YouVersion Logo
Search Icon

Danieli 1

1
Në pallatin e mbretit të Babilonisë
1Në vitin e tretë të mbretërimit të Jehojakimit, mbretit të Judës, Nabukodonosori, mbreti i Babilonisë, erdhi e rrethoi Jerusalemin. 2Atëherë Zoti i dorëzoi atij Jehojakimin, mbretin e Judës, bashkë me një pjesë të sendeve të tempullit të Perëndisë. Nabukodonosori i solli robërit në tokën e Shinarit, në vendin ku ishte tempulli i perëndisë së tij, ndërsa sendet i vuri në thesarin e perëndisë së tij. 3Ai urdhëroi Ashpenazin, kreun e zyrtarëve të tij, që t'i sillnin disa djem me prejardhje mbretërore apo me prejardhje fisnike, 4të rinj pa asnjë të metë, të pashëm, të mençur e plot urti, të zgjuar, të ditur e të aftë për të shërbyer në pallatin mbretëror, dhe t'u mësonin shkrimin e gjuhën e kaldenjve. 5Mbreti kishte urdhëruar që çdo ditë t'u jepnin nga gjellët e shijshme të mbretit dhe nga vera që pinte ai vetë e t'i edukonin për tri vjet, pas të cilëve ata do të hynin në shërbim të mbretit. 6Mes tyre ishin edhe Danieli, Hananiahu, Mishaeli dhe Azarjahu, prej fisit të Judës. 7Kreu i zyrtarëve u vuri atyre emra të tjerë. Danielin e quajti Belteshacar, Hananiahun Shadrak, Mishaelin Meshak e Azarjahun Abed Nego.
8Danieli vendosi me gjithë zemër të mos përlyhej me gjellët, me verën e me pijet e mbretit. Kështu, ai i kërkoi kreut të zyrtarëve që të mos përlyhej. 9Perëndia bëri që Danieli të gjente hir e dhembshuri para kreut të zyrtarëve. 10Por ai i tha Danielit: «Kam frikë nga zotëria im, mbreti. Ai e caktoi vetë çfarë do të hani e çfarë do të pini. Po të shohë se jeni më të hequr në fytyrë se djelmoshat e tjerë të moshës suaj, do të më vini kokën në rrezik para mbretit». 11Atëherë Danieli i tha rojtarit, që kreu i zyrtarëve kishte caktuar për vetë Danielin, për Hananiahun, Mishaelin e Azarjahun: 12«Vëri në provë, të lutem, shërbëtorët e tu për dhjetë ditë. Le të na japin perime për të ngrënë e ujë për të pirë. 13Pastaj krahaso pamjen tonë me pamjen e djelmoshave që hanë nga gjellët e mbretit. Atëherë vepro me shërbëtorët e tu sipas asaj që do të shohësh». 14Rojtari e pranoi kërkesën e tyre dhe i vuri në provë për dhjetë ditë. 15Si kaluan të dhjetë ditët, pamja e tyre dukej më e bukur e më e shëndetshme sesa pamja e të gjithë djelmoshave që kishin ngrënë nga gjellët e mbretit. 16Kështu, rojtari ua hoqi gjellët, verën e pijet dhe u dha perime.
17Perëndia u dha këtyre katër djelmoshave dije e mençuri për të kuptuar çdo shkrim e urti. Danielit i dha edhe aftësinë për të kuptuar vegime e ëndrra. 18Kur mbaruan ditët e caktuara prej mbretit për t'i paraqitur para tij, kreu i zyrtarëve i solli para Nabukodonosorit. 19Mbreti bisedoi me ta, por, mes gjithë djelmoshave, nuk gjeti asnjë si Danieli, Hananiahu, Mishaeli e Azarjahu. Kështu, ata u vunë në shërbim të mbretit. 20Sa herë që kërkonte mendim për ndonjë çështje urtie a diturie, mbreti pa se ata ishin dhjetë herë më të aftë se të gjithë magjistarët dhe shortarët e mbarë mbretërisë së tij. 21Danieli qëndroi në shërbim të mbretit deri në vitin e parë të mbretërimit të Kirit.

Currently Selected:

Danieli 1: AL

Highlight

Share

Compare

Copy

None

Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in