YouVersion Logo
Search Icon

Amosi 9

9
Rrënimi i Izraelit
1«E pashë Zotin teksa qëndronte pranë altarit e thoshte:
“Godite krythin që pragjet të tranden,
përplasjau të gjithëve në kokë,
këdo që mbetet prapa
me shpatë do ta vras.
Askush prej tyre s'do ia mbathë dot,
askush s'do mund të shpëtojë.
2E në zbritshin poshtë në skëterrë,
dora ime që atje do t'i nxjerrë.
Në u ngjitshin lart në qiell
që atje do t'i rrëzoj.
3Në u fshehshin në majat e Karmelit,
atje do t'i kërkoj e do t'i kap.
Në u zhdukshin prej syve të mi në fund të detit,
atje do ta urdhëroj përbindëshin që t'i kafshojë.
4Në ikshin si robër tek armiqtë,
atje shpatën do ta urdhëroj t'i vrasë.
Sytë nuk do t'ua ndaj
për t'u bërë keq e jo mirë”.
5Zoti im, Zoti i ushtrive,
kur tokën prek, ajo tretet,
mbarë banorët e saj vajtojnë,
toka mbarë mbufatet porsi Nili
e fashitet si lumi i Egjiptit.
6Ai që banesën e ndërtoi në qiell
e qemerin ia vuri në tokë,
ai që thërret ujërat e detit
dhe i vërshon ato mbi tokë,
e ka emrin Zot.
7“A nuk jeni për mua si bijtë e Kushit,
o bijtë e Izraelit”, kumton Zoti.
“A nuk e nxora Izraelin nga toka e Egjiptit,
siç i nxora filistinët nga Kaftori dhe Aramin nga Kiri?
8Ja, sytë e Zotit, Zotit tim,
janë mbi mbretërinë e mëkatit,
atë do ta fshij prej faqes së dheut,
por s'do ta shkatërroj krejt shtëpinë e Jakobit”,
kumton Zoti.
9“Ja, unë po jap urdhër,
do ta tund shtëpinë e Izraelit mes kombeve,
siç tundet sita prej së cilës
asnjë guralec nuk bie.
10Nga shpata do të vdesin
të gjithë mëkatarët e popullit tim,
të gjithë ata që thonë:
asnjë e keqe s'do të na gjejë.
11Atë ditë do ta ringre kasollen e rrëzuar të Davidit,
do t'ia ndreq të çarat e murit,
rrënojat do t'ia ringre
do ta ndërtoj si në kohët e kahershme,
12që të zotërojnë tepricën e Edomit e të gjitha kombet,
mbi të cilët thirret emri im”,
kumton Zoti, ai që i bën këto.
13“Ja, po vijnë ditët”, kumton Zoti,
“Kur bujku do të prodhojë më shumë se korrësi
e shitësi i rrushit më shumë se ai që e mbjell,
kur malet do të rrjedhin musht
e tërë kodrat do të vërshojnë.
14Do ta përtërij popullin tim, Izraelin.
Ata do t'i rindërtojnë qytetet e rrënuara
e në to do të banojnë.
Do të mbjellin vreshta e verën do t'ia pinë.
Do të mbjellin kopshte
e frytet do t'ia hanë.
15Do t'i ngul në tokë,
e kurrë nuk do t'i shpërngul nga toka që u dhashë”,
thotë Zoti, Perëndia yt».

Currently Selected:

Amosi 9: AL1

Highlight

Share

Copy

None

Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in

YouVersion uses cookies to personalize your experience. By using our website, you accept our use of cookies as described in our Privacy Policy