Jakobi 3:14-18
Jakobi 3:14-18 AL1
Nëse keni në zemër smirë të hidhur dhe shpirtin e grindjes, mos u mburrni e mos gënjeni kundër së vërtetës. Kjo lloj urtie nuk vjen nga lart, por është tokësore, shqisore e djallëzore. Atje ku ka smirë e grindje, ka trazirë dhe gjithfarë gjërash të liga. Ndërsa urtia që vjen nga lart, së pari është e pastër, pastaj paqësore, e butë, e bindur, plot me mëshirë dhe me fryte të mira, e paanshme e jo hipokrite. Fryti i drejtësisë mbillet paqësisht nga ata që bëjnë paqen.