YouVersion Logo
Search Icon

Titit 3

3
Vazhdo veprat e mira
1Kujtoju besimtarëve t'u nënshtrohen parive e pushtetarëve, të jenë të bindur, të gatshëm për çdo vepër të mirë, 2të mos fyejnë askënd, të jenë të paqtë, të durueshëm dhe të tregojnë butësi me të gjithë njerëzit. 3Dikur edhe ne ishim të marrë, të pabindur, të mashtruar, skllevër të dëshirave e të epsheve të ndryshme. Ne jetonim në ligësi e në smirë, të urryer e duke urryer njëri-tjetrin.
4Por kur u shfaq për njerëzit
mirësia dhe dashuria e Perëndisë,
shpëtimtarit tonë,
5ai na shpëtoi,
jo për shkak të ndonjë vepre drejtësie
që bëmë ne,
por për shkak të mëshirës së tij,
përmes larjes së rilindjes e përtëritjes
që Shpirti i shenjtë kryen në ne.
6Këtë Shpirt të Shenjtë
ai e dikoi mbi ne
pa u kursyer,
përmes Jezu Krishtit,
shpëtimtarit tonë,
7që ne, duke u bërë të drejtë
prej hirit të tij,
të bëhemi trashëgimtarë të jetës së amshuar
që është shpresa jonë.
8Kjo fjalë është e besueshme.
Unë dua që këto gjëra t'i pohosh me siguri, me qëllim që ata që i kanë besuar Perëndisë të përkushtohen për të kryer vepra të mira. Këto gjëra janë të mira dhe të dobishme për njerëzit. 9Por ti shmangu nga bisedat e marra, gjenealogjitë, grindjet e zënkat për ligjin, pasi ato janë të padobishme dhe të kota. 10Shmangu edhe nga përçarësit, pasi t'i kesh qortuar një ose dy herë. 11Ti e di se njerëz të tillë janë çoroditur dhe mëkatojnë duke dënuar veten.
Porosi dhe përshëndetje vetjake
12Kur të dërgoj te ti Artemain ose Tikikun, nxito të vish tek unë në Nikopojë, se kam vendosur ta kaloj dimrin aty.
13Kujdesu për udhëtimin e Zenës, juristit, dhe të Apolonit, që të mos u mungojë asgjë.
14Edhe tanët le të mësojnë t'u kushtohen veprave të mira, që të mund të përballojnë nevojat e ngutshme e që jeta e tyre të jetë e frytshme.
15Të përshëndesin të gjithë ata që janë me mua. Përshëndeti ata që na duan në besim.
Hiri qoftë me ju të gjithë!

Currently Selected:

Titit 3: AL1

Highlight

Share

Copy

None

Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in

YouVersion uses cookies to personalize your experience. By using our website, you accept our use of cookies as described in our Privacy Policy