YouVersion Logo
Search Icon

Jonai 2

2
Lutja e Jonait
1 # 2.1 të tjerë e rendisin si 1.17 Zoti dërgoi një peshk të madh që ta gëlltiste Jonain dhe Jonai qëndroi në barkun e peshkut tri ditë e tri net. 2Nga barku i peshkut, Jonai iu lut Zotit, Perëndisë së tij, 3duke thënë:
«Kur u gjenda ngushtë i thirra Zotit
e m'u përgjigj;
thellë nga barku i skëterrës kërkova ndihmë
e ti ma dëgjove zërin.
4Në thellësi më hodhe, në zemër të detit,
ku rrjedha e ujit nga çdo anë më rrethoi
dhe gjithë dallgët e valët e tua mbi mua kaluan.
5Dhe unë thashë me vete:
“Ndonëse i dëbuar larg pranisë sate,
kam për ta parë sërish#2.5 të tjerë: si do ta shoh tempullin tënd të shenjtë”.
6Ujërat më mbuluan deri në grykë,
humnera e detit më rrethoi nga çdo anë,
algat rreth kokës m'u mbështollën.
7I fundosur deri në rrëzë të maleve,
ku shulat e nëntokës
përgjithmonë pas meje ishin mbyllur,
ti nga gropa e vdekjes
lart të gjallë më ngjite,
o Zot, Perëndia im.
8Kur jeta#2.8 ose: shpirti ime po fikej,
Zotin kujtova
e lutja ime te ti mbërriti,
në tempullin tënd të shenjtë.
9Ata që adhurojnë idhuj të kotë
braktisin mirësinë tënde,
10ndërsa unë,
me këngë falënderimi fli do të të kushtoj
dhe çfarë kam premtuar
do ta bëj.
Shpëtimi vjen nga Zoti».
11Atëherë Zoti e urdhëroi peshkun ta villte Jonain në breg.

Currently Selected:

Jonai 2: AL1

Highlight

Share

Copy

None

Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in

YouVersion uses cookies to personalize your experience. By using our website, you accept our use of cookies as described in our Privacy Policy