YouVersion Logo
Search Icon

1 Timoteut 1

1
Përshëndetje
1Unë Pali, apostull i Krishtit Jezu, sipas urdhrit të Perëndisë, shpëtimtarit tonë, dhe Krishtit Jezu, shpresës sonë, 2po të shkruaj ty Timote, birit të vërtetë në besim: hiri, mëshira dhe paqja nga Perëndia Atë dhe nga Jezu Krishti, Zoti ynë, qofshin me ty!
Kundër mësimit të rremë
3Ashtu si të porosita kur u nisa për në Maqedoni, qëndro në Efes dhe urdhëroi disa të mos u mësojnë besimtarëve një mësim tjetër 4dhe të mos merren me mite dhe gjenealogji pa fund, të cilat shkaktojnë grindje dhe nuk i shërbejnë planit shpëtimtar të Perëndisë që e njohim përmes besimit.
5Synimi i këtij urdhri është dashuria që vjen nga një zemër e dëlirë, nga një ndërgjegje e pastër dhe nga një besim pa hipokrizi. 6Disa, duke shmangur këto gjëra, janë kthyer te bisedat pa kuptim. 7Ata duan të jenë mësues të ligjit të Moisiut, pa kuptuar as ato që thonë, as ato që pohojnë me kaq siguri.
8Ne e dimë se ligji është i mirë, nëse njeriu e përdor si duhet. 9Po ashtu e dimë se ligji nuk u dha për të drejtin, por për shkelësit e të pabindurit, për të ligjtë e mëkatarët, për të pafetë e të patënzonët, për ata që vrasin atë e nënë, për vrasësit, 10për kurvarët, për ata që shkojnë me meshkuj, për pengmarrësit, për gënjeshtarët, për ata që bëjnë be të rreme dhe çfarëdo gjëje tjetër që kundërshton mësimin e shëndoshë. 11Ky mësim është sipas ungjillit të lavdisë së të lumit Perëndi, ungjill që m'u besua mua.
Mirënjohje për mëshirën
12I jam mirënjohës Krishtit Jezu, Zotit tonë, që më dha fuqi, sepse më çmoi besnik dhe më vuri në shërbim të tij, 13ndonëse më përpara e kisha fyer, përndjekur dhe sharë. Por ai më mëshiroi, sepse veprova nga padija, kur isha larg besimit të vërtetë. 14Hiri i Zotit tonë m'u dha me tepri bashkë me besimin e dashurinë që vijnë përmes Krishtit Jezu.
15Kjo fjalë është e besueshme dhe e denjë për t'u pranuar plotësisht: Krishti Jezu erdhi në botë për të shpëtuar mëkatarët, ndër të cilët unë jam i pari. 16Por, prandaj u mëshirova, që Jezu Krishti të shfaqë në mua së pari tërë durimin, si shembull për ata që do të besojnë në të për jetën e amshuar. 17Prandaj mbretit të amshuar, të pavdekshmit, të padukshmit, të vetmit Perëndi#1.17 dorëshk. të tjera edhe: të urtë, i qoftë nder e lavdi, në shekuj të shekujve! Amen!
18Këtë detyrë po ta besoj ty, o biri im Timote, sipas profecive që janë thënë për ty. Ti, i mbështetur në to, lufto luftën e mirë! 19Ruaje besimin dhe ndërgjegjen e pastër, që disa e hodhën tej dhe e mbytën kështu anijen e besimit. 20Ndër këta janë Himeneu e Aleksandri, të cilët ia dorëzova Satanit, që të mësojnë të mos fyejnë Perëndinë.

Currently Selected:

1 Timoteut 1: AL1

Highlight

Share

Copy

None

Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in

YouVersion uses cookies to personalize your experience. By using our website, you accept our use of cookies as described in our Privacy Policy