YouVersion Logo
Search Icon

Psalmet 111

111
1Aleluja. Unë do të kremtoj Zotin me gjithë zemër në këshillën e të drejtëve dhe në kuvend.
2Të mëdha janë veprat e Zotit, të kërkuara nga të gjithë ata që kënaqen me to.
3Veprat e tij janë madhështore dhe drejtësia e tij vazhdon përjetë.
4Ai bën që mrekullitë e tij të kujtohen; Zoti është i dhembshur dhe plot mëshirë.
5Ai u jep ushqime atyre që kanë frikë prej tij dhe do ta mbajë mend gjithnjë besëlidhjen e tij.
6Ai i tregoi popullit të tij fuqinë e veprave të tij, duke i dhënë trashëgiminë e kombeve.
7Veprat e duarve të tij janë e vërteta dhe drejtësia; tërë urdhërimet e tij janë të qëndrueshme,
8të patundura përjetë, përgjithnjë, të kryera me vërtetësi dhe drejtësi.
9Ai i dërgoi popullit të tij shpëtimin, ka vendosur besëlidhjen e tij përjetë; i shenjtë dhe i tmerrshëm është emri i tij.
10Frika e Zotit është zanafilla e diturisë; kanë dituri të madhe ata që zbatojnë në praktikë urdhërimet e tij; lëvdimi i tij vazhdon në përjetësi.

Currently Selected:

Psalmet 111: ALBB

Highlight

Share

Copy

None

Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in

YouVersion uses cookies to personalize your experience. By using our website, you accept our use of cookies as described in our Privacy Policy