YouVersion Logo
Search Icon

Mikea 1

1
1Fjala e Zotit drejtuar Mikesë nga Morashtiu në ditët e Jotamit, Ahazit dhe Ezekisë, mbretërve të Judës; vegimi që pati për Samarinë e Jerusalemin.
Vaj për Samarinë dhe Jerusalemin
2«Dëgjoni, o mbarë popuj,
mba vesh, o tokë, e tërë ju që jeni mbi të,
se Zoti, Zoti im, do të dëshmojë kundër jush,
Zoti im, prej tempullit të tij të shenjtë!
3Ja, po del Zoti nga vendi i tij,
do të zbresë e do të shkelë mbi kreshtat e tokës.
4Malet do të shkrihen nën të,
luginat do të ndahen më dysh,
porsi dylli para zjarrit,
porsi uji që derdhet rrëpirës,
5krejt për faj të shkeljeve të Jakobit
e mëkateve të shtëpisë së Jerusalemit.
A nuk është Samaria shkelja e Jakobit?
A nuk janë vendet e larta të Judës Jerusalemi?
6Gërmadhë do ta bëj Samarinë,
vend ku mbillen vreshta.
Do t'ia rrokullis gurët nëpër lugina,
themelet do t'ia nxjerr!
7Do t'i rrënohen tërë shëmbëlltyrat që ka,
shpërblimi do t'i digjet në zjarr.
Do t'ia shkatërroj të gjitha idhujt,
se prej pagës së lavires i mblodhi
e për pagë lavireje do të shkojnë.
8Për këtë do të vajtoj e do të vë kujë,
do të eci këmbëzbathur e lakuriq,
do të ulërij porsi çakalli,
do të klith porsi struci,
9se plaga e saj është e pashërueshme,
mbërriti deri në Judë,
i kaploi portat e popullit tim,
deri në Jerusalem.
10Mos tregoni gjë në Gat, as mos vajtoni,
në Betleafrah zvarrituni në pluhur.
11O banorë të Safirit,
ikni të turpëruar e lakuriq.
Banorët e Cananit nuk dolën.
Vajton Betezeli,
nuk do ta keni më për ndihmë.
12Banorët e Marotit presin me ngashërim,
se mbi portat e Jerusalemit Zoti dërgoi fatkeqësi.
13Mbrehini kuajt në karroca,
o banorë të Lakishit!
Shkak mëkati ishe për bijën e Sionit,
te ti u gjend shkelja e Izraelit.
14Ndaj dërgoji Moreshgatit
dhuratë lamtumire.
Do të zhgënjehen mbretërit e Izraelit
me shtëpitë e Akzibit.
15Do të sjell sërish një pushtues
te ju, o banorë të Mareshahut.
Në Adulam do të shkojë
nderi i Jerusalemit.
16Qethe e rruaje kokën
për fëmijët e tu të dashur.
Bëje kokën shogë porsi shqiponja,
se në mërgim do të të ikin».

Currently Selected:

Mikea 1: AL1

Highlight

Share

Copy

None

Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in

YouVersion uses cookies to personalize your experience. By using our website, you accept our use of cookies as described in our Privacy Policy