YouVersion Logo
Search Icon

Isaia 2

2
Paqja në fund të kohërave
1Fjala, që Isaia, biri i Amosit, pa në vegim për Judën dhe Jerusalemin.
2Do të ndodhë në ditët e ardhshme,
që mali i shtëpisë së Zotit
do të hedhë rrënjë mbi majat e maleve,
përmbi kodra do të lartësohet
e kombet mbarë do të vërshojnë drejt tij.
3Shumë popuj do të vijnë e do të thonë:
«Ejani të ngjitemi në malin e Zotit,
në shtëpinë e Perëndisë së Jakobit,
që udhët e tij të na i mësojë,
që shtigjeve të tij të ecim».
Se prej Sionit do të dalë ligji,
prej Jerusalemit fjala e Zotit.
4Ai do ta bëjë gjyqin ndërmjet kombeve,
ai do të shpallë vendim për shumë popuj.
Do t'i farkëtojnë shpatat e do t'i bëjnë plugje,
heshtat në drapërinj do t'i kthejnë.
Kombi kundër kombit s'do ta ngrejë shpatën,
për luftë më nuk do të ushtrohet kush.
5Ejani, o ju të shtëpisë së Jakobit,
le të ecim në dritën e Zotit!
Idhujtaria ndëshkohet
6Ti e ke braktisur popullin tënd, shtëpinë e Jakobit,
se, ja, plot me doke lindore janë mbushur,
plot me shortarë, njëlloj si filistinët,
krah për krah me bijtë e të huajve janë lidhur.
7Toka u është mbushur me argjend e ar,
thesaret e tyre nuk kanë të sosur,
vendin e kanë plot me kuaj,
qerret e tyre nuk kanë të numëruar.
8Plot e kanë tokën edhe me idhuj,
adhurojnë veprën e duarve të veta,
çfarë kanë punuar me gishtat e tyre.
9Prandaj njeriu është përulur,
çdonjëri është poshtëruar,
por ti mos i fal!
10Hyr në shkëmb, fshihu në pluhur,
para tmerrit të Zotit,
para shkëlqimit të madhërisë së tij.
11Vështrimi krenar i njeriut do të përulet,
kryelartësia e njerëzve do të poshtërohet,
atë ditë do të lartësohet vetëm Zoti.
12Se Zoti i ushtrive e ka caktuar një ditë,
kundër çdo krenari e kryelarti,
kundër kujtdo që mbahet me të madh, për ta poshtëruar,
13kundër gjithë cedrave të Libanit,
të lartë e madhështorë,
kundër gjithë lisave të Bashanit,
14kundër gjithë maleve të larta,
kundër gjithë kodrave të ngritura,
15kundër çdo kulle të lartë,
kundër çdo muri të fortifikuar,
16kundër gjithë anijeve të Tarshishit,
kundër gjithë lundrave të shtrenjta.
17Krenaria e njeriut do të përulet,
kryelartësia e njerëzve do të poshtërohet,
atë ditë do të lartësohet vetëm Zoti
18e idhujt do të zhduken krejt.
19Do të struken nëpër shpellat e shkëmbinjve
e nëpër guvat e tokës,
para tmerrit të Zotit,
para shkëlqimit të madhështisë së tij,
kur të ngrihet për të trandur tokën.
20Atë ditë do t'ua hedhin
minjve e lakuriqëve të natës
idhujt prej argjendi e prej ari
që i kishin bërë vetë për t'i adhuruar.
21Do të struken nëpër të çarat e shkëmbinjve
e nëpër zgavrat e shkrepave,
para tmerrit të Zotit,
para shkëlqimit të madhërisë të tij,
kur të ngrihet për të trandur tokën.
22Mjaft shpresuat te njeriu,
në flegrat e tij ka veç frymë.
Ç'vlerë mund të ketë ai?

Currently Selected:

Isaia 2: AL1

Highlight

Share

Copy

None

Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in

YouVersion uses cookies to personalize your experience. By using our website, you accept our use of cookies as described in our Privacy Policy