YouVersion Logo
Search Icon

Psalmet 56

56
1Mjeshtrit të korit. Sipas melodisë «Pëllumbat e lisave të largët». Himn i Davidit, kur filistinët e zunë rob në Gat.
2Mëshiromë, o Perëndi, se po më përndjekin,
kundërshtarët po më shtypin tërë ditën.
3Armiqtë po më shkelin çdo ditë me këmbë,
të shumtë janë ata që më sulmojnë nga lart#56.3 të tjerë: o i Lartë.
4Ditën që do të më pushtojë frika,
te ti do të kem besim.
5Te Perëndia, të cilit ia përlëvdoj fjalën,
te Perëndia kam besim,
prandaj nuk frikësohem.
Ç'do të më bëjë njeriu prej mishi?
6Tërë ditën i shtrembërojnë fjalët e mia,
për mua shestojnë të keqen.
7Janë vërsulur, kanë zënë pusi,
më ruajnë hapat, jetën të më marrin.
8Shpërbleji sipas paudhësive të tyre#56.8 të tjerë: Ata mendojnë të shpëtojnë me anë të ligësisë,
o Perëndi, në zemërimin tënd rrëzoji popujt!
9Ti e di mirë sa herë kam mërguar.
Mblidhi lotët e mi në calikun tënd!
A s'janë të shkruara në librin tënd?
10Atëherë do të zmbrapsen armiqtë e mi,
ditën që do të të thërras.
Këtë e di, sepse Perëndia është me mua.
11Te Perëndia, të cilit ia përlëvdoj fjalën,
te Zoti, të cilit ia përlëvdoj fjalën,
12te Perëndia e kam varur shpresën,
prandaj nuk frikësohem.
Ç'do të më bëjë njeriu?
13Do t'i përmbush zotimet që të kam bërë, o Perëndi,
do të të kushtoj fli falënderimi,
14se më ke shpëtuar jetën prej vdekjes,
këmbët m'i ke ruajtur nga rrëshqitja,
që të eci në prani të Perëndisë,
në dritën e jetës.

Currently Selected:

Psalmet 56: AL1

Highlight

Share

Copy

None

Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in

YouVersion uses cookies to personalize your experience. By using our website, you accept our use of cookies as described in our Privacy Policy