YouVersion Logo
Search Icon

Psalmet 108

108
1Zemra ime është e prirur për mirë, o Perëndi, unë do të këndoj dhe do të kremtoj lëvdimet e tua me gjithë forcën time.
2Zgjohuni, o harpa dhe qeste, unë dua të zgjoj agimin.
3Unë do të të kremtoj midis popujve, o Zot, dhe do të këndoj lëvdimet e tua midis kombeve.
4Sepse mirësia jote është e madhe, arrin deri mbi qiejt, dhe e vërteta jote deri te retë.
5Qofsh i përlëvduar, o Perëndi, përmbi qiejt dhe lavdia jote shkëlqeftë mbi gjithë tokën,
6me qëllim që të dashurit e tu të çlirohen; shpëtomë me të djathtën tënde dhe përgjigjmu.
7Perëndia ka folur në shenjtërinë e tij: "Unë do të triumfoj, do ta ndaj Sikemin dhe do të mas luginën e Sukothit.
8Imi është Galaadi, imi është Manasi, Efraimi është forca e kokës sime, Juda është ligjvënësi im;
9Moabi është legeni ku unë lahem; mbi Edomin do të hedh sandalen time, mbi Filisti do të dërgoj britma triumfi".
10Kush do të më çojë në qytetin e fortë? Kush do të më çojë deri në Edom?
11A nuk je ti, o Perëndi, që na ke kthyer, dhe nuk del më, o Perëndi, me ushtritë tona?
12Na ndihmo ti kundër kundërshtarëve, sepse ndihma e njeriut është e kotë.
13Me Perëndinë do të kryejmë trimëri, dhe do të jetë ai që do t'i shtypë armiqtë tanë.

Currently Selected:

Psalmet 108: ALBB

Highlight

Share

Copy

None

Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in

YouVersion uses cookies to personalize your experience. By using our website, you accept our use of cookies as described in our Privacy Policy