YouVersion Logo
Search Icon

Jonai 4

4
Jonai dhe mëshira e Perëndisë
1Jonai u mërzit shumë nga kjo e u zemërua. 2Atëherë iu lut Zotit e tha: «O Zot, a nuk doli siç thashë që kur isha në vendin tim? Prandaj në fillim mora arratinë për në Tarshish, se e dija që ti je Perëndi i mëshirshëm e i dhembshur, i ngadaltë në zemërim e plot mirësi, dhe që zbutesh e nuk ndëshkon. 3E tani të lutem, o Zot, merrma jetën, se për mua më e mirë është vdekja, se jeta». 4Dhe Zoti e pyeti: «A është mirë që u zemërove kështu?».
5Jonai doli nga qyteti e u ul në lindje të tij. Atje bëri një kasolle e u ul nën hijen e saj për të parë se ç'do të bëhej me qytetin.
6 Zoti Perëndi bëri të mbijë një bimë ricini, që u rrit e u bë më e lartë se Jonai, për t'i bërë hije e për ta çliruar nga ligësia. Jonai u gëzua shumë për bimën. 7Por të nesërmen kur po zbardhte, Perëndia dërgoi një krimb që i ra bimës e bima u tha. 8Kur doli dielli, Perëndia dërgoi një erë përvëluese nga lindja. Dielli i ra në kokë e Jonai u trullos. Atëherë Jonai donte të vdiste e tha: «Më mirë të vdes, sesa të jetoj». 9Perëndia i tha: «A është mirë që u zemërove për një bimë?». Jonai iu përgjigj: «Mirë është që u zemërova për vdekje». 10Atëherë Zoti i tha: «Ty të erdhi keq për një bimë, për të cilën nuk punove e nuk e rrite vetë, një bimë që për një natë mbiu e për një natë u tha. 11Po mua, nuk duhet të më vijë keq për qytetin e madh të Ninivës, ku banojnë më shumë se njëqind e njëzet mijë njerëz, që nuk dinë të dallojnë të djathtën nga e majta, dhe ku ka një numër të madh kafshësh?».

Currently Selected:

Jonai 4: AL1

Highlight

Share

Copy

None

Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in

YouVersion uses cookies to personalize your experience. By using our website, you accept our use of cookies as described in our Privacy Policy