YouVersion Logo
Search Icon

Osea 14

14
1O Izrael, kthehu tek Zoti, Perëndia yt, sepse ke rënë poshtë për shkak të paudhësisë sate.
2Merrni me vete disa fjalë dhe kthehuni tek Zoti. I thoni: "Largo çfarëdo paudhësi dhe prano atë që është e mirë, dhe ne do të ofrojmë flijimet e buzëve tona.
3Asiria nuk do të na shpëtojë, nuk do të hipim më mbi kuaj dhe nuk do t'i themi më veprës së duarve tona: "Ti je perëndia ynë", sepse pranë teje jetimi gjen dhembshuri".
4"Unë do të shëroj shthurjen e tyre, do t'i dua shumë, sepse zemërimi im u tërhoq prej tyre.
5Do të jem si vesa për Izraelin; dhe ai do të lulëzojë si zambaku dhe do t'i zgjatë rrënjët e tij në thellësi si cedrat e Libanit.
6Degët e tij do të zgjaten, bukuria e tij do të jetë si ajo e ullirit, aroma e tij do të jetë si ajo e Libanit.
7Ata që jetojnë në hijen e tij do të kthehen dhe do të rigjallërohen si gruri, do të lulëzojnë si hardhia dhe do të jenë të famshëm si vera e Libanit.
8Efraimi do të thotë: "Çfarë më lidh më me idhujt?". Unë do ta kënaq dhe do të kujdesem për të. Unë jam si një selvi përherë e blertë; fryti yt vjen te unë".
9Kush është i urtë, t'u kushtojë kujdes këtyre gjërave. Kush ka mend le t'i kuptoje ato. Sepse rrugët e Zotit janë të drejta; të drejtët do të ecin nëpër to, por shkelësit do të rrëzohen.

Currently Selected:

Osea 14: ALBB

Highlight

Share

Copy

None

Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in

YouVersion uses cookies to personalize your experience. By using our website, you accept our use of cookies as described in our Privacy Policy