YouVersion Logo
Search Icon

Psalmet 3

3
1Psalm i Davidit, kur u arratis prej Absalomit, të birit.
2O Zot, sa të shumtë janë kundërshtarët e mi!
Sa janë shtuar ata që ngrihen kundër meje!
3Shumë thonë për mua:
«Nuk ka shpëtim për të nga Perëndia». selah #3.3 Fjala hebraisht Selah mund të ketë qenë një udhëzim për melodinë apo për përdorim liturkgjik
4Por ti, o Zot, je mburoja ime,
je ai që më jep nder
e kokën lart ma ngre.
5I thërras Zotit me zërin tim
e më përgjigjet nga mali i tij i shenjtë. selah
6Bie e fle e sërish zgjohem,
sepse Zotin kam përkrah.
7Nuk kam frikë nga turma e njerëzve
që më kanë rrethuar e janë kundër meje.
8Ngrihu, o Zot,
shpëtomë, o Perëndia im,
se ti ua thyen nofullat armiqve të mi
e të paudhëve ua dërrmon dhëmbët.
9Shpëtimi vjen nga Zoti;
bekimi yt qoftë mbi popullin tënd! selah

Currently Selected:

Psalmet 3: AL1

Highlight

Share

Copy

None

Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in

YouVersion uses cookies to personalize your experience. By using our website, you accept our use of cookies as described in our Privacy Policy