YouVersion Logo
Search Icon

Psalmet 139

139
1Mjeshtrit të korit. Psalm i Davidit.
O Zot, ti më ke shqyrtuar e më njeh.
2Ti e di kur ulem e kur ngrihem,
mendimet nga larg m'i kupton.
3Më vëzhgon kur eci e kur pushoj,
gjithë udhët e mia mirë i njeh.
4Pa folur goja ime,
ti, o Zot, di çdo gjë.
5Para meje e mbrapa meje je ti,
dora jote qëndron mbi mua.
6Mahnitëse është dija jote për mua,
tepër e lartë e unë s'e arrij.
7Ku të shkoj larg shpirtit tënd?
Ku të iki larg pranisë tënde?
8Po të ngjitem në qiell, atje je ti,
po të dergjem në skëterrë, ti je aty.
9Po të merrja krahët e mëngjesit
e përtej detit të shkoja,
10edhe atje do të më udhëhiqte dora jote,
do të më mbante e djathta jote.
11Edhe po të thosha: «Më mbuloftë errësira
e drita përreth meje u errësoftë»,
12errësira për ty nuk është errësirë
e nata ndriçon si dita;
për ty errësira dhe drita janë njëlloj.
13Ti e krijove brendinë#139.13 he. veshkat time,
më ende që në bark të nënës.
14Të lavdëroj se mrekullisht më krijove,
të mahnitshme janë veprat e tua,
mirë e di shpirti im.
15Kockat e mia nuk ishin të fshehta për ty,
kur krijohesha në fshehtësi,
kur merrja trajtë në thellësitë e tokës.
16Kur isha pa trajtë, më panë sytë e tu.
Të gjitha ditët që caktove, në librin tënd ishin shkruar,
pa u krijuar asnjë prej tyre.
17Sa të çmuara janë për mua mendimet e tua, o Perëndi!
Sa i madh është numri i tyre!
18Po t'i numëroj, janë më shumë se rëra.
Zgjohem e jam ende me ty.
19Sikur t'i zhbije të paudhët, o Perëndi!
Shporruni prej meje, o njerëz gjakatarë.
20Ata flasin kundër teje me dredhi,
më kot ngrihen armiqtë e tu#139.20 të tjerë: armiqtë e tu e përdorin më kot emrin tënd.
21Si të mos i urrej ata që të urrejnë, o Zot,
si të mos i përbuz kundërshtarët e tu?
22Ndiej vetëm urrejtje për ta,
i kam bërë armiq.
23Shqyrtomë, o Perëndi, dhe njihe zemrën time,
vëmë në provë dhe njihi brengat e mia.
24Shiko në shkoj udhës së ligë
dhe në udhën e përjetësisë më pri.

Currently Selected:

Psalmet 139: AL1

Highlight

Share

Copy

None

Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in

YouVersion uses cookies to personalize your experience. By using our website, you accept our use of cookies as described in our Privacy Policy