YouVersion Logo
Search Icon

Psalmet 101

101
1Psalm i Davidit.
Mirësisë e drejtësisë do t'i këndoj,
ty do të të thur himne, o Zot.
2Do të ndjek me urti udhën e përsosur,
kur do të vish tek unë?
Do të jetoj me zemër të pastër,
brenda në shtëpinë time.
3S'do të mbaj para syve asgjë të pavlerë,
e urrej veprën e dinakut,
një gjë e tillë nuk do të më prekë.
4Do ta mbaj larg zemrën e shthurur,
për të keqen nuk dua as t'ia di.
5Atë që të afërtin tinëz e përflet do ta shfaros,
mendjemadhin e kryelartin s'do ta duroj.
6Kërkoj me sy besnikët e vendit,
ata do të banojnë me mua;
ai që ecën udhës së përsosur,
ai do të jetë shërbëtori im.
7Mashtruesi s'ka për të banuar brenda shtëpisë sime,
kush flet rrena nuk do të qëndrojë para syve të mi.
8Në mëngjes do të shfaros gjithë të këqijtë e vendit,
që t'i zhbij prej qytetit të Zotit
të gjithë ata që bëjnë paudhësi.

Currently Selected:

Psalmet 101: AL1

Highlight

Share

Copy

None

Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in

YouVersion uses cookies to personalize your experience. By using our website, you accept our use of cookies as described in our Privacy Policy