YouVersion Logo
Search Icon

Sofonia 3

3
Gjykimi i Jerusalemit
1«Mjerë qyteti i ndyrë,
kryengritës e shtypës.
2Askënd nuk dëgjon
e qortim nuk pranon.
Zotin s'ka besim,
Perëndisë së vet nuk iu afrua.
3Princat mes tij
ulërijnë porsi luanët.
Gjyqtarët e tij si dhelprat e mbrëmjes,
s'lënë gjë për mëngjes.
4Profetët e tij kokëkrisur,
njerëz dinakë janë ata.
Priftërinjtë e tij ndyjnë shenjtëroren,
ligjin dhunojnë.
5Por, Zoti, mes tij, është i drejtë
e nuk bën padrejtësi.
Mëngjes për mëngjes nxjerr në dritë gjykimin e tij
e kurrë nuk do të mungojë,
por i mbrapshti nuk ka turp!
6I zhbiva kombet,
pirgjet e tyre u rrënuan.
I shkretova udhët e tyre,
askush s'kalon më në to.
I rrafshova qytetet e tyre,
askush s'banon më në to.
7Thashë: “Tani, vërtet, do të më druash,
qortimin do ta pranosh,
që banesa jote të mos zhbihet#3.7 të tjerë: s'do të zhduken prej syve të tyre,
siç urdhërova kundër teje”.
Por, ja, shpejt u shthurën
në çdo gjë që bëjnë.
8Ndaj, pritmëni, kumton Zoti,
pritni ditën kur të ngrihem si paditës#3.8 të tjerë: për të bërë plaçkë.
Vendosa t'i mbledh kombet tok,
mbretëritë t'i bëj bashkë,
që të derdh mbi ta zemërimin tim,
tërë hidhërimin tim të flaktë,
se në zjarrin e zellit tim
mbarë toka do të përpihet.
9Atëherë do t'ua pastroj buzët popujve,
që të gjithë të thërrasin emrin e Zotit
e t'i shërbejnë atij njëzëri.
10Përtej lumenjve të Kushit,
adhuruesit e mi, bijat e atyre që degdisa,
kushtime do të më sjellin.
11Atë ditë s'do të turpërohesh
për veprat që bëre,
kur ngrite krye kundër meje,
se do t'i heq mburravecët e të krekosurit prej teje
e ti s'do të krenohesh më
në malin tim të shenjtë.
12Një popull të përvuajtur e të varfër,
do të lë mes teje.
Në emrin e Zotit do të gjejnë strehë.
13Të mbeturit e Izraelit s'do të bëjnë padrejtësi,
s'do të thonë gënjeshtra,
gjuhë mashtruese nuk do të ketë mes tyre.
Do të kullotin e mrizojnë,
askush nuk do t'i shqetësojë!
Psalm gëzimi
14Këndo, o bija e Sionit,
brohorit, o Izrael,
gëzohu e ngazëllehu me gjithë zemër,
o bija e Jerusalemit.
15 Zoti e hoqi dënimin tënd,
armiqtë e tu i largoi.
Zoti, mbreti i Izraelit, është mes teje,
s'do t'i trembesh më ligësisë.
16Atë ditë do t'i thuhet Jerusalemit:
“Mos ki frikë, o Sion,
dora mos t'u dridhtë!”.
17 Zoti, Perëndia yt, është mes teje,
trim shpëtimtar.
Me ty do të gëzohet plot hare,
do të qetësohet#3.17 të tjerë: do të ripërtërijë dashurinë e tij prej dashurisë,
do të brohorasë e këndojë për ty,
18porsi në ditë feste#3.18 të tjerë: Do t'i mbledh të mjerët në festë.
Do ta heq prej teje fatkeqësinë,
që të mos përçmohesh më.
19Ja, atë ditë do të merrem
me tërë shtypësit e tu.
Të çalin do ta shpëtoj,
të zbuarin do ta kthej.
Do t'u jap lavdi dhe emër
në çdo vend ku u poshtëruan.
20Atë ditë do t'ju kthej,
në atë kohë do t'ju mbledh tok.
Do t'ju jap lavdi dhe emër
mes mbarë popujve të dheut,
kur fatin t'jua kthej para syve,
thotë Zoti».

Currently Selected:

Sofonia 3: AL1

Highlight

Share

Copy

None

Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in

YouVersion uses cookies to personalize your experience. By using our website, you accept our use of cookies as described in our Privacy Policy