? A ndodh t’i shihni me nënçmim ata që nuk jetojnë një jetë të krishterë? Atëherë po veproni si këta farisenj! Ne kurrë nuk duhet t’i shohim me përbuzje njerëzit që jetojnë një jetë mëkatare, sepse edhe ne kemi mëkat në zemrat tona. Mbase ata nuk kanë askënd që t’u mësojë se si Zoti dëshiron që të jetojnë. Shumë prej tyre janë të lënduar. Mendoni për mënyra se si mund t’i ndihmoni të tjerët në lagje, në shkollë ose në punë.
Scripture
About this Plan

Në librin Ura për te Marku, autori do që Ungjilli sipas Markut të ketë lidhje me ty. Me një shpjegim fare të thjeshtë rreth vargjeve të çdo kapitulli, është përpjekur ta sjellë mesazhin e këtij Ungjilli sa më pranë teje. Libri përmban paragrafë të shkurtër, mbi të cilët mund të meditosh.
More
Related Plans

More Than a Feeling

RETURN to ME: Reading With the People of God #16

Forever Forward in Hope

Film + Faith - Superheroes and the Bible

Living Large in a Small World: A Look Into Philippians 1

Launching a Business God's Way

How to Become a Real Disciple

Contending for the Faith in a Compromised World

Stop Living in Your Head: Capturing Those Dreams and Making Them a Reality
