YouVersion Logo
Search Icon

Psalmet 113

113
1Aleluja.
Lavdëroni, o shërbëtorë të Zotit,
lavdëroni emrin e Zotit.
2Qoftë bekuar emri i Zotit
që tani e deri në amshim!
3Nga lindja e diellit deri në perëndim
lëvduar qoftë emri i Zotit!
4 Zoti është më lartë se gjithë kombet,
lavdia e tij është përmbi qiejt.
5Kush është si Zoti, Perëndia ynë,
që banon në lartësi,
6që përkulet për të parë
qiellin e tokën mbarë?
7Nga pluhuri ai e ngre të mjerin,
nevojtarin prej plehut e lartëson.
8Me fisnikët e vë të ulet,
me fisnikët e popullit të vet.
9Beronjën e bën zonjë shtëpie,
nënë fëmijësh plot ngazëllim.
Aleluja!

Currently Selected:

Psalmet 113: AL1

Highlight

Share

Compare

Copy

None

Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in