Psalmet 119:11-15
Psalmet 119:11-15 ALBB
E kam ruajtur fjalën tënde në zemrën time, që të mos mëkatoj kundër teje. Ti je i bekuar, o Zot, më mëso statutet e tua. Me buzët e mia kam numëruar të gjitha dekretet e gojës sate. Gëzohem duke ndjekur porositë e tua, ashtu sikur të zotëroja tërë pasuritë. Do të mendoj thellë mbi urdhërimet e tua dhe do të marrë në konsideratë shtigjet e tua.