YouVersion Logo
Search Icon

Kuvendari 1

1
Hyrje
1Fjalët e kuvendarit, birit të Davidit, mbret në Jerusalem.
2Tymnajë e kaluar tymnajës, thotë kuvendari,
tymnajë e kaluar tymnajës, gjithçka është tymnajë.
3Ç'dobi ka njeriu nga tërë mundi i vet,
që të mundohet nën diell?
4Një brezni ikën, një brezni vjen,
por toka mbetet përgjithmonë.
5Dielli lind e dielli perëndon,
rend për te vendi i vet
e atje rilind.
6Era fryn kah jugu,
sillet kah veriu,
sillet e përsillet,
por në qerthullin e vet sillet.
7Të gjithë lumenjtë derdhen në det
e deti nuk mbushet.
Lumenjtë rrjedhin drejt vendit
prej ku nisen sërish.
8Gjithçka është kapitëse,
sa s'ka njeri ta tregojë.
Syri nuk ngopet me të parë,
veshi nuk ngihet me të dëgjuar.
9Ç'ka qenë, ajo edhe do të jetë,
ç'është bërë, ajo edhe do të bëhet.
Asgjë të re nuk ka nën diell!
10A ka ndonjë gjë që të thuhet:
«Shiko, kjo është e re!».
Por ajo kishte qenë qëkur,
në kohët e lashta para nesh.
11Nuk ka kujtim për kohët e lashta,
por as për të ardhmen nuk u mbetet kujtim
atyre që do të vijnë më vonë.
Kotësia e urtisë
12Unë, kuvendari, isha mbreti i Izraelit, në Jerusalem, 13dhe u përpoqa me zemër të hetoja e të zbuloja me anë të urtisë gjithçka që ndodh nën qiell. Kjo është një detyrë e rëndë që Perëndia ua ka dhënë njerëzve për t'u marrë me të. 14Kam parë gjithçka është bërë nën diell dhe, ja, gjithçka është tymnajë, si të rendësh pas erës.
15Çka është e shtrembër, nuk drejtohet dot,
nuk mund të numërohet diçka që s'është.
16Atëherë thashë me vete: «Ja, unë e shtova dhe e shumova urtinë më shumë se të gjithë paraardhësit e mi në Jerusalem. Zemra ime ka parë urti e dituri të shumtë». 17U dhashë me zemër pas njohjes së urtisë. Edhe marrëzinë dhe çmendurinë e njoha. Por edhe kjo është si të rendësh pas erës.
18Se, kur urtia është e madhe,
e madhe është edhe ngasja.
Kush shton diturinë,
shton brengën.

Currently Selected:

Kuvendari 1: AL1

Highlight

Share

Copy

None

Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in

YouVersion uses cookies to personalize your experience. By using our website, you accept our use of cookies as described in our Privacy Policy