YouVersion Logo
Search Icon

Psalmet 115

115
1Jo neve, o Zot, jo neve, por emrit tënd jepi lavdi, për mirësinë tënde dhe për besnikërinë tënde.
2Sepse do të thonë kombet: "Ku është tani Perëndia i tyre?".
3Por Perëndia ynë është në qiejt dhe bën tërë atë që i pëlqejnë.
4Idhujt e tyre janë argjend dhe ar, vepër e duarve të njeriut.
5kanë gojë por nuk flasin, kanë sy por nuk shohin,
6kanë veshë por nuk dëgjojnë, kanë hundë por nuk nuhasin,
7kanë duar por nuk prekin, kanë këmbë por nuk ecin; me grykën e tyre nuk nxjerrin asnjë zë.
8Njëlloj si ata janë ata që i bëjnë, tërë ata që u besojnë atyre.
9O Izrael, ki besim tek Zoti! Ai është ndihma e tyre dhe mburoja e tyre.
10O shtëpi e Aaronit, ki besim tek Zoti! Ai është ndihma e tyre dhe mburoja e tyre.
11O ju që keni frikë nga Zoti; kini besim tek Zoti! Ai është ndihma e tyre dhe mburoja e tyre.
12Zoti na kujtoi dhe do të na bekojë; po, ai do të bekojë shtëpinë e Izraelit dhe do të bekojë shtëpinë e Aaronit.
13Ai do të bekojë ata që kanë frikë nga Zoti, të vegjël dhe të mëdhenj.
14Zoti ju bëftë të rriteni, ju dhe bijtë tuaj.
15Qofshin të bekuar nga Zoti, që ka bërë qiejt dhe tokën.
16Qiejt janë qiejt e Zotit, por tokën ai ua ka dhënë bijve të njerëzve.
17Nuk janë të vdekurit ata që lëvdojnë të Zotin, as ata që zbresin në vendin e heshtjes.
18Por ne do ta bekojmë Zotin, tani dhe përjetë. Aleluja.

Currently Selected:

Psalmet 115: ALBB

Highlight

Share

Copy

None

Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in

YouVersion uses cookies to personalize your experience. By using our website, you accept our use of cookies as described in our Privacy Policy