YouVersion Logo
Search Icon

Nehemia 1

1
Nehemia lutet për popullin
1Fjalët e Nehemisë, birit të Hakaliahut.
Në muajin Kislev, kur isha njëzet vjeç e gjendesha në fortesën e Shushanit, 2erdhi tek unë Hananiu, njëri prej vëllezërve të mi, me disa njerëz nga Juda. Unë i pyeta për judenjtë, që kishin ikur e kishin shpëtuar nga skllavëria, si edhe për Jerusalemin. 3Ata më thanë: «Të mbijetuarit, që i shpëtuan skllavërisë, gjenden atje, në krahinë, dhe janë në ngushticë të madhe e në fatkeqësi, sepse muret e Jerusalemit janë shembur e portave u ka rënë zjarri».
4Kur i dëgjova këto fjalë, u ula, derdha lot e vajtova për disa ditë. Agjërova, iu luta Perëndisë së qiellit 5e thashë: «Po të lutem, o Zot, Perëndi i qiellit, Perëndi i madh e i tmerrshëm, që e mban besëlidhjen e mirësinë për ata që të duan e i zbatojnë urdhërimet e tua, 6vëri vesh lutjes së shërbëtorit tënd e hapi sytë, se unë po të lutem ditë e natë për bijtë e Izraelit, shërbëtorët e tu, e po i rrëfej mëkatet e bijve të Izraelit, se mëkatuam kundër teje. Edhe unë e shtëpia e tim eti mëkatuam. 7U sollëm keq me ty e nuk i mbajtëm as urdhërimet, as rregullat, as vendimet që i urdhërove Moisiut, shërbëtorit tënd. 8Kujto, pra, fjalët me të cilat e urdhërove shërbëtorin tënd, Moisiun: “Nëse nuk do të jeni besnikë, do t'ju shpërndaj mes popujve, 9por nëse ktheheni tek unë dhe i mbani e i zbatoni urdhërimet e mia, edhe sikur të dëbuarit të gjenden në skajet e botës, do t'i mbledh që andej e do t'i çoj në vendin ku kam vendosur të banojë emri im”. 10Ata janë shërbëtorët e tu e populli yt që ti i shpëtove me pushtetin tënd të madh e me fuqinë e krahut tënd. 11Po të përgjërohem, o Zot, vëri vesh lutjes së shërbëtorit tënd e lutjes së shërbëtorëve të tu që me dëshirë i druhen emrit tënd: prija mbarë sot shërbëtorit tënd e jepi hir para këtij njeriu».
Në atë kohë unë isha kupëmbajtësi i mbretit.

Currently Selected:

Nehemia 1: AL1

Highlight

Share

Copy

None

Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in

YouVersion uses cookies to personalize your experience. By using our website, you accept our use of cookies as described in our Privacy Policy