Mattheo 1

1
Krie e parë
1Kart e gjenneallogjisë Iisuit Krishtit të birit Dhavidhit, edhe të birit Avraamit.
2Avraami polli Isaaknë, e Isaaku polli Iakovnë; e Iakovi polli Iudhënë edhe vëllazërit’ e tij.
3E Iudha polli Faresnë edhe Zaranë nga Thamara, edhe Faresi polli Esromnë, e Esromi polli Aramnë.
4E Arami polli Aminadhavnë, e Aminadhavi polli Naasonë, e Naasoni polli Sallmonë.
5E Sallmoni polli Vooznë nga Rahavi; edhe Voozi polli Ovidhnë nga Ruthi; e Ovidhi polli Iesenë.
6E Ieseu polli Mbretnë Dhavidh; e Mbreti Dhavidh polli Sollomonë nga gruaja e Uriut.
7E Sollomoni polli Rovoamnë, e Rovoami polli Avianë, e Aviai polli Asanë.
8E Asai polli Iosafatnë; e Iosafati polli Ioramnë, e Iorami polli Ozianë.
9E Ozia polli Ioathamnë, e Ioathami polli Ahaznë, e Ahazi polli Ezeqianë.
10E Ezeqia polli Manasinë, e Manasiu polli Amonë, e Amoni polli Iosianë.
11E Iosia polli Iehonianë, edhe vëllazërit’ e tij kur i shpunë rop ndë Vavillonë.
12E pas robëris’ ë Vavillonësë, Iehonia polli Sallathiilnë, e Sallathiili polli Zorovavelnë.
13E Zorovaveli polli Aviudhnë, e Aviudhi polli Eliaqimnë, Eliaqimi polli Azorë.
14E Azori polli Sadhoknë, e Sadhoku polli Ahimnë, e Ahimi polli Eliudhnë.
15E Eliudhi polli Eleazarnë, e Eleazari polli Matthanë; e Matthani polli Iakovnë.
16E Iakovi polli Iosifnë, burrën’ e Mariasë, që nga ajo u le Iisui që quhetë Krisht.
17Gjithë brezatë adha që nga Avraami e ngjer te Dhavidhi janë breza katërmbëdhjetë e që nga Dhavidhi e ngjera mbë të ikurë të Vavillonësë janë breza katërmbëdhjetë, e nga të ikurit’ e Vavillonësë ngjera te Krishti, janë breza katërmbëdhjetë.
18E të leritë e Iisuit Krishtit u bë kështu, sepse u aravonis mëma e tij Maria me Iosifnë, pa bashkuarë fare u gjënd me barrë nga Shënti Shpirt.
19E Iosifi burr’ i saj sepse qe i drejtë, e nukë duaj ta tregon atë, vuri ndër mënd ta lij atë fshehura e të ikën.
20E tek mëndonej këto me vetehë të tij, na e ju duk atij mbë gjumë Engjëll’ i Zotit, e i tha: Iosif, i biri Dhavidhit, mos u friko të març me vetëhe gruanë tate Marianë. Se ajo që u bë nde ajo, është nga Shënt Shpirt.
21E do të pjellë djalë e t’i vëç ëmërinë Iisu, sepse ai do të lefterosjë llaon’ e tij nga fajet’ e ture.
22Edhe gjithë këjo u bë që të paguhetë ajo që u tha nga Zoti me anë të Profitit që thotë:
23Ja Vashëza do të bënetë me barrë, e do të pjellë djalë edhe do ta thonë ëmërit’ e tij Emanuil, që do të thotë Perndia me nevet.
24E si u ngre Iosifi nga gjumi, bëri si e porsiti Ëngjëll’ i Zotit, e muar me vetëhe gruan’ e tij.
25E nuk’ e njohu atë fare, ngjera sa polli djalën’ e saj të parën’ e të vetëminë, e i vuri ëmërin’ e tij Iisu.

ទើបបានជ្រើសរើសហើយ៖

Mattheo 1: ALTMK27

គំនូស​ចំណាំ

ចែក​រំលែក

ចម្លង

None

ចង់ឱ្យគំនូសពណ៌ដែលបានរក្សាទុករបស់អ្នក មាននៅលើគ្រប់ឧបករណ៍ទាំងអស់មែនទេ? ចុះឈ្មោះប្រើ ឬចុះឈ្មោះចូល

YouVersion ប្រើប្រាស់សំណល់ទិន្នន័យ (cookies) ដើម្បីកំណត់បទពិសោធន៍តម្រូវសម្រាប់អ្នក។ ដោយការប្រើប្រាស់គេហទំព័ររបស់យើងខ្ញុំ នោះអ្នកយល់ព្រមលើការប្រើប្រាស់សំណល់ទិន្នន័យរបស់យើងខ្ញុំ ដូចបានពណ៌នានៅក្នុង គោលការណ៍ច្បាប់ឯកជន របស់យើងខ្ញុំ