Jepi Perëndisë vendin e parë.Sample

“Vendi i Perëndisë, shpërblimi im!”
Vendi i parë - është ambicia e përqëndruar e të gjithë atyre që garojnë. Qoftë një garë individuale apo në skuadër, rezultati, ose koha më e mirë fiton dhe vendi i parë sjell gjithmonë çmimin kryesor për atë që e arrin atë nder të privilegjuar. Gjithmonë është kështu, me një përjashtim të rëndësishëm.
Para shpëtimit, ne zakonisht mbajmë vendin e parë në jetën tonë - jetojmë për veten tonë, përmbushim ambiciet tona egoiste dhe promovojmë programin tonë. Por kur bëhemi të krishterë, nuk e mbajmë për vete vendin e parë; ai i takon Perëndisë.
Dhënia e vendit të parë Perëndisë në jetën tonë filloi ditën e shpëtimit tonë, por lejimi i Perëndisë që të mbetet i pari në të gjitha fushat e jetës sonë, është një proces i vazhdueshëm. Kur veprojmë kështu, jetojmë këtu në tokë një jetë të përmbushur dhe të bekuar në Krishtin dhe trashëgojmë një jetë të përjetshme me bekime të papërshkrueshme me Perëndinë, përgjithmonë në qiell.
“Dhe kushdo që merr pjesë në garë kontrollon veten në të gjitha; dhe ata e bëjnë këtë për të marrë një kurorë që prishet, kurse ne për një kurorë që nuk prishet.” 1 Korintasve 9:25.
Scripture
About this Plan

Dhënia e vendit të parë Perëndisë në jetën tonë, nuk është një ngjarje që ndodh vetëm një herë. . . për çdo të krishterë, ky është një proces i përjetshëm. Pavarësisht nëse je i ri në besim, apo një ndjekës “veteran” i Krishtit, ky plan është i lehtë të kuptohet dhe të zbatohet dhe është një strategji shumë efektive për një jetë të krishterë fitimtare.
More
Related Plans

Peter, James, and John – 3-Day Devotional

Built for Impact

Moses: A Journey of Faith and Freedom

A Mother's Heart

40 Rockets Tips - Workplace Evangelism (31-37)

Live the Word: 3 Days With Scripture

Connecting With the Heart of Your Child

Sowing God's Word

Messengers of the Gospel
