YouVersion Logo
Search Icon

Psalmet 31

31
1Mjeshtrit të korit. Psalm i Davidit.
2Te ti, o Zot, kërkova strehë,
mos lejo të turpërohem asnjëherë,
sipas drejtësisë sate çliromë!
3Prire veshin drejt meje,
nxito të më çlirosh,
bëhu për mua shkëmbi,
ku gjej strehim,
fortesa e shpëtimit tim.
4Ti je shkëmbi dhe fortesa ime,
për hir të emrit tënd primë e hiqmë udhën.
5Më nxirr nga laku, që fshehtas më kanë ngritur,
sepse ti je streha ime.
6Në duart e tua e lë shpirtin tim,
shpengomë, o Zot, Perëndi besnik.
7I urrej ata që jepen pas idhujve të kotë,
por unë shpresën e kam te Zoti.
8Për mirësinë tënde gëzoj e ngazëllej,
se ti e pe pikëllimin tim
dhe e njohe mjerimin e shpirtit tim.
9Nuk më le të bie në dorë të armiqve,
këmbët m'i vure në vend të gjerë.
10Mëshiromë, o Zot, se jam ngushtë,
nga brenga po më treten sytë, shpirti e trupi.
11Jeta po më mpaket në hidhërim
e vitet po kalojnë mes lëngatash,
më kanë lënë fuqitë prej paudhësisë
e kockat po më treten.
12Jam bërë tallje për të gjithë armiqtë
e shumë më tepër për fqinjët.
Jam kthyer në tmerr për të njohurit
e sa më shohin rrugës, ikin.
13Më kanë harruar fare,
si të isha i vdekur,
jam bërë porsi enë e thyer.
14Shpifjet e shumë njerëzve i dëgjova,
tmerr nga të gjitha anët,
janë bërë bashkë kundër meje,
po kurdisin jetën të ma marrin.
15Por unë shpresoj te ti, o Zot,
e them: «Ti je Perëndia im!».
16Në duart e tua janë motet e mia,
shpëtomë nga dora e armiqve të mi
e prej atyre që më përndjekin.
17Shndrittë fytyra jote mbi shërbëtorin tënd,
sipas mirësisë sate shpëtomë.
18Mos më turpëro, o Zot,
se ty të kam thirrur.
U turpërofshin të paudhët
e në skëterrë gojën mbyllshin.
19U mbyllshin buzët gënjeshtare,
që kundër të drejtit tërë krenari flasin,
tërë mburrje e përbuzje.
20Sa e madhe është mirësia jote, o Zot,
që ti e ruan për ata që të druajnë.
Ua jep atyre që kërkojnë strehë te ti,
në sytë e mbarë bijve të njerëzve.
21Nën strehën e pranisë sate i fsheh,
larg kurtheve të njerëzve,
nën banesën tënde i strehon,
larg gjuhëve ngatërrestare.
22Bekuar qoftë Zoti,
se brenda qytetit të rrethuar
me mrekullinë e mirësisë së tij më mbuloi.
23E unë, në hutimin tim, thosha:
«Jam dëbuar larg syve të tu».
Veçse, ti e dëgjove përgjërimin tim,
kur unë ty të thirra.
24Duajeni Zotin, të gjithë ju besnikët e tij!
Zoti i mbron besimtarët e tij
dhe shpaguan plotësisht kë vepron me krenari.
25Jini të fortë e merrni zemër,
të gjithë ju që Zotin pritni.

Currently Selected:

Psalmet 31: AL1

Highlight

Share

Copy

None

Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in

YouVersion uses cookies to personalize your experience. By using our website, you accept our use of cookies as described in our Privacy Policy